Adem Zaplluzha:MERRE KËTË LULE
Faqja 1 e 1
Adem Zaplluzha:MERRE KËTË LULE
Adem Zaplluzha:MERRE KËTË LULE
Merre këtë lule
Është ende e freskët
E këputa nga kujtesa
Aty janë palosur
Të gjitha dhembjet
Dhe gëzimet e fëmijërisë
Merre lulen të lutem
Trishtimi i dhembjes
Është në aromën e saj
Kur gjethet e dimrit
Lëshojnë kujën
E nënës flokëbardhë
Merre lulen të lutem
Nuk di për të satën herë
Jam duke të lutur
Në daç ti
Mbille në kujtesën tënde
Si kujën
Mos u hamend
Ujite me lot
Ose me qeshjen e azelesë
2
Por të lutem
Merre lulen e këputur
Nga rrënja e trurit
Puthja aromën e saj
Ose lëre në qenien e gurit
Kur stralli qesh
Tok me dhembjen krenare
Përsëri po të lutem
Mos e lërë drurin
Në këtë shkëmb
Merre përqafoje
Ose mbille në syrin
E malit
Që t’i këndojnë zanat ninullë
E të lindë
Aroma e dashurisë
Pranverat vdesin
Nëse nuk ujiten me lot
Ti merre stinën
Dhe lulen
Asgjë më s’ka mbetur
Në kujtesën time të brishtë
Pos dhembjes së pashëruar
3
Asnjë pikë uji
Mes reve të zeza
Kalorësit e rrufeve
Kanë mbetur pa kamxhik
Merre këtë heshtje të lutem
Këpute kërcellin e saj
Për memorien e kavallit
Delet moti kanë ikur
Nga kullotat tona
Atje lartë
Mes reve të bardha
Kurrë më
S’do të ketë shi
Kjo po më brengos
Se si do të ujiten dhembjet
Pa lotin tim
Merre të lutem
Këpute këtë lule
Nga kujtesa hijerëndë
Mos të mbetet asnjë bejleg
Për kalorësit e agimeve
Dhe ik në paqe
Me engjëjt e qiellit
Shko deri atje
Ku s’ndalen të reshurat
4
Këngën e pate mike
Kur këndoje për lulet
Andaj
Merre këtë ofshamë
Mikja ime
Merre aromën e dhembjes
Shko ku të duash
Ose lëre
Mbi gurë të varrit
Që t’ i ledhatojë sytë
Me lotët e rrënjës
Adem Zaplluzha
Nga libri Hijet e ndryshkura
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi