Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

UNMIK-u tenton të fshehë gjurmët e krimit të vet

Shko poshtë

UNMIK-u tenton të fshehë gjurmët e krimit të vet Empty UNMIK-u tenton të fshehë gjurmët e krimit të vet

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 20, 2009 12:46 am

UNMIK-u tenton të fshehë gjurmët e krimit të vet

Ramiz Bojaj, BOTA SOT
Fillon procesi i vrasjes së dy të rinjve shqiptarë më 10 shkurt 2007
UNMIK-u tenton të fshehë gjurmët e krimit të vet Sh_b


UNMIK-u tenton të fshehë gjurmët e krimit të vet 10%20shkurt
Seanca e radhës më 4 qershor
Seanca e radhës e vazhdimit të këtij procesi për shqyrtimin e vrasjes së dy të rinjve shqiptarë më 10 shkurt 2007 do të mbahet më 4 qershor. Kjo seancë është paralajmëruar se do të jetë e hapur.


Në selinë e UNMIK-ut filloi seanca publike për rastin e demonstratave të 10 shkurtit 2007, ku dy të rinjtë, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, u vranë nga policia rumune e UNMIK-ut. Në takimin e ditës së enjte, familjarët e të vrarëve janë përfaqësuar nga avokatët e zyrës së avokaturës, Tooks Chambers nga Britania, Paul Troop dhe Jude Bunting, shërbimet e të cilëve janë pa pagesë.
UNMIK-u mbyll dyert për media dhe opinionin
Vendimin e UNMIK-ut që seanca dëgjimore për rastin e 10 shkurtit të jetë e mbyllur e kanë kundërshtuar familjarët dhe avokatët e palës së lënduar, duke bërë kështu që seanca e ardhshme dëgjimore lidhur me rastin të mbahet më 4 qershor, me pretekst se do të jetë e hapur për opinionin. Familjarët dhe avokatët britanikë e dënuan këtë vendim të UNMIK-ut për mbylljet të seancës duke e cilësuar edhe si shkelje të të drejtave të njeriut. Avokati, Halil Sylejmani, i angazhuar në këtë proces, theksoi se që nga nëntori i vitit 2007, kur është paraqitur ankesa e palës së dëmtuar, përfaqësuesit e UNMIK-ut janë treguar neglizhencë në shqyrtimin e ankesës. “Paneli me vonesë ka marrë vërejtjet e ankesës sonë. Gjithashtu, me shumë vështirësi kemi arritur që t’i sigurojmë provat materiale. Kjo është përpunuar nga përfaqësuesit tanë në Londër, duke i dërguar UNMIK-ut provat dhe dëshmitë për aktin e kryer”, vlerësoi Sylejmani duke shtuar se qëndrojnë të fuqishëm së bashku me palën e dëmtuar qe seanca e radhës të mbahet e hapur për publikun. Ai thotë se edhe kësaj radhe përfaqësuesit e UNMIK-ut janë treguar tepër inert dhe të ngathët. “Paneli ynë ka kërkuar nga UNMIK-u që të sigurohen kushtet për mbajtje publike të seancës, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e mediave si dhe familjarët dhe të interesuarit tjerë”, vlerësoi Sylejmani. Ndërkaq, përfaqësuesit e palës së dëmtuar(familjarëve të të vrarëve) Paul Troop dhe Jude Bunting, theksuan se angazhimi i tyre do të vazhdojë deri në zbardhjen e rastit në fjalë. “Dëgjimi publik i paralajmëruar muaj më parë, por i anuluar në çastet e fundit nga UNMIK-u, me sqarimin se mungon një vend i sigurt për procesin, ka shtyrë palët e dëmtuara që mos të pranojnë që të paraqiten në një seancë private, çfarë është ofruar në këtë rast nga autoriteti i OKB-së, këtu. UNMIK-u ka pranuar që të organizojë një seancë sipas kërkesave të palës së dëmtuar, e cila është caktuar për katër qershor”, vlerësoi avokati londinez, Troop. Ai thotë se pasiguria rreth mbajtjes së seancës së lartpërmendur është vetëm spekulim i UNMIK-ut.
Nuk i besojnë UNMIK-ut
Përfaqësuesi i lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, theksoi se qëndrimi kontrovers i UNMIK-ut, rreth seancës publike për rastin e 10 shkurtit 2007, bëhet për arsye të ikjes së përgjegjësisë dhe drejtësisë. Ai thotë se duke iu shmangur një përgjegjësie të tillë, UNMIK-u në momentin e fundit ka marrë vendim qe seanca publike të mbahet e mbyllur. “UNMIK-u është treguar tepër i pamëshirshëm, fillimisht duke vrarë Monin dhe Arbenin. Vrasja ka qenë politike, e hartuar nga autoritete të UNMIK-ut, mirëpo fajtorët ende nuk janë ndëshkuar”, vlerësoi Ymeri, duke shtuar se me këtë rast, UNMIK-u ka testuar palët paraqitëse(familjarët e të vrarëve) së bashku me përfaqësuesit ligjor, se nëse pranohet seanca e mbyllur, ky proces të mbetet i mbyllur përgjithmonë. “UNMIK-ut nuk i besojmë fare. UNMIK-u në nëntor ka njoftuar se kjo seancë të mbahet në mënyrë publike, një gjë e tillë është përsëritur edhe një ditë më parë, ndërsa vendimi për seancë të mbyllur është publikuar vetëm dje në mesditë. Misioni i UNMIK-ut ka qenë i bazuar në gënjeshtra, dhunë dhe mashtrime, duke qëndruar në kundërshtim me popullin e Kosovës për liri të plotë dhe vetëvendosje”, vlerësoi Ymeri. Në fund, autoritetet e familjeve të dëmtuara, theksoi se ndihen të indinjuar për veprimet e UNMIK-ut, i cili spekulon me sigurinë e Kosovës. Ata vlerësuan se Kosova nuk është Darfur, as Afrikë e Jugut, por është Evropë në kontekst të të cilit duhet të zgjidhen edhe problemet e këtushme. Dy të rinjtë, Mon Balaj dhe Arben Xheladini ishin vrarë gjatë ndërhyrjes së forcave rumune të policisë së UNMIK-ut në protestën e para dy vjetëve në Prishtinë, të organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi