Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:ÇFARË PO NDODHË ME NE?!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:ÇFARË PO NDODHË ME NE?! Empty Mentor Thaqi:ÇFARË PO NDODHË ME NE?!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 04, 2011 3:29 am

Mentor Thaqi:ÇFARË PO NDODHË ME NE?! 174356_100000582437455_6602030_n
AJO DORË QË SHTIU MBI USHTARËT AMERIKAN, SHTIU KUNDËR KOMBIT TONË DHE KUNDËR LIRISË!!! AMERIKË, SOLIDARIZOHEM ME TY!

Mentor Thaqi:ÇFARË PO NDODHË ME NE?!

Çfarë po ndodhë me ne?! Ç´është tash kjo hata?!
Ata që na shpëtuan dje, ia nisëm me i vra!

Kush janë ata Harbutë, që njollosin bujarinë?
Do vrasës hajdutë, po vrasin vet Arbërinë!

Ah, Kombi im i lashtë, ç´janë tash këta "kopila",
me trurin plot kashtë, që po shtijnë fitila?!

K´to Sekte fetare, mbjellë prej Agjenturave,
Tragjedi Shqiptare, na qojnë drejt katrahurave!

Kah u mbarrësu dreqi, që tash po pjellë, qysh dje?!
Na fshiu para i keqi, haj medet për ne!

Po çfarë feje e hamomit, predikohet me dhunë?!
Hije të zezë Kombit, të huajt në prag i prunë!

Jemi Komb bujar, kemi Besë, Atdhe, tri Fe,
shembull n´botën mbarë, ishim deri dje!

Ai që shtiu në miq, në ata që na ndihmuan,
janë dorëzgjatur për armiq, na koritën, na turpëruan!

Do i mallkoi Kombi, do i ndëshkoi Zoti,
do i mallkoi dhe Populli, për jetë Mot pas Moti!

Jan një farë e huaj, e mbjellur nga pushtuesit,
Zot i Madh, na ruaj, nga ky soj maskuesish!

Është kohë e fundit, që Shteti të vëj dorë,
mos t´na qojnë dëm mundin, të hasmit-puthadorë!

Me ato farë mjekrrash, si të kohës së gurit,
si të dalur hekurash, i bijnë me kokë murit!

Po cila fe na thot, të vrasësh në pabesi,
na shpëto o Zot, nga ky soj i lig i Zi!

Për ca para të pista, të agjenturave terroriste,
kryejn detyra të fëlliqta, kinse islamiste!

Jo jo, ata s´janë Islami, ashtu s´thot as Kur-Ani,
ashtu thotë veç djalli, që don Atdheun ta kalli!

Zoti e thaftë atë dorë, që shtiu mbi çlirimtarët!
Na ndihmo oj e Madhja Orë, Ndihmë, kërkojnë Shqiptarët!

Mentor Thaqi VS, 3.3.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi