KUSH I POROSIT FUSHATAT SKANDALOZE?
Faqja 1 e 1
KUSH I POROSIT FUSHATAT SKANDALOZE?
KUSH I POROSIT FUSHATAT SKANDALOZE?
Atmosfera hipnotizuese e fushatave të denigrimit dhe palarësisë që shpërthyen këtyre ditëve me fishekzjarrët braziliane, u konvenojnë atyre që pushtetin (ministrat) dhe akademinë shqiptare (intelektualët) t’i nxjerrin në tabloidin e verdhë të hipizmit dekadent, paparacësia katundare e nivelit më banal të mundshëm, që dikujt do t’i nevojitet për ta tipizuar një kulturë të tërë kombëtare shqiptare. Por as me kanun, as me traditë, as jo vetëm me kulturë, po edhe me mentalitetin shqiptar, banalitetet kanë qenë të sanksionuara nga kodi filozofik i traditës shqiptare. Modelet “moderne” të Evropës që sot po i përvetësojmë me kaq lehtësi, në realitet nuk janë as të Evropës, po janë modele të banalitetit serb që janë kriter standard në publicistikën e tyre, madje edhe të polemikave “letrare” “shkencore”. Mos janë këta kursistë të serbishtes, mund të dyshojmë, sikur të mos e shihnim të implementuar këtë metodë të fushatave denigruese edhe në Shqipëri? Revolucionarizimi i gjuhës tradicionale në fjalorin heretik të sharjeve pa ujem të të gjitha opozicioneve politike parlamentare në Shqipëri, ngadalëdalë po importohet edhe në Kosovë. Çka është gjithë kjo urrejtjeje gjakpirëse, apo a është kjo urrejtje karakteristikë e mentalitetit tonë, apo e individëve që nuk mund të jenë një numër aq i madh brenda popullit të kulturës dhe fisnikërisë shqiptare? Kur krenohemi që po ushtrojmë vrasje morale publike nëpër tabloide që kështu e vërtetojnë mbrojtjen e “lirisë së shprehjes” jashtë parashikimeve në konventën ndërkombëtare, dëshmon një kanibalizëm, që nga karakteri i individëve, përpiqet të shumëzohen në tipizim kombëtar. Kush duhet t’ia bëjë një “refuzim” etik këtij bllamazhi përlyerës që nuk mund të haset askund përveç atje nga është marrë hua modeli i tillë? A i keni dëgjuar fjalorët e “sharjes sofistikuese” të parlamentarëve të Shqipërisë, liderët e postuar në pozita të larta shtetërore dhe pushtetare që flasin me një zhargon tipik të vagabondëve ordinerë. Kur është mburrur shqiptari publikisht për aktivitetin e tij të spiunazhit, siç bëjnë sot gazetarët investigues, që denigrojnë edhe lirinë elementare private të qytetarit, vetëm pse ai është edhe i postuar në një parti opozitare kundërshtare të hyzmeqarëve spiunë. Si popull me 600 vjet robëri, është krijuar mentaliteti kundërshtues dhe poshtërues ndaj tipit të spiunit, por mbase atëherë kemi kujtuar se spiunët u shërbejnë të huajve. Të huajve po, po kundër kujt? Kundër tanëve. Dhe këta spiunët e sotëm që nuk u shërbejnë të huajve, kundër kujt spiunojnë. Përsëri kundër tanëve. Kundër vetvetes. Kësaj i thonë sadomazohizëm nacional.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi