Marius Chelaru:Duke mbledhur fjalë me aromën e luleve të kuptimeve të thjeshta të fjalës(Për Adelina Dokjen)
Marius Chelaru:Duke mbledhur fjalë me aromën e luleve të kuptimeve të thjeshta të fjalës(Për Adelina Dokjen)
Duke mbledhur fjalë me aromën e luleve të kuptimeve të thjeshta të fjalës
(Adelina Dokja, Sekreti i dashurisë sime, RawexComs, Bukuresht, 2011)
Marius Chelaru
Brenda një fraze të vetme, vëllimi i Adelina Dokjes mund të rezumohet në vërtetësinë se autorja i dëshmon në formë vjershërimi mendimet, duke i veshur me fjalë pritjet/ kujtimet/ shpresat, i këndon dashurisë duke mbledhur „fjalë me aromë lulesh” nga kuptimet e thjeshta të mendimit dhe jetës. Adelina Dokja shkruan për dashuri, për jetë, për pritjet dhe frikën e fëmijërisë së një fëmije të trembur që trembet nga netët pa dritë, por edhe nga ditët e vetmisë së pjekur kur „Nuk u vyshken kujtimet/ Si lulet në vazon pa ujë/ Marrin forma dhe ngjyra çdo ditë” Nuk vyshken kujtimet). Ajo shkruan për atë se si kalon koha që i zverdh kujtimet duke e vrarë dashurinë:
„Koha kalon dhe dashuria/ Vdes në heshtje të shkrirë”. Shkruan edhe për largimin nga atdheu, për fëmijët, për familjen, për dhembjen memece që ia përvëlon shpirtin shqiptarit që e ka braktisur shtëpinë për të siguruar ekzistencën në dhe të huaj, dhembje të cilën e pranon, e kupton dhe e njeh mirë: „Durim, durim në vend të huaj/ Emigrimi është kafshatë e rëndë për ta gëlltitut”. Apo, kjo vjershë e vogël që mund të konsiderohet si mikropoem: „Koka më mbeti e këputur/ Veç gjymtyrët zvarrë tërheq këtu!/ Shpirti mbytet në një det të humbur,/ Të mallit për njerëzit dhe vendin tim!” (Malli ndaj vendlindjes). Vendlindja, fëmijëria dhe dashuria janë tri nga motivet e lirikës së saj të frymëzuar.
Adelinës i loton shpirti kur i kujtohet një fëmijë dikurë, që „kishte frikë nga errësira/ dhe errësirës i kërkonte ndihmë/ nga frika e babait të pirë/ por përjashtë si ai/ kishte të tjerë që lëviznin të lirë/ si qenjtë pa zinxhirë” Një fëmijë i frikësuar). Apo, kur e mbështeste kokën në prehërin e shpresës: „Aty zemra ime krahëhapur të pret,/ Ti dashuri, je mbretëresha e zemrës,/ Shpirti im, me afsh të përkëdhel!” (Ti dashuri). Pa pretendime të sofistikimit, të shkruara në një fjalor të drejtëpërdrejtë, duke shfrytëzuar një fjalor të zgjedhur nga jeta e përditshme, poemat e Adelinës relevojnë në mënyrë evidente edhe shpirtin e një „latimi”, por edhe të një shkëlqimi të bekuar të talentit të lindur. Një talent që i dhuron filosofisë së thjeshtë të jetës shprehje të dukshme të një „banaliteti të shenjtë”, me përjetimet dhe dëshirat e çdo çasti, duke i stolisur ato me petkun e një njeriu me mendime të zgjedhura. Janë disa poezi që i ilustrojnë këto aspekte: „Erë trëndafilash seç dëgjoj/ Me të kopshtit tim/ Kundërmojnë/ Nga duart e nënës mbjellur/ Në vesë u kthyen lotët/ E shpirtit mbi petale/ Si gurë diamanti ndritnin!” (Erë trëndafilash).
Disa janë shpirtdlira dhe shembujt janë të shumtë: „Të kujtohet ajo ditë?” „Je ti jeta ime?”, „Mundohu të më kuptosh”, apo madje dhe teksti që e përcakton titullin e vëllimit „Sekreti i dashurisë sime”, kur „Parvazeve të jetës pres e vetmuar,/ T’i them sekretin hënës syzgjuar/ E kam dashur një jetë dhe ai s'ka për ta ditur/ Po ti ruaje në syrin tënd këtë sekret/ Dhe mbroje nga trishtimet që sytë e tij/ Kurrë lotë të mos derdhin”, për ta lehtësuar zemrën nga pesha e rëndë e viteve, thuajse kanë qenë të pikturuara në petkun e vargut nga një homolog i pikturës naive, e nxitur nga rruga e vështirë, por edhe e lehtë e e fjalës. Është për t’u vënë re, do të thoja unë, mënyra në të cilën Adelina Dokja ka çapëluar rrugës hyjnore të vargut, të cilën e ka realizuar njësoj siç, ma merr mendja, jeton, duke e rruajtur edhe foljen në të njëjtin nivel të kuptimit të botës, specifikë e krijuesve të artit naiv. Me fjalë tjera, duke e rruajtur shpeshherë autenticitetin, dhuntinë, madje dhe një dozë të naivitetit që e përjashton „shtirjen” apo „lazdërimin” . Mu për këtë nuk duhet të presim nga frymëzime të këtilla të sinqerta, një stilistikë të rafinuar apo të ndonjë përzjerje „influencash”, stilesh etj.
Ndoshta se duken të thjeshta, apo pa dantelari leksikale/ stilistike të gjithanshme, autorja nuk mashtrohet nga rafinamenti i shkrimtarisë së njeriut që e „ëmbëlson” jetën vetëm me poezi, por edhe me përjetimin e jetës në totalitetin e saj. Me siguri mund të konsiderohen si njëfarë rrëfimesh shpirtërore, me mendime të regjistruara spontanisht, pa i rradhitur në raftet e „zbukurimit”. Por ndoshta se mu këtu qëndron cilësia elementare e mënyrës në të cilën autorja e ka hartuar këtë vëllim, mënyrën në të cilën e sheh vetveten, në të cilën e sheh realitetin në të cilin bën pjesë, duke i parë ngjarjet përmes pasqyrës së një shpirti të brishtë që e preokupon konstrukcioni i qytetërimit. Mënyra në të cilën e transmeton „informacionin” e ashpër, në të cilën çdo gjë duket e bukur dhe e thjeshtë, në përfytyrime reale e jo të „përpunuara” .
Sa e finalizon leximin e këtij vëllimi, krijon përshtypjen se fjala është për një krijim artistik në të cilin ballafaqohesh me jetën e pastër e të thjeshtë, e kundruar përmes pasqyrës së një zemre punëtore, të një njeriu që ka vuajtur dhe që e ka përjetuar dashurinë, që punon dhe dashuron. Adelina din ta zbukurojë petkun e fjalës me fragmente përjetimesh dhe ndjenjash sa më autentike, duke i qepur teshat artistike me fijet e shprehjeve direkte. Nuk duhet të kërkosh shkëlqime të rrejshme apo banale, por përgëzime të çiltra dhe bukuri të pastra, si dhe pasqyrimin e pritjeve të padurimit dhe të vuajtjeve të thella. Dhe ndoshta, edhe të fillimit të „analizimit” të mendimit të njëfarë fëmije të rritur, që ka frikë nga terri dhe vetmia, një nënë shqiptare që e pret mirësinë dhe i këndon dashurisë, e cila mban një emër të bukur: Adelina Dokja.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi