Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Bytyçi:Thirrje lufte në Beograd, tableta gjumi në Prishtinë!

Shko poshtë

Enver Bytyçi:Thirrje lufte në Beograd, tableta gjumi në Prishtinë! Empty Enver Bytyçi:Thirrje lufte në Beograd, tableta gjumi në Prishtinë!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 20, 2009 1:23 am

Thirrje lufte në Beograd, tableta gjumi në Prishtinë!

Enver Bytyçi
Shteti në rolin e priftit

Kosova tregohet e gatshme politikisht ta presë në zyrën e kryeministrisë presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, si shenjë pajtimi midis dy shteteve në konflikt me njëri-tjetrin. (Në fakt Serbia është që prej 100 vjetësh në konflikt me Kosovën). Që prej asaj kohe kushdo që ka ndjekur zhvillimet e mëpasme, ka marrë vesh se Boris Tadiçët nuk pranojnë oferta paqësore. Më 16 mars, Tadiç i kujtoi Kosovës se në ngjarjet e 17-18 marsit 2004 "ekstremistët shqiptarë” u kishin marrë jetën 19 personave, kishin plagosur 1000 të tjerë dhe se ata kishin shkatërruar 35 kisha e manastire, kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre 4000 serbë" etj. Më pas Tadiç e ka quajtur qeverisjen dhe vetë Kosovën si vend të pacivilizuar, duke sjellë në kujtesën e shqiptarëve të njëjtat akuza si edhe ish kryeministrat serbë, Vladan Gjorgjeviç, Nikola Pashiç e deri te Slobodan Milosheviç.
Kjo ishte pak a shumë përgjigjja që mori Kosova prej presidentit të Serbisë. Dhe pas kësaj sjelljeje në Kosovë vazhdon të veprojë psikoza e pakuptim e nënshtrimit ndaj Serbisë si urdhëresë e tashmë edhe e EULEX-it. Pardje shefi i zyrës (ICO) u bëri thirrje serbëve që të marrin pjesë në programin dhe planet e decentralizimit të Kosovës, duke i lutur hundë e buzë, ndërkohë që në Kosovë ka shumë kohë që shkelet Kushtetuta në emër të një qëndrimi politik ndaj policëve serbë, të cilët kanë lëshuar vullnetarisht e për arsye politike vendet e tyre të punës.
Nuk do të merrem me shpifjet e Tadiçit sa i përket numrit të vrarëve e të të plagosurve, të cilët ai përpiqet t'i numërojë si serbë, kur shumica prej tyre i takonin kombësisë shqiptare. Autoritetet e vendit do të duhej të demantojnë shpifjet për mijëra të dëbuar e dhjetëra kisha të shkatërruara. Të tilla shpifje, trillime e shumëfishime janë në stilin e propagandës serbe. Por shqetësimi qytetar adresohet gjetkë: Si është e mundur që dora e zgjatur e Tadiçit çdo ditë hedh granata e bomba në mjediset ku jetojnë shqiptarët në veriun e Mitrovicës dhe policia ndërkombëtare në Kosovë vazhdimisht flet për "situatë të qetë" e "gjendje nën kontroll"?! Si është e mundur që strukturat paralele operojnë me ligjet serbe në territorin e shtetit të Kosovës, domethënë në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e tjera demokratike të këtij vendi dhe ndërkombëtarët në Kosovë bëhen sikur nuk "ka ndodhur hataja"?! Presidenti serb fyen me cinizëm kombin shqiptar, për shkak se Kosova "është pa drita dhe infrastrukturë", ndërkohë qeveria e Kosovës urdhërohet nga ndërkombëtarët që serbët e Kosovës të furnizohen me energji elektrike pa e paguar atë?!
Dytëshori i Kasapit të Ballkanit, Tadiçi, mburret me krimet që ndodhin në Kosovë në mënyrë kontinuele që nga qershori 1999, madje akuzon për "ekstremizëm shqiptar" e "për jocivilizim të shqiptarëve", ndërsa institucionet e Kosovës urdhërohen të dëgjojnë ose bëjnë sikur nuk dëgjojnë, pajtohen me situata në mjegull, qëndrojnë si të përgjumur, sikur kanë përdorur doza të shumta valiumi dhe nuk e bëjnë qejfin qeder për ato që ndodhin çdo ditë e çdo orë si rezultat i veprimtarisë kriminale të paramilitarëve të Tadiçit në Kosovë.
Në vend të kërkesës së palëkundshme e të pakontestueshme për ta detyruar Serbinë të kërkojë falje publike e madje të paguajë dëmshpërblimin për shkatërrimin e Kosovës dhe krimet që ajo ka bërë aty, qeverinë e Kosovës ndërkombëtarët e kanë veshur me petkun e priftit. Jo të popave ortodoksë serbë, sepse këta janë frymëzuesit kryesorë të masakrave serbe kundër shqiptarëve, këta janë luftënxitësit më të mëdhenj dhe thirrjebërësit e zhurmshëm për luftë e për gjakderdhje. Por të priftit perëndimor që predikon urdhrin e Krishtit “ata me gur, ju me bukë”!
Pasi e ka shkatërruar deri në themel Kosovën, Serbia dhe presidenti i saj i karizmës milosheveçiste, kritikojnë se shteti më i ri evropian qenka "i paemnacipuar", "në errësirë", në "mjerim", ndërsa kurrkush në Prishtinë nuk i ka kthyer atij përgjigje e t'i thotë së paku me fjalë se infrastrukturën e Kosovës e ka shkatërruar pikërisht Serbia e Boris Tadiçit dhe se shqiptarët e Kosovës, është dashur të investojnë djersën e tyre për të riparuar shkatërrimet, të cilat ushtria dhe policia serbe i kishte bërë aty.
Boris Tadiç bën thirrje lufte në Beograd. Por jo vetëm në Beograd. Ai bën dhe vepra kriminale në territorin e Kosovës. Ndërsa shqiptarët, të detyruar nga ndërkombëtarët, vazhdojnë t'i luten: "Aman, o kriminel i dashur, na fal se po të biem në qafë pse nuk duam të jemi më pjesë e perandorisë ruse"! Dhe presin që prej presidentit të krimit të sotëm serb në Kosovë të kërkojnë të mos bëhen më viktima të tjera! Se viktimat e së kaluarës nuk i zë më kush në gojë. Nuk pyet më njeri se sa nëna mallkojnë veten pse kishin lindur djem e vajza për t'u bërë kurbanë të Serbisë! Pse jetojnë tash në këtë botë pa fëmijët e tyre të zemrës! E Tadiç tallet, fyen, shpif, intrigon, madje me mllef, duke luajtur dramën e viktimës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi