Adem Zaplluzha:SHKUNDE TË GJITHA KUJTIMET
Faqja 1 e 1
Adem Zaplluzha:SHKUNDE TË GJITHA KUJTIMET
Adem Zaplluzha:SHKUNDE TË GJITHA KUJTIMET
Të lutem
Lëri kujtimet atje ku janë
Mos e ngacmo
Gojfilin mes reve
Të përgjëroj
Me derdhjen e lumit
Mos e prek gurin e sinorëve
Në memorien time
Jam tejet i lodhur
Nuk mundem më
T’i duroj rrahjet e zemrës
As kërcëllimën e gishtave
Kah u tretën ditët
Pas cilës stinë
Iku magjia e yllit
As hyji më nuk e kupton
Dhembjen time
2.
Shiko se si është shembur
Urtia e gurit
Në këtë pjesë kërthizore
Lisat e gjatë kanë rënë
Tatëpjetë greminës
Në lotin e brishtë
Janë tretur barojat
Unë më kurrë
Nuk do të kem dëshirë
Që ta rikthej lumin
Në shtratin e vjetër
S’dua
S’kam t’ua prishi qejfin
As gjumin e algave
Në qepalle e natës
3.
Sot ndoshta do të darkojë
Në lotin e hënës
Tok me të kaluarën time
Ose do t’i ftojë hijet
Në dasmën e hamshorëve
Ti duhet të më lësh të qetë
Mos mi përkujto
Letrat e grisura
As dashurin e huajtur
Prej ëndrrës së dënesje
Moti kam mbetur jetim
Në vuajtjen time
Vetminë e pata mike
Dhe këngën
Që të ma përkujtojë
Lotin e zambakut
Në stërkalat e Lumëbardhit
4.
Ti mund të ecësh
Ballëhapur në takim
Pa e turbulluar memorien
Asgjë s’ ke për të humbur
Në këtë lojë
Nëse takohesh
Me qeshjen tënde
90
5.
Asnjë lule
Nuk kemi këputur
Në Kopshtin e Edenit
Edhe mollët janë shkundur
Nga degët e kafshuara
Erërat përtypnin
Trungjet e kalbura
As bari nuk rritej
Në atë korije
Para nesh kishin arritur delet
Dhe vetëm zhuri i kujtimit
Shtrihej nën këmbë
6.
Më duket se i harruam lotët
Në degët e thata të shelgjeve
As nuk luanim lojën e fyellit
Ishim të dërmuar nga malli
Kur e kuptuam rikthimin e lumit
Në anën e kundërt të derdhjes
Bënte një mot i lig atë ditë
Kur nga qerpiku i yt
I shkunde të gjitha
Çmalljet e kujtimit
Duke ftuar të kaluarën
Në sofrën tonë
Që të darkojmë së bashku
Lotin e trishtimit
Adem Zaplluzha
Nga libri Hijet e Ndryshkura
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi