Përparim Demi: Bisedime me halle
Faqja 1 e 1
Përparim Demi: Bisedime me halle
Bisedime me halle
Nga Dr. Përparim Demi
Sa vjen e po rritet temperatura politike në Prishtinë. Pa u mbyllur problemet e zgjedhjeve, të majorancës së brishtë, të presidentit të përfolur, presioni ndërkombëtar po shtyn qeverinë e Taçit drejt bisedimeve me një hosten të gjatë. Mesa duket bashkësia europiane dhe Amerika, së fundi dhe Rusia, e pranuan këtë situatë për hir të planeve të tyre të vonuara për zbatim. Bile dhe Sërbia është e interesuar për kompromise, pasi ka dhe ajo agjendën e saj, e cila po vonohet. Për Tadiçin çdo minut e humbur kushton për krijimin e imazhit të karocierit që po e çon Sërbinë drejt Europës, ndërsa zgjedhjet po afrohen. Nuk po përmënd duetin Thaçi – Pacolli, të cilët kanë shumë për të demostruar para opinionit kosovar dhe të na tregojnë se kanë në dorë me të vërtet çelsin e zhbllokimit të perspektivës kosovare. Të vetmit që nuk nxitohen, bile janë kundra fillimit të bisedimeve janë opozitarët dhe media e tyre.
Imagjinoni se si e pret dyshja Thaçi – Pacolli kërkesën e Vetvendosjes për të shqyrtuar sot fillimin e bisedimeve në një seancë parlamentare. Në një diskutim i tillë në publik, ku Thaçi nuk mund të dekonspirojë premtimet, bërë me gjysëm zëri përkrahësve të tij ndërkombëtarë, do ta detyrojë të bëjë shumë akrobaci për të siguruar rezultatin e premtuar. Nga ana tjetër, shumë gjëra tani do jenë me pikpyetje, pasi vendimet e rëndësishme do filtrohen dhe do redaktohen më publikisht, do kontestohen, do analizohen dhe do diskutohen nga forcat politike të pa kontrolluara plotësisht prej tij. Ndoshta egziston rreziku dhe i lëvizjeve popullore në rastin më extrem, gjë që mund të çojë në krizë tjetër politike apo institucionale. Sa do jetë në gjëndje kjo mazhorancë delikate të ruajë kontrollin e situatës dhe të udhëheqi bisedimet sërbo-shqiptare në këto kushte as pak të qarta dhe aq më pak premtuese.
Unë dyshoj shumë në zgjidhje të shpejta dhe trishtohem për këtë pozicion të palës ndërbiseduese shqiptare, e cila do jetë net inferiore ndaj asaj sërbe, e cila ka marr iniciativën në dorë dhe ka avantazhin e ndihmës konjukturale që po i japin ndërkombëtarët sot. Agresiviteti i palës sërbe do shtohet aq herë sa pala shqiptare do tregohet hezituese, e pa qartë në strategjinë e saj, e pa vendosur në rezultatin e pritur, neglizhente dhe toleruese ndaj antishqiptarizmit aktiv të shtetit sërb. Ndërhyrja ndërkombëtare në agjendën e bisedimeve për arritjen e kompromiseve të projektuara me kohë prej tyre, të cilat shpesh bien ndesh me aspiratat e popullit tonë dhe e devijojnë perspektivën shqiptare në këtë rajon.
Qeveria e Tiranës ka dal me kohë jashtë loje në këtë çështje të rëndësishme kombëtare, përveç ndonjë deklarate diplomatike nëpër forume apo takime ndërkombëtare nuk ka leje të ndërhyjë gjëkundi, apo të marrë pjesë si pal e interesuar. Kjo punë është ndarë me sopatë që në fillim, që kur u vendos krijimi i dy Shqipërive. Është kompromisi më i dhimbshëm i bërë, ku u pranua ndarja e kombit në dysh me pa të drejtë integrimi dhe bashkimi. Karota europiana u pëlqeu të dy ekipeve qeveritare si të Tiranës ashtu dhe atyre të Prishtinës, prandaj faktori mbarë shqiptar nuk mund të llogaritet si forcë pjesmarrëse në këtë proçes përcaktues për formimin e ardhmërisë kosovare. Qeveria e Kosovës do jet vetëm në këtë betejë të pabarabartë dhe mesa duket jo plotsisht e vetdijshme për nevojën që ka në këto momente për mbështetjen e opozitës dhe të shoqërisë civile shqiptare.
Bashkëpunimi i ngushtë midis mazhorancës dhe opizitës në këtë proçes do ishte ideali i dëshëruar nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë, këtë e di mirë dhe Thaçi, veçse pozicioni që ka marrë për të ruajtur me çdo kusht pushtetin e pengon këtë. E bën të pamundur bashkëpunimin dhe komunikimin e duhur për këtë situatë. Nëse ndërkombtarët kanë vendosur diçka që bie ndesh me aspiratat tona dhe ai do jetë i detyruar ta pranojë, si mundet ta justifikojë këtë dhe të na mbushi mëndjen se do jet një sakrificë e pranueshme, si do përballet me opinionin shoqëror, i cili dhe ashtu është mjaft opozant ndaj qeverisë së tij.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi