Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aksident komunikacioni në Burojë, 7 të lënduar

Shko poshtë

Aksident komunikacioni në Burojë, 7 të lënduar Empty Aksident komunikacioni në Burojë, 7 të lënduar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 06, 2011 1:40 am


Aksident komunikacioni në Burojë, 7 të lënduar




Shtatë persona kanë marrë lëndime të rënda trupore në një aksident komunikacioni në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, në Burojë të SkenderajtAksident komunikacioni në Burojë, 7 të lënduar Aksident_170073332

Prishtinë, 4 mars 2011 – Shtatë persona kanë marrë lëndime të rënda trupore në një aksident komunikacioni në rrugën rajonale Skenderaj – Klinë, në Burojë.
Të lënduarit ishin dërguar në Shërbimin Emergjent të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, ku u ishte dhënë ndihma mjekësore, por për shkak të lëndimeve serioze që kishin marrë ata janë përcjellë për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Sipas të dhënave të QKMF-së, lëndime kanë marrë: Mursel Hajdaraj (1953) nga Klina, Hasime Hajdaraj (1965), gjithashtu nga Klina, Ardita Ramadani (1985), Bedri Ramadani (1976) dhe Erza Ramadani (2008), Afrim Nebihu (1979), të gjithë nga Vajniku i Skenderajt, si dhe Skënder Berisha (1975) nga Buroja.
Policia përveçse ka konfirmuar ngjarjen nuk ka dhënë hollësi të tjera. Shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti janë duke u hetuar nga policia rrugore.
Në aksident ishin përfshirë dy automjete që po qarkullonin në drejtime të kundërta, të cilat u përplasën njëra me tjetrën.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi