Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:FLUTURA

Shko poshtë

Kujtim Stojku:FLUTURA Empty Kujtim Stojku:FLUTURA

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 06, 2011 1:46 pm

Kujtim Stojku:FLUTURA 199872_1572046144710_1342220805_1294375_5610192_n
Kujtim Stojku:FLUTURA 50098_1342220805_3882957_n
Kujtim Stojku:FLUTURA.

Me krahët e saj të shkruar
Fluturonte krejt serbes
I gëzohej rrezeve të diellit
Rrezeve trëndafli q’ lindnin n’mëngjes.

Fluturonte ajo e hazdisur
Duke ju gëzuar pa fund lirisë
Por nuk e dinte se më tutje
Ishte thurur rrjeta zezë e dinakëris’.

E thurur me mjeshtëri kjo rrjetë
Nga ky insekt i neverithsëm i zi
Merimanga gjithë rrjetën e thur vetë
Dhe pastaj ditë e natë n’përgjim rri.

E dehur nga liria flutura e pa faj
Fluturonte n’çdo gjethe drurë dhe degë
Më tutje rrjeta prêt gjahun e saj
Dhe aty flutura bukur ra menjëherë.

Me sy gjaksorë sheh prenë e saj
Që pa shpëtim ka mbetur në rrjetë
Më kot flutura dënes në vaj
Në ankth t’ tmerrshëm vdekjen prêt.

Vazhdimisht thur rrjeta pa pushim
Fijet i spërkat me t’sajin helm
Mos u dehni nga drita e lirisë
Ata janë kudo n’çdo rrugë e shteg…

Fund.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi