Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Mos bëj pyetje shumë

Shko poshtë

Valon Beqiri:Mos bëj pyetje shumë Empty Valon Beqiri:Mos bëj pyetje shumë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 06, 2011 3:25 pm

Valon Beqiri:Mos bëj pyetje shumë 199398_194260237264179_100000406115855_563873_511802_n
Valon Beqiri:Mos bëj pyetje shumë 186618_100000406115855_2541193_n

Valon Beqiri:Mos bëj pyetje shumë

Kur kam ra prej dardhe,mu dukë rrjet marimange ajo dhimbje e ashpër,
m'dha komplimente toka,tipike e shijes së njëjtë ishte ajo bashkëbised,
tregoja shenja t'inatit,e di,dheu u përkeq gjersa heshtjen ma kuptonte,
sa yje n'qiell- aq monotoni tregoja,eh,përsëri toka m'djegi si kometë.

U përpoqa të zgjoj padi,një padi ndryshe nga të tjerat,kjo për tokën!
u shkëputa n'shpirt e zemër,kinse gjykata kushtetuese t'ket konsiderat,
dukesha një mendje dyshe,total i bllokuar...i kërkoja tokës llogari,
kapesha në arsye t'forta,si e drejt supreme kryengritjen ta mbaja më gjatë,

Ah kuku n'atë gjykatë,nuk e di pse edhe prokurori dhe avokati s'më mbronin,
n'tavolin i'a përplasa gërvishjet n'trup,si dëshmi që faktet të shqyrtohen,
ethet dhe frika e asaj seance,pasha Zotin më shanin deri në pikë t'fundit,
si të ngresh padi kunder tokës! nga tash je i përjashtuar,këto nuk pranohen.

Po çfarë bre...as që më bëhej fare për ndjenjat e trupit se çka m'ligjeronin,
mish e shpirt i jepja,dënimin kërkoja,ata nuk m'besonin kinse bëja shaka,
në një moment mendova...? a duhet t'ua marr dheun ku une isha vizatur...
gjersa një tingull i vrazhdë m'tha...? kështu është kur je një poet budalla...

Hahahahahaha...Fort budall,edhe kogja i madh...Por sidoqoft...kjo eshte mbreteria ime...

V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi