20 vjet nga vrasja e 14 vjeçarit, Spartak Deliut, Ruçi nën akuzë
20 vjet nga vrasja e 14 vjeçarit, Spartak Deliut, Ruçi nën akuzë
20 vjet nga vrasja e 14 vjeçarit, Spartak Deliut, Ruçi nën akuzë
Në kujtim të 20 vjetorit të vrasjes së martirit të lirisë e të demokracisë nga klika e regjimit komunist më 6 marsin e '91
"Shqipëria do të jetë një vend demokratik". Këto kanë qenë fjalët e fundit të dala nga goja e 14 vjeçarit Spartak Delia, në 6 marsin e vitit 1991, ditën kur klika e egër barbare e regjimit komunist do ti jepte fund jetës dhe ëndrrave të të riut, duke e qëlluar me plumb në kokë. Ishin ditët kur regjimit po i vinte fundi por egërsia dhe thonjtë e tij për ta mbajtur me dhunë pushtetin vazhdonin akoma të vrisnin jetë të pafajshme, jetë që kërkonin liri dhe demokraci. Ky ishte dhe fati tragjik, i trishtë, i Spartakut, ëndrra e të cilit u thye në mes për shkak të të vetmit vokacion, demokracisë, dhe një "Shqipërie si gjithë Evropa". I gjendur në gramat e fundit të tij regjimi komunist dhe pikërisht, ministri i fundit i Brendshëm Gramoz Ruci duke mos u pajtuar me lirinë e kërkuar prej qytetarëve nisën fushatën e vrasjeve të shqiptarëve në çdo shesh të Shqipërisë. Spartak Delia edhe pse një nxënës 14 vjeç u bë shënjestra e një regjimi të trembur nga etja e shqiptarëve për liri dhe demokraci që nënkuptonte fundin e qëndresës së tyre në pushtetin e dhunës dhe diktaturës.
.....
Një akt që i shërbeu para së gjithash, duke i dhënë një dorë rrëzimit të regjimit më të egër komunist në Europën Lindore. Një simbol i ri, i freskët në memorien e një kombi, i cili kishte nisur të zgjohej nga gjumi i trishtë 45-vjeçar, me rinisjen e një ëndrre të ndërprerë me dhunë me ardhjen e komunistëve në pushtet. Një shkëndijë e ndezur që jo vetëm nuk u shua më kurrë, por ishte një ndër aktet pararendëse të rizgjimit të ndërgjegjes kolektive të një populli. Kështu do të kujtohet nga shokët, miqtë, bashkëmoshatarët, por edhe nga pjesa më e emancipuar e politikës shqiptare, vrasja e 14-vjeçarit Spartak Deliu, në 6 mars 1991, nga policia e një prej regjimeve komuniste që, në grahmat e tij të fundit vriste pa mëshirë njerëz sa në kufijtë e rrethuar me tela me gjemba ashtu dhe në mes të kryeqytetit.
Shqipëria po kalonte ditë të veçanta të historisë së saj, ku një popull kishte nisur të zbraste zemërimin e tij mbi komunistët shqiptarë, duke i dhënë përkrahjen e tij opozitës së sapolindur shqiptare të drejtuar prej Sali Berishës, sa në sheshet e Tiranës, në ato të Shkodrës e në të gjithë Shqipërisë. Në këtë atmosferë, i riu Spartak Deliu, së bashku me qindra mijëra qytetarë të Tiranës, zbriti në shesh atë ditë të 6 marsit 1991, për të kërkuar në mënyrë demokratike dhe paqësore largimin e komunistëve të Ramiz Alisë dhe i gjendur në krye të kësaj proteste, u godit me plumb në mes të ballit. Vdiq në vend! Nuk i kishte mbushur ende 15 vjeç. Kishte lindur në një familje të varfër, ku ishte edukuar me frymën antikomuniste, në Tiranë, e cila vetëm disa javë pas kësaj vrasjeje makabër, do të votonte masivisht kundër komunistëve, duke hedhur tej si plehrë edhe vetë kreun e Partisë së Punës, i cili do të mposhtej në zonën e tij elektorale nga një inxhinier i thjeshtë.
Vepër me vlera
Vrasja e Spartak Deliut bëri jehonë të madhe në të gjithë Shqipërinë, por edhe në opinionin ndërkombëtar. Vepra e Spartakut, nga qytetarët iu bashkangjit menjëherë veprës së atyre qindra e mijëra shqiptarëve që për 45 vjet me radhë kërkuan në një mënyrë apo një tjetër që Shqipëria të ishte e lirë, të ishte demokratike, të ishte pjesë e Perëndimit, ku njerëzit të flisnin e të mendonin lirisht, pa pasur frikën e vrasjes e të persekutimit vetëm për një fjalë të thënë, një fjalë të shkruar apo të një fjale të menduar. Emri i Spartak Deliu, i ngjitur në panteonin e Dëshmorëve të Kombit, ishte një tjetër shtysë që ndikoi për shkurtimin e jetës së regjimit të komunistëve shqiptarë. Por ndërsa aktet e qindra mijëra shqiptarëve të ekzekutuar gjatë diktaturës mbetën të mbuluara për një kohë të gjatë (u desh ardhja e viteve të demokracisë që shqiptarët të mësonin të vërtetat e vrasjeve pa gjyq, në emër të ideologjisë shterpe), akti i nxënësit 14-vjeçar Spartak Deliu ishte i dukshëm si rrezet e diellit në një qiell të vrenjtur. Faktikisht ajo ndikoi në revoltën e qindra mijëra njerëzve, të cilët morën pjesë në funeralin gjigand të tij. Ajo ndikoi në mbështetjen e një pjesë të mirë të qytetarëve tiranas për opozitën e atëhershme, për Partinë Demokratike dhe rezultatet u vërejtën të qarta. Me vrasjen e nxënësit 14-vjeçar Spartak Deliu, u bë i mundur rizgjimi nga gjumi i ndërgjegjes qytetare. Të ndërgjegjshme për vlerat politike të kësaj vrasjeje autoritetet komuniste të kohës i dhanë jetë një fushate të tërë disinformacionesh, por që nuk i dha faktikisht rezultatet e kërkuara. Për asgjë nuk vlejtën tentativat e "radios së prishur", që përpiqej të vinte në funksionim Sigurimi i Shtetit. Dëshmitë e familjes, të shokëve të shkollës dhe mësuesve flasin për nxënësin 14-vjeçar Spartak Deliu, si një djalosh të këndshëm, të urtë, që kurrë nuk dinte ta ngrinte zërin, përkundrazi, ishte mjaft i matur për moshën që kishte.
Akti dhe pasojat
Vrasja e nxënësit 14-vjeçar Spartak Deliu traumatizoi gjithë vendin, do të shkruanin të nesërmen mediat e lira që sapo kishin nisur të dilnin në Shqipëri. Funerali u transformua në një demonstrim të plotfuqishëm të qytetarëve të Tiranës dhe të politikës reformatore, në shenjë proteste kundër regjimit komunist. Atë ditë të 6 marsit 1991 u shkarkuan lumenj të tërë lotësh nga sytë e më shumë se 200 mijë njerëzve, të ardhur edhe nga të gjitha anët e vendit. Dhe disa prej fjalëve të fundit për nder të Spartak Deliut ishin: "Shqipëria do të jetë një vend demokratik". Kryetari i atëhershëm i opozitës Sali Berisha, nga ana e tij, do të deklaronte se e respektonte veprën e Spartak Deliut dhe se do të bënte gjithë çfarë ishte e mundur që sakrifica të tilla të mos harroheshin. Policia u mjaftua duke vëzhguar nga larg. Për një ditë Tirana ishte e qytetarëve. Në muajt pasardhës bisha komuniste, e plagosur për vdekje, por akoma jo e dorëzuar plotësisht, do të vazhdonte me vrasje e të rinjve në sheshet e Shqipërisë.
Për të mos qenë ironi e fatit
Sot, familjarë e të afërm, e përkujtojnë Spartak Deliun në këtë 6 mars, 20 vjet nga dita që është vrarë, me takime e me fjalë. Por ironik është fakti se heroin e kombit institucionet duket sikur po e harrojnë. Ceremoni përkujtimore për sakrificën e nxënësit 14-vjeçar sa vijnë e bëhen më të pakta. Memoria popullore duket ka filluar të harrojë. Shumë prej të rinjve në Tiranë, kur i pyet: "Cili ishte Spartak Deliu?", të thonë se e kanë të dëgjuar si emër, por nuk i kujtohet ekzaktësisht se ku dhe pse. Për disa të tjerë me siguri duhet të jetë ndonjë këngëtar, kurse një sportist e dinte për politikan. Sigurisht, gjeneratat e reja kanë shumë e shumë gjëra të tjera për të menduar, por ne na pëlqen të mendojmë se në fund të fundit vepra të tilla duhet të respektohen në çdo kohë dhe nga çdo gjeneratë. Sepse vërtet sot Spartak Deliu mund të kishte qenë një këngëtar, një atlet apo një politikan. Nëse armët komuniste nuk do ta kishin privuar nga ëndrrat dhe nga shpresa për një të ardhme më të mirë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi