Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sofia Ziri...poezi,TROKITJE NË ZEMËR...

Shko poshtë

Sofia Ziri...poezi,TROKITJE NË ZEMËR... Empty Sofia Ziri...poezi,TROKITJE NË ZEMËR...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 06, 2011 8:39 pm



Sofia Ziri...poezi,TROKITJE NË ZEMËR... 27404_100001165007247_836_n

Sofia Ziri...poezi,TROKITJE NË ZEMËR...

Dëgjova
trokitje të shpeshta
në thellësitë e zemrës.
U ndala,
hapa kapakun e saj
duke psherëtitur thellë.
Brenda meje
digjeshin ngrohtësitë
e rrezeve diellore.
Virgjëria e mendimeve
në këtë kohë,
nisi të fluturonte.
Një ortek i fuqishëm
çeli derën
dhe trokitjet e zemëruara
dolën vërtetë.
Nuk ndjeva dhimbje,
as gjurmë të ngrira.
Trëndafilat
e lëndinës së dashuruar
kishin çelur shumë herët.
Thura një kurorë hyjnore,
ulur në këtë lëndinë.
Me bukurinë shpirtërore,
u bëra aleate dhe,
pashë se brenda meje
kisha prekur dashurinë...

.............................

zirisofia@gmail.com
Sofia Ziri...poezi,TROKITJE NË ZEMËR... 183323_168217203227112_100001165007247_351270_1837775_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi