Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alban Muçolli:Tri poezi nga Gëzim Muçolli

Shko poshtë

Alban Muçolli:Tri poezi nga Gëzim Muçolli Empty Alban Muçolli:Tri poezi nga Gëzim Muçolli

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 06, 2011 8:57 pm

Alban Muçolli:Tri poezi nga Gëzim Muçolli 70533_100001289083162_2468698_n
Alban Muçolli:Tri poezi nga Gëzim Muçolli

URIM NË MESNATË

sonte po e puthim botën
të gjithë njësoj
jemi dashnorë
e fjalët zgjidhin të gjitha
nyjat e vetmisë
troku trojan shurdhon
mbrëmjen e vonë
me hingëllimën antike
të modernuar

ne përcjellim kohën
që ikën pa përshëndetje
sonte hajnat
mund të vjedhin fatin
në xhepat e shqyer
të shekullit
në errësirën që e ngurtësojnë
hijet e evroraketave
në kohë të ngrira

sonte njësoj dashurojmë
e puthim botëm
urimet janë zjarri i fjalës
që shkrin akullin
e poleve të jetës
në kohën kur njeriu kërkon
drejtpeshim
të gjithëve
Gëzuar jetën.


Gëzim MUÇOLLI

Poezia "URIM NË MESNATË" është shkruar natën e Vitit të Ri me 31 dhjetor 1995 dhe është botuar në Revistën "Zëri i Rinisë" nr.1138,faqe 25,me 11 Janar 1996 në Prishtinë


LINDJE E RE

/Rilindjes/

Në vitet që ikën
në letër e shkruam
kronikën e historisë sonë
duke ecur përpara
me flamurin e
revolucionit
në duar të
punëtorit
udhës së shkronjave
të jetës sonë
të re.


(Poezia LINDJE E RE është botuar në Gazetën e përditshme Rilindja në faqen 13 ,e diel 10 Shkurt 1985 me rastin e jubileut të 40 vjetorit të botimit të kësaj gazete..Sot në 66 vjetorin e daljes së numrit të parë të saj (12 Shkurt 1945-Prizren) kjo gazetë nuk botohet më për shkak të ndalimit që i ka kanë bërë autoritetet koloniale të UNmikut para disa viteve.Shpresojmë se prap do të botohet kjo gazetë e cila pasqyroi kronikisht jetën në Kosovë dhe nxorri gazetarë të rëndsishëm kombëtarë.


POPULLI IM

ti je më tepër
se vetëm një fjalë e thjeshtë
frymëmarrja jote
i jep shpirt shekullit
të jetojë historia
prandaj duan të të zënë frymën
të zhduket historia jote
populli im

rruga nuk qe e lehtë
deri këtu
lulet mbinë vetëm
mbi gjakun e derdhur
fjala t'u dëgjua edhe kur ta prenë kokën
foli trupi yt
edhe mbi heshtjen
kurrë s' e pranove turpin
populli im

sa e sa herë të shanë
çka s'thanë për ty
dhe prap menduan
se do të bëhesh
i mirë
i dëgjueshëm
deshën të të hekurosin
të bëjnë material special
prej lëkurës tënde
për t'u qepur
kostume të reja
atyre që emri yt u duhet
t'iu shërbejë
vetëm si hi syve të botës
me gënjeshtra të
mashtrojnë mendjelehtit
dhe të verbërit e shekullit
se qenke i manipuluar
se qenke i mashtruar
dhe se ata janë
të vetmit që kanë
vulën e thonjëzave
"të ndershëm"
"të përshtatshëm"
që fundi i shekullit i nxorri
në sipërfaqe
të mirin e të keqin
t'i fusin në një thes
në emër të përshtatshmërisë
kamaleone
të ndërtojë një
politikë nate
ku ti s'duhet të
ekzistosh
sepse ti je
populli im
i panënshtruar përjetë.



22 Prill 1990 Prishtinë
Kosovë e robëruar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi