Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kasam Shaqirvela:EPOPEJA E UCK-se , me rastin e manifestimit perkujtues

Shko poshtë

Kasam Shaqirvela:EPOPEJA E UCK-se , me rastin e manifestimit perkujtues  Empty Kasam Shaqirvela:EPOPEJA E UCK-se , me rastin e manifestimit perkujtues

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 07, 2011 1:53 am

Kasam Shaqirvela:EPOPEJA E UCK-se , me rastin e manifestimit perkujtues  183793_198162880213239_100000585841452_664325_6748827_n
Kasam Shaqirvela:EPOPEJA E UCK-se , me rastin e manifestimit perkujtues  161266_100000585841452_3916165_n

EPOPEJA E UCK-se , me rastin e manifestimit perkujtues

Kasam ShAQIRVELA

EPOPEJA E UÇK-së

Si dikur në lashtësi, edhe sot pas tri M……stoike!
Drenica, Dukagjini, Juniku,…..e…………..!
vende heroike!
Këto vatra të luftës dhe rezistencës, akoma
I numërojnë gurët e varreve!- vallë, sa i ka
Kosova kreshnike?
Dëshmorët, si Yjet në qiell i rriten!- ata ruajnë
gjenin e ekzistencës!
Tanimë e bërë legjendë mbi legjendat e Besës?!
Ajo mbeti Gurr i Diellit të vet!-gjithnjë do t’i
sfidojë rrebeshet e kohës
Që trungun e lashtë t’mos ia tundin botës ?! – dhe
as vendin ta lëshojë
Kjo ushtri e re, ky simbol i rezistencës ! Eh, sikur….!
Ta marrim ne këtë, model të shpresës dhe mbijetesës
Sepse është shpirtzjarr i kulluar i qëndresës ?!
***
Lindi nga dheu i Drenicës së Dardanisë, si feniks
Doli që t’ia mbronte oxhakun shtëpisë
U tregua Promethe i vërtetë në përpjekjen
Që ta ruante të vetën, at’ Farën e Fisit
Dhe ngjyrën e Bardhë të Plisit, virtyte këto
Të trashëguara nga t‘parët e Atit
Se, petka tjera në këto anë, nuk i kanë hije Shtatit !
***
Telave të çiftelisë e sharkisë le t’iu folë akordi
Edhe lahutën shtërngoje me dy duar!- bile, fortë!
Tingullin me notë, le t’ia japin këndshëm melodisë!
Poemën e UÇK-së sot e mot, bukur le ta këndojë rapsodi !
Njashtu si të: Mujit, Halilit dhe Gjergj Elez Alisë ?!
Ago Ymerit dhe Konstandinit pë fjalën e dhënë
Të gjtha këto t’bëma i takojnë tëndes farefisnisë! e
Bashkë me Mrizin e Zanave, vendin tënd e kanë nënë
Edhepse të huajt t’i hoqën me hir e pahir ?!
Ti, në Log të Burrave u mate, përballë çmendurisë
E sfidove zhbërjen e popullit tënd martir ?!
Me gjakun tënd ia shkrove fletat historisë!
Vlera të reja i dhurove M…-it të ri dhe mbarë njerëzisë !
***
Vëllezërit dhe Motrat e tua bonjakë, i mbrojte pa nda?!
Në Luginë të Preshevës e linde UÇPMB-në
Hasmi nuk pushoi, prapë armiku s’tu nda ?!
Derisa Oktopodi s’i shtrijti krahët këndej Sharrit ?
Iliridën trime deshi ngusht me e zënë ?
Venët dhe damarët për t’ia pëzier?!
Si n’kohë t’Sërpit dhe t’Bullgarit ?
Tek Arabati Baba Teqe, n’Tetovë u kurdisën
Kazanat me mish shqiptari. Ah, ç'patën zier !
Pushtuesit e aszdisur?
***
Dashtën kriminelët t’i shkelin edhe këto anë
Por, s’i lanë djemtë e tu, këto djem nanash !
Kur si vetëtima u hodhën Sharrit matanë
Kushtrimin e dhanë me rafale të shtënash
Kulla dhe Kala, istikame lirie i bënë
Male e bjeshkë vluan në valle Zanash
Tetovën e Kuqe UÇK-ja, ç’e pat vat(ër t)an!
Vetëbesimin na e ktheve për mot e jetë
Burrnisht luftove, e mbrojte tëndin atdhe
Lavdinë vetes gjallërisht ia ngrite përpjetë
Nuk lejove tjerët të ta këndojnë tallkanin ?!
As për ne tani, e as për brezat që kanë me le !
***
Zhgjedhën e rëndë, nuk e durove dot !
As nuk ia tolerove më vetes lemerinë
Pushtim-poshtrimin?! Ah, tiraninë !
Me mijëra njerëz u flijuan për këtë tokë,
Dhe sa e sa të tjerë, mbetën invalidë
në trup e në kokë?
Disa nga burgu, e disa nga baruti?!
Ç’qëllim të ndritur patën shkënditë?
***
Atë trohë të jetës që na kishte mbetur?!
E ç’po e sosnim duke e ngrënë përditë?
Vepruan me kohë dhe s’e lanë me u tretur
Na e kthyen për të gjallë neve shpresën!
Në shpirtin e Lirisë i ka rrënjët t’thelluara
Në kujtim-vazhdim të brezave t’ri e t’vjetër?!
Ah, gjakimin për gjallërim ! Kurrë të haruar!
Për mbijetesën me rezistencë, at’
Të shenjtin vetëflijim për ekzistencë !
***
Ti shqiptar, mos hezito, përrreth shiko!
Vetëdijsohu!
I ke të gjitha, s’të mungon gjë, tani
Vetorganizohu!
Mos lejo të të shkelë koha, gjithnjë
Përparo!
Rininë të gjallë ndër popuj e ke,
Gëzohu!
***
Ti, qëndro hero! Përherë në këmbë
Edhe kur të vërsulen mbi ty hiençe,
Plangprishësit e stepave egërsisht,
Ata duan të ta presin rrënjën, tmerrësisht!
Por edhe kur nga degët e tua,
T’i këpusin gjethet, a sythët t’i shkundin?
E Frutat dhe Lënda, rëndë të përtoket
Herët, madje shumë……,pa u pjekur ?!
Ti, Dardan-Kosovar, Shqiptar!
Përsëri, vetëkalitu si çelik e hekur
Bile, ti qëndro edhe atëherë !
Kur foshnjën në djep ta përkundin Loket
Lisin tënd të Vjetër, tufanet le ta lëkundin?!
Zakonet, kanunet, tradita edhe doket
Së bashku me natyrën tënde, ta ruajnë unin !
***
Madje, duku pambarimisht, bulbëro !
Sythe të reja lësho përherë
Le të çelin mëngjeseve në çdo pranverë
Jo më pak se tri here !!!
Le ta mbushin me aromë Jete-Lirie !
Këtë tokë të Lashtë-Shqiptarie
***
Atdheun tënd, shkele cep më cep fushë e kep !
Atë kaloje në këmbë, pa edhe sikur t’ishe fëmijë ?
Madje mos u tut, këtë edhe bota le ta dijë!
Por, edhe tani që u bëre burrë mes burash me nam ?!
Atdheu je Ti, Toka, Qielli, Ajri, Uji, por me ty edhe Un’jam!
Si ushtar e si kapedan, apo filozof a të tjerë,….
Qofshin punëtorë a politikanë; me a pa gëzof ?
Por, gjithmonë i dua të vyer, të vyer, asesi të mjerë!
***
Shtoje me të madhe katundin,
Perhap qytetërimin në çdo hap !
Mos lejo që gardhin e sinorit tënd të ta lëkundin!
Xhuxhmaxhuxhët që zhyten në trap
Sa here që meraku për të huajën i kap’
Dijen nxën!- lapsin të mprehur në dorë mba!
të mbarën si kombi i ndritur e ke kapë,
Perëndimi i yti, prapëseprapë ?!
***
Qëndresën dhe krenarinë tënde, mendjen
universale
S’ka kush që e mund. Andaj po të them:
Rri vertikal!- dhe mos çaj kokën për horizontale,
Ato u takojnë karikembajtësve amorfë e butakë;
popujve zhvatës, t’haruar, hazërxhinjëve
soj robi e torollakë!
Ndërsa ti je i Dardanit, birit të Zeusit(Zojsit-Zotit),
I njohur ndër më të moçmit e Ballkanit
Për: Punë, Urti, Burrni, Besë dhe Trimni
Haro zënkat mes veti!- mu aty kërko Lavdinë!
Si të moçmit e tu, nga toka e deti, vetë fito Lirinë!
Dhe vetëm për punë të mira harxho energjinë !
***
Me punë dhe mend arrihet gjithçka!
Ashtu, i moçmi i Pellazgjisë pat thënë?!
Kështu, edhe i riu i Dardanisë me pushkë tha!
I tregoi botës, me Diell e me Hënë?!
Se fatin e vet, në duar të vet e mba!
Dhe do ta mbajë përderisa të merr frymë
Qoftë kohës me diell, qoftë asaj me brymë?!
***
Dardan!- ndër vite t’Agët, shekullin shkurto!
Ti, vetëm para ec, nëse s’mundesh, zhagit
mos prito! -dhe mos prit!
Mendo! Puno! Fito!-E shtohu përditë në rritë!
Rrno ndershëm! Mos vdis pa t’naltin çmim!
Se, vdejket e lira, bashkë me ty harohen shpejt?!
Lëmoshë, nga askush ti mos kërko!
Shitu shtrenjtë n’ankandet e botës!!!
Ashtu që, t’mos munden me t’pague
As shtete bastardhësh, as individë langue?!
***
Spo mundem pa të t’thënë diçka?
Si gjatë e kam mendue !
Edhe shpirtin e mendjen po mi torturon kaherë,
dimër e verë?
Në rrethana të Ballkanit(Ilirikut) qysh duhet me veprue?
Sepse këtu, çuditërisht, përmbajtja nuk po vlerësohet,
Por, përkundrazi, vetëm forma po shikohet?!
E me të, e vërteta gjithnjë paturpësisht mbulohet?!
Madje i drejti nuk u pyet edhe kësaj radhe ?!- s’haron
Pse s’ka pardon?
Sërish me avazet e gënjeshtarit, vazhdohet të udhëtohet?!,
E ai gjithnjë shtiret se s’sheh gjë me sy
dhe as me veshë s’dëgjon;
Të verbëtin dhe shurdhmemecin, bukur i vetaktron ?
***
Por Ti: -Dardan-Kosovar! -Fjokart! -Shqiptar!
Kurrën e kurrës mos qaj me zë !
Se, ashtu ia jep kënaqësinë hasmit ?!
Madje as mos i lësho lotët krrue!
Edhe kështu i ushqen armiqtë e Arbnit?!
Ngel pra ai që ishe dje!- edhe nesër ji ai që sot je !
Dardan të thuan e të thënçin gjithmonë,
Dardan!- nga i lashti Dhe i joni ke le!


tetor, 2001,
Guri Kuq - Iliridë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi