Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadri Tarelli: E shenjtë, ''Dita e Mësuesit'' 7 Marsi

Shko poshtë

Kadri Tarelli: E shenjtë, ''Dita e Mësuesit'' 7 Marsi Empty Kadri Tarelli: E shenjtë, ''Dita e Mësuesit'' 7 Marsi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 07, 2011 2:41 am

Kadri Tarelli: E shenjtë, ''Dita e Mësuesit'' 7 Marsi U1_KadriTarelliFesta e mësuesit
E SHENJTË, “DITA E MËSUESIT” 7 MARSI!
Nga Kadri Tarelli
Po afron 7 Marsi, festa e “Mësuesit”. Që në krye të shkrimit i uroj mësuesit, kolegët e mi të nderuar dhe shpreh mendimin tim se 7 Marsi, “Dita e Mësuesit” duhet të jetë festë kombëtare, pasi është “Ditë e shenjtë”, dita më fatlume për arsimin kombëtar Shqiptar dhe ca më shumë për mbijetesën e kombit tonë.
E quaj të “Shenjtë”këtë ditë, pasi u derdh mençuri dhe dituri, djersë dhe mund, flori, jetë dhe gjak, për ta hapur, jetësuar dhe mbrojtur shkollën, gjuhën dhe kombin. Pak e çuditëshme kjo historia jonë. Nuk është për t’u patur zili, por ja që kështu na ka rënë për pjesë, mbase edhe vetë e kemi kërkuar, duke qënë të vonuar, ose të zënë mes njëri – tjetrit me sherre të mëdha, e s’ja kishim ngenë këtyre gjërave të “vogla” dhe linim shtegun hapur për komshinjtë apo fqinjët tanë, që natyrisht nuk na kursyen. Jemi më të vjetrit e ballkanit, të vjetër sa vetë jeta, autokton “dembabadem”, por kishim mbetur të vetmit në Ballkan me gjuhë të pashkruar. Në këtë ditë“Të bekuar”, me hapjen e shkollës së parë shqipe, më 7 Mars 1878, u mundësua ruajtja, mësimi dhe zhvillimi i gjuhës shqipe, që na bëri ne të mbetemi tek rrënjët e të parëve tanë. Duke lëçitur këtë “Gjuhë perëndie” u formatua, u ngrit ndërgjegja e kombit, dhe, me penë e pushkë u vu në udhë të mbarë lufta për pavarësi dhe shpallja e saj më 1912.
Është e panevojëshme të përsërisim ngjarjet historike dhe përpjekjet e rilindasve tanë të ndritur për gjuhën dhe shkollën shqipe, por cilido mund t’i bëjë vetes pyetjen, por edhe të përsërisë pyetjet që janë bërë prej kohësh nga njerëzit e thjeshtë, e ca më shumë nga të diturit: Ç’do të ndodhte po të mos ishin hapur shkollat shqipe ? A do të mund të ngrihej e forcohej ndërgjegja kombëtare ? A do të mund shpallej dot pavarësia ? Dhe mund të vazhdojmë të pyesim: A do të mund të përballonim lakminë e fqinjëve, kur me gjuhën shqipe të shkruar e të mësuar në shkollë, me luftën dhe gjakun e dredhur, mezi mundëm të mbajmë kaq pak vend që quhet Shqipëri dhe ne të quhemi shqiptarë. A mund të mos i vlerësojmë heronjtë e vërtetë të Kosovës, mësuesit e saj, të cilët në kushtet e pushtimit serb, mbajtë gjallë frymën kombëtare dhe edukuan në shpirtin e të rinjëve kosovarë ndjenjat e luftës për liri dhe e bënë Kosovën të pavarur. Përgjigjet i gjejmë te vetja, pasi janë të thjeshta e të qarta si dita e diellit, por që na bëjnë të mendohemi mirë, për atë çka po bëjmë sot dhe për atë se çka presim nesër.
Është gjetje e bukur “Dita e Mësuesit”. S’ka emër më bukur ! Bashkë me shkollën shenjtërohet edhe mësuesi. Mos po e zmadhoj paksa duke e quajtur mësuesin “Shenjtor” ? -Jam i bindur se nuk e teproj. Ç’bënë më shumë shenjtorët ? – Besuan në zot. U sakrifikuan si misionarë, duke i shërbyen zotit dhe njerzimit. Bukuri !- Sot e mijra vite me radhë ne i nderojmë, u përulemi dhe kërkojmë bekimin e tyre. Ç’bënë më pak mësuesit tan: Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi dhe Gjok Shqiptari, (Xhordano Bruno Shqiptar, i cili u dogj i gjallë se në gji mbante abetaren e gjuhës shqipe ), e bashkë me ta edhe plot e plot të tjerë: Besuan në zot, besuan në komb, i shërbyen kombit dhe u sakrifikuan për kombin si askush tjetër, si misionarë që përhapën dituri dhe përcollën në popull dashuri për gjuhë e komb. Kurdoherë i prulemi me nderim të thellë.
S’ma merr mendja se ka komb tjetër, që të ketë kaq shumë martirë të rënë për gjuhën dhe shkollën, sa çka kombi ynë. Ne ata i kujtojmë dhe i nderojmë në çdo përvjetor. I kemi përjetësuar duke u vënë emra shkollave. Kemi bërë e bëjmë mirë. Po është shumë pak. Ata kanë qënë dhe mbeten për për ne dhe brezat e rinj, modeli më i bukur i njeriut të ditur, të ndershëm e fisnik, trim e atdhetar.
Mësuesit meritojnë më shumë nderim dhe mirënjohje, jo vetëm nga nxënësit dhe studentët, sepse me shkollën dhe mësuesit lidhen që nga vocëraket të cilët mësojnë abetaren e deri te shkencëtarët dhe profesorët e universiteteve dhe akademikët. Me shkollën është i lidhur edhe ushtari e gjenerali, mekaniku dhe inxhineri, bujku, çobani dhe agronomi, shkrimtari, gazetari, poeti dhe artisti, ministri, deputeti, politikani dhe presidenti. Mësuesi, i gjallë dhe i heshtur, kurdoherë është në çdo familje shqiptare, por edhe në diasporë, ku në kushte të vështira, si misionarë të vërtetë, po bëjnë një punë të jashtëzakonëshme për të mbajtur gjallë gjuhën dhe zjarrin e ndezur të shqiptarizmës.
Sakrificat për shkollën dhe gjuhën shqipe nuk kanë sosur edhe sot e kësaj dite. Breza të tërë mësuesish, kush më shumë e kush më pak, kanë vënë një gur në kështjellën e arsimit Shqiptar. Po përmend se, vetëm nga Durrësi janë nderuar me titullin e lartë “Mësues i Popullit”, shumë prej tyre edhe pas ndryshimeve demokratike të viteve 1990. Këta janë: Gjini Luarasi, Petrit Velaj, Vasil Ziu, Pertef Kruja, Agim Shehu, Isuf Puka, Sul Zalla (Sulë Shqipja), Qazim Domi, Mexhik Bekteshi, Hysen Çela, Beqir Çela, dhe pa i përmendur emrat e nderuar të tridhjetë e nëntë “Mësuesë të Merituar”. Nuk janë pak. Ne krenohemi me ta dhe kemi ç’të mësojmë prej tyre, sidomos të rinjtë që e nisin udhën e vështirë, por të bukur dhe fisnike të mësuesisë.
Sa më shumë vite që kalojnë, aq më e bukur dhe më e madhërishme na duket “7 Marsi”, festa mbarëkombëtare e “Mësuesit”. Ndaj sot edhe për mijra vite të tjerë, urojmë: Ta gëzojmë këtë festë hyjnore, të magjishme dhe njëherazi të madhërishme !
Kadri Tarelli: E shenjtë, ''Dita e Mësuesit'' 7 Marsi U1_2

Durrës më 28. 02. 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi