Lutfi Bilalli:Enveri si Spartaku dhe Robelli që i urren bakllavat
Faqja 1 e 1
Lutfi Bilalli:Enveri si Spartaku dhe Robelli që i urren bakllavat
Lutfi Bilalli:Enveri si Spartaku dhe Robelli që i urren bakllavat
Duke lexuar një artikull në gazeten Koha ditore, të publikuar me 16 shkurt 2011(artikullshkruesi Enver Robelli) me titull që sipas shijes së tij e kishte pagëzuar me inercion „ Hajde ta bëjmë Salep Sulltanin president“ por edhe tërë fushaten e grupit Koha, për hirë të së vertetes e pashë të udhës që me gjuhen e argumentit të shprehë mendimin tim për këtë histeri të pashembullt me urrejtje dhe atak që më shumë elemente gjason në frymë antisemitiste dhe raciste. Sa për sqarim për hirë të opinionit dua të them se nuk jam në konjukturat dhe afersit e koncepteve politiko-ideologjike që sot në kuader të partive politike po zhvillohen në Kosovë, aqë më tepër nuk kamë afërsi as partiake dhe as familjare me z.Behxhet Pacollin( presidentin e R. së Kosoves). Bile thënë të drejten jamë i „stërknaçur“ me të ashtuquajtur analist dhe ekspert që po e dhunojnë skenen e sotëshme mediale në Kosovë. Por ajo që më shtyri ti kunderpërgjigjem këti misionari është kulmi I një urrejtje dhe fushate që po zhvillohet ndaj presidentit tani më të zgjedhur Behxhet Pacollit. Robelli I dashuruar ne njëren nga poezit e peshkopit Fan Noli”kënga e Salep Sulltanit“ dëshiron ta rikonfiguron frymen e urrejtjes patologjike që kishin revolucionaret pro leninist në Shqipëri ndaj Mbretit Ahmet Zogut, që sipas tyre me emer po tingllonte si njeri orjentalo-otoman(se ndoshta edhe ai na paska hanger shumë bakllava). Si perçudi ndoshta nuk është rastësi palljet dhe ulrimat e Spartak Ngjeles ne mitingjet e të majtes socialiste ne Shqiperi dhe prononcimet e tija neper mediumet tiranase se Salih Berisha na qenka otoman(origj.” do ta shpurrim nga pushteti këtë otoman”. citat I Spartak Ngjeles), ky monstrum ështe ai që kërkon sot në Shqipëri të binë viktima 13.000 shpirta për hesape të këti Spartaku I cili publikisht para 3 vitesh ka deklaruar se kultura dhe identiteti tij është krejt diçka tjeter nga ajo çka janë shqipëtaret. Po të shofmi se këtë moster spartakjane në Kosovë si e hudhë z.Robelli, sipas tij Fan Noli nuk dëshironte të shifte politikanet shqipetar të ngjajshëm me zyrtaret barkëmedhenjë otoman(e çuditshme!!!!! Edhe në të kaluaren por edhe ne ditet e sotëshme në gjithë globin, lindje e perendim, ver e jug ne skenen politike kemi zyrtar dhe politikan barkamëdhenjë. Nuk e di se do te ndjeheshin Helmut Kohl dhe Sylejman Demireli apo më heret plejada e liderve si Winston Churchil dhe Nikta Hruchovi me këto fabula te Robellit, po i gjori Pacolli ska aq bark te madh). Çuditërisht Robelli tër fabullen Noliane na e përshkruan si“ shije të hollë dhe eleganc të shtetit“.Gjithënjë sipas recetes së tij dhe duke aluduar ne peshkopin Noli, ata për çështjet e rëndësishme kur kuvendonin pinin salep e limonade dhe hanin hallve dhe bakllava. Ne bazë të kësajë performance në tregun tonë dhe në sofrat tona në Kosovë dhe gjithë andej kah ka shqipëtar limonadat, bakllavat dhe hallvet janë të pa preferuara sipas kodit patriotik te Robellit. Kjo i takon hyrjes që kishte përgaditur për kuzhinen e mengjesit gazetari i sponzoruar me regji dhe skenar hollivudjan që si qellim kishin atakimin e kandidatures së Behgjet Pacollit për President të R.së Kosovës. Ajo çka është e habitshme dhe skajshmërisht e pa kuptushme ne reflektimet e këti gazetari është urrejtja ekstreme që i bëhet presidentit të ardhëshëm të Kosoves z. Pacollit. Jamë plotësisht i vetëdijshum se Behxhet Pacolli mund të ketë të meta dhe gabime, por kush sipas Robellit qenka figura unifikuese dhe meritore për postin e presidentit, po ne qoftë se deshiron po ti them edhe me emra(a patet dëshirë që ta zgjedhmi një president agnostik, marksist apo ateist). Mos ke pritë i nderuar që në atë post të vije ai apo njeri nga ata që flasin shqip por mendjen dhe veprat i kanë serbisht dhe greqisht. Mos po mendo se nuk kemi njohuri per sponzoruesit tuaj dhe disa mediume me biznes dhe kapital te majm që adhurohen me të madhe nepër qarçet mediale dhe intelektuale në Beograd. Tregoi opinionit se cili politikan(se per mendimin tim këso tajfe politikanesh qfare i kemi sot pa përjashtim me sy mbyllur neper pazaret e qyteteve te Kosoves i gjenë ma të mirë), por me thuaj ti dhe gjithë mendimtaret si ju kush dha nga xhepi i tij për shumë familje të varfëra, jetim të dëshmorve dhe invalid të luftes, të sëmuar(sidomos fëmijë) për tu shëruar jashtë, bursa për student dhe shumë aksione tjera të domenit humanitar, ku janë të preferuarit që i ke ti, dhe shumë politikaj milionera dhe biznismen tjerë në Kosova, a i shkunen hiq gjepat e tyre per këto shtresa që po vuajnë në Kosoven tonë. A te erdhi rëndë të ja përshkruash këto poena z. Pacollit, që nuk mundet askushi të ja mohoj me përjashtim të atyre që janë të sojit kur të ja hanë dikujt piten ja shanë konakun. Por nuk ka problem e di që misioni i juaj nuk përfundon me kaq, ju dhe megacompania e juaj jeni të regrutuar që edhe në ditet dhe vitet në vijim të vazhdoni aktivitetin destruktiv për ta përqarë atë vendë duke ofruar skenare Spartakjane edhe në Kosovë, ama mos u habit se fabulat e juaja dhe Co së juaj mund të kalojnë pa u demaskuar. Ju dhe gjithë te tjertë si ju mos mendoni se me urrejte dhe perqarje regjionale dhe fetare mundë ta atakoni identitetin e një populli(e ke kot se fundi fundit ti dhe ata që ju gjasojnë juve nuk posedoni as njohurit ma elementare për tri besimet monoteiste). Por te mbesmi te pika mbi zgjedhjen e presidentit që aqë shumë e paska merzitur Robellin, pa fije turpi ky zotëri na e quan pa farë faktesh z. Pacollin tyxharxhi dhe njeri i pazareve politike duke e krahasuar simpatin e tij ne popullë me figurat tashmë të përenduara të dy sadistve Hosni Mubaraki në Egjipt dhe Bin Alin në Tunizi(çfarë kontrasti kur ka pas Pacolli pushtet si president, kur ka pasë zgjedhje të drejtëperdrejta për president në Kosovë, por ajo që të bënë përshtypje nga ky krahasim është si ka mujtë Robelli me marrë shembujë nga lindja aziatike kur ky i ka inat shumë sikur salepin dhe hallven). Se çfarë afersie me komentet e Robellit dhe vokacionin racist të tij do ti gjejmë edhe në opinionin tiranas nga dy bashkë mendimtart(proletart) të tij në Gazeten Shqiptare(per çudi quhet gazetë shqiptare !!!!!!!) dhe te botuar në BallkanWeb(botuar 24 shkurt 2011, Dilemat e Zgjedhjes së Behxhetit President), Kiço Blushi dhe Bledar Marku. Identik si Robelli, Kiçoja rundin e tretë të votimit për zgjedhjen e presidentit na quanë mëndesi „Arnaute“, ndërsa çdo herë sipas Kiços citoj: „Ky ishte një shembull ogurzi që botes demokratike po i dëshmojm një fëtyrë anadollake“. Paramendoni te nderuar lexues se si trinomi Robelli-Kiçoja dhe Marku(mjer ky popull kush po ju helmon) „angazhohen“ që proceset demokratik tek ne shqipetaret po na marrkan kahje anadollike. Një fushat e paparë dhe e sinkronizuar nga shtëpia mediale“Koha“, e cila nuk la pa hedhi dru e gur mbi personalitetin e presidentit Pacolli, e tregon fëtyren e tyre të rrezikshme konspirative për të sajuar kaos dhe trazira deri sa ne krye të institucioneve të shtetit të Kosoves nuk do të vije koloneli i së keqes së Kosoves Veton Surroi. Sponzoruesi i juaj apo thanë më ndryshe shefi i yt z. Robelli, ishte mysafir në KTV, emisionin Rubikon(23.02.2011), është e çuditshme mysafir në shtëpin e tij!!!!!, si do qoftë ai Surroi si alamet“ ekspert“ në cilsin e kryetarit të Klubit për politik të jashtme shkurt KPJ(gjermanofolsit do ta kuptonin këtë shkurtes si Komunistische Partei Jugoslavien- që në shqip do të thotë Partia Komuniste e Jugosllavis). Në këtë emision mu nga shtëpia e tij z. Surroi për çdo të keqe në Kosovë(ndoshta edhe ndonjë grip me ra në Prishtin, fajtor sipas tij do të ishte presidenti Pacolli). Ky „mendjeholl“ që linte pershtypjen e një njeriu me kapacitet të ultë të njohurive por skajshmërisht fanatik dhe ziliqar, që asesi nuk po i japet mundësia për ta shijuar karrigen e pushtetit, propozoi që brenda këti viti patjeter duhet të ndrrohet kushtetuta(pjesa që ka të bëjë me kaptinen mbi zgjedhjen e presidentit)që presidenti të zgjedhet me votim të drejtëperdrejt nga qytetaret e R. së Kosoves, sepse sipas tij me 22.02.2011 qenka thyer rëndë kushtetuta, por asnjëher pa sqaruar se çka thot neni 86, pika 3,4 dhe 5 e kushtetutes së R. së Kosoves. Pa hyrë ne detaje interpretues në qoftë se do të ketë ankimim këtë do ta shpallë Gjykata Kushtetuese. A ma shumë interesant z. Surroi në një moment tregoi edhe gjest mëshire, duke I” lejuar” Behxhet Pacollit mundësin që edhe ai të shpallë kandidatur në zgjedhjet e ardhëshme presidenciale. Vlen të theksohet se përballë Surroit, moderatori i emisionit rreshteri i Surriot, Adriatik Kelmendi kishte ftuar tre gazetar të „lodhur“ dhe të mërzitur jashtëmase, për „degradimin“ e procesit të zgjedhjes së presidentit në parlament( e tashë këtu nuk u muarrë veshë a këta tre gazetar ishin mysafir në konakun e Vetonit apo e kundërta). Do të jetë çështje në vete dhe për punim masteri nga studentet e fushes së mediumeve, që për herë të parë kishte ndodhë që një medium ti vë në kontroll disa mediume të tjera që mëtojnë se janë të pavarura, ky ishte suksesi më i madhë që kishte arritur Veton Surroi(çdo kundë ka ankesa për ndikim të qeveris mbi ndonjë medium, por gjatë dy jave të kaluara në disa mediume kosovare, receta e Vetonit dhe e falanges së tij propagandistike u përtypë me zemërgjërsin më të lartë, mos u ban merak se ky edhe në të ardhmen do të ju sajon sallata të llojt made in Compani Surroi). Se çfarë roli kanë mediumet sot në Kosovë, fatkeqësisht në shperlarjen e trurit të masave, siç është grupi Koha, unë z. Robelli do ja përkujtojë thënjen e aktivistit të lirive dhe drejtave të njeriut në SHBA(në vitet e gjashtëdhjeta) Malkolm X, i cili u shprehë citoi:“Mediat janë qenia më e fuqishme në botë, kanë aq fuqi sa ta kthejnë të pafajshmin në fajtor dhe fajtorin në të pafajshëm,………, sepse kështu kontrollohet mendja e masave“. A jeni ju z. Robelli me grupin Koha që për mision keni shperlarjen e trurit të qytetarve të Kosoves, pse me aq urrejtje dhe amoralitet të paparë ofenduat një njeri që me sinqeritetin e një burri të thjesht e aspakë mendjemadhë, e jo e kundërta e kësajë siç është shefi i juaj Veton Surroi(po na trego z. Robelli kur“ kryeshehu“ i juaj vizitoi ndonjë familje të varfër dhe ju dha ndonjë cent, me sa kemi njohuri shefi i juaj në zgjedhjet e vitit 2007, kishte deklaruar një pasuri milionshe, që kurrë nuk e ka arsyetuar prejardhjen e kësaj pasurie, po jo shefi i juaj dhe soj si ju e keni ne qejf ti merrni popullit duke ja bërë edhe sherbimin e dytë që është edhe më i rëndë, duke e bombarduar çdo ditë 24 orë me gënjeshtra që dijnë ti sajojnë vetem klasa e llojit të juaj).
Nga kush u autorizuat të hetoni pasurin e një biznismen shqiptar(ju nuk jeni as prokuror zvicran e ndoshta as rus), kush ju dha të drejt z. Robelli ty dhe „Çetes“ së grupit Koha, që të vlersoni patriotizmin dhe atdhedashurin e presidentit Pacolli. Ju dhe „Çeta“ e juaj e quajt z. Pacollin i lidhur me Rusi e Serbi, mblodhet gjithë arhivat e shtypit të Beogradit dhe të disa gazetave në Kroaci dhe në Rusi, të thënat dhe të pathënat e deklaratave të z. Pacollit i plasuat në tregun e lexuesit kosovar. Të gjitha këto i përdoret me një stil të mirë njohur në kohen e sundimit britanik mbi Indin „Në pamjen e jashtme qingja brenda në shpirt tigra“, mos edhe ju në emer të informimit demonstruat këtë parim makaber. Nga 21 shkurti grupi Koha përmes emisioneve në KTV, e kishte bërë si rit( ndoshta gjasojn shumë me ritet sataniste), që të ftojë në emision figura dhe individ që mundësisht sa më shumë të shprehen me inat dhe zili për z. Pacollin. Por ishte shumë interesant se në këto emisione të përgaditura enkas kishin ftuar edhe dy figura politike nga kampi i partis në pushtet PDK-së,njëri ish-minister, që për çudi, grupi Koha ka një vitë që nuk e len rehat duke i sjell opinionit kosovar freski për afera korruptive, çuditërisht ky ish-minister shkojë të rrëfehet para rreshterit të Veton Surroit, ndërsa tjetri spikeri i Kuvendit të Kosoves i cili në kohen e fundit kishte luajtur lojen e një „komplotisti“(me çka besojë që grupi parlamentar i PDK-së, do të duhej që sa më parë të kërkoi shkarkimin e tij), i cili nga egoja e madhe për tu bërë president, kishte shkuar në konakun e Surroit për tu ankuar mbi padrejtësit dhe instalimin e „diktatures“ që gjoja po e bajka Hashim Thaqi në PDK. Kompania e juaj z. Robelli shkojë edhe më lartë, tentoi të ngris edhe ndjenja antiamerikane duke u futur në konflikt verbal me përfaqsuesin e shtetit amerikan në Kosov z.Dell, sigurisht që ky do të ishte shërbimi më i mirë që do ti bëjshi politikes serbe. Ju(grupi Koha) jeni të gatshëm që ti sulmoni edhe miqet dhe përkrahsit më të mëdhenjë të pavarsis së Kosoves, për apetitet e z.Surroit, që ai të vije në krye të shtetit(mos e dhasht Zoti). Grupi Koha dhe mercenart e tij pa fije turpi e quajten presidentin e vendit kazanov, prorus, proserb, po le të shofmi pakëz se kush është shefi i juajë, po ju sjellë vetëm katër fakt, pa hyrë ne detaje se çfarë privilegjash kishte në sistemin komunist:
1.Themalues i partis UJD-it për Kosovë, në kohen kur Jugosllavia dhe socializmi po jepnin shpirt
2.Në vitin 1995, kërkonte që shqipëtaret në Kosovë të marrin pjesë në zgjedhjet serbe(për ti bërë itibar Sllobodan Millosheviqit)
3.Pa fije turpi Surroi mbas luftes së përgjakshme në Kosovë, popullin e vet(rast shumë i rrallë) e quajti fashist, mos harroni se ky në të ardhmen pretendon të vije në krye të shtetit, po përseris popullin e vetë do ta quajë hiq më pakë se sa fashist!!!!
4.Ky është njëri nga ata që ka përkrahë Planin e Ahtisarit për dhënjen e super të drejtave për pakicen serbe
Jo z. Robelli, të rrallë janë ata që popullin e vetë e quajnë fashist,, ju dhe kompania e juaj deshiruat ta etiketoni edhe jeten private dhe familjare të z. Pacolli, por është e kotë definitivisht dështuat. Kemi dëgjuar të thojnë se dhandërri për mik nuk shkrep pushkë, ama nipi për dajë po. Na tregoni ju z.Robelli, a kemi nipa të Kurshumlis dhe Shumadis në politiken e Kosoves, bili e keni një që ju dhe „Çeta“ e Grupit Koha, shumë e keni në qejfë është hiq më pak se lider i një partie politike.
Por rreziku më i madhë është strategjia i ardhëshëm i kësaj Companie dezinformuese, që do të tentonë ti aplikon dy skenare të mundëshme:
1.Propogandimi dhe zhvillimi i rrjetit të dezinformatave, për të shkaktuar anarki dhe kaos, përmes një lëvizje anarkisto-revolucionare, që tani më është edhe grupim parlamentare(sigurisht që kjo lëvizje anarkiste jo rastësisht në kohet e fundit nga ana e Grupit medial Koha, po merrë impulse, hapsirë dhe përkërahje nga instruktoret e „Çetës“ së Companis Koha)
Kjo do të ishte skenari i parë apo tentative nr.1, që perms protestave dhe kaosit të përdoret ardhja në pushtet e Veton Surroit dhe mercenarve të tijë(kopje e propogandes së Gazetes Shqiptare dhe Top Chanal në Tiran, apo thënë më ndryshe skenari Rama- Ngjela- Gjinushi)
2.Mudësia që në zgjedhjet e ardhëshme përmes partive opozitare ta incojnë figuren e Surroit për kandidat të opozites për president të Kosoves. Ky skenarë do të dallojë nga modeli i parë,por do të jetë po aq i rrezikshëm ngase përmes propogandes mediatike, do të dezinformojn, dhe shpifin(forma të luftes speciale), me qëllimin e vetëm që të shpërlajn trurin e opinionit.
Të gjithë ata që kanë njohuri mbi zhvillimin e sistemit politik në Gjermani, apo më mirë thënë, zhvillimet e viteve të gjashtëdhjeta dhe në ato të shtatëdhjeta në pjesen e RF të Gjermanis, grupimet marksiste dhe anarkiste si dhe ato të ekstremit të majtë të ndikuara nga propoganda dhe literatura sovjetike dhe kineze kishin sjellë rendin kushtetues dhe demokratik të Gjermanis përendimore në pozitë ekstremisht të rëndë. Kjo kopje e keqe sot fatkeqësisht po i servohet sistemit politik dhe kushtetues të R. së Kosoves.
Në fundë dua ti rikujtojë z. Robellit dhe Grupit Koha se qytetaret e R. së Kosoves, kurrë nuk do ta përkrahin iden e Spartak Ngjeles për viktimizimin e 13.000 shqiptarve, ama shqipëtaret me apo pa dëshiren e juaj dhe Çetës së juaj, me shumë shije do ti preferojnë bakllavat dhe hallvet.
Mr. Lutfi Bilalli
(Autori është kandidat për Doktor shkencash-në studime evropiane, sistemi politik i UE)
04.03.2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Victoria Beckham urren prapanicën e vet
» Xhem Batoi Bytyçi: Kur fjala urren...
» REXHEP SHAHU - KUSH E URREN KADARENË
» Sabile Keçmezi-Basha: Mësuesi Hasan Bilalli, në mbrojtje të trojeve shqiptare
» Sali Berisha: Edi Rama e urren edhe Nënë Terezën
» Xhem Batoi Bytyçi: Kur fjala urren...
» REXHEP SHAHU - KUSH E URREN KADARENË
» Sabile Keçmezi-Basha: Mësuesi Hasan Bilalli, në mbrojtje të trojeve shqiptare
» Sali Berisha: Edi Rama e urren edhe Nënë Terezën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi