Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POEZI NGA FARUK BUZHALA(Më rastin e ditëlindjes)

Shko poshtë

POEZI NGA FARUK BUZHALA(Më rastin e ditëlindjes) Empty POEZI NGA FARUK BUZHALA(Më rastin e ditëlindjes)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 08, 2011 1:50 am

POEZI NGA FARUK BUZHALA(Më rastin e ditëlindjes) 197749_1451708271803_1806157215_824608_5565595_n

Më rastin e ditëlindjes

POEZI NGA FARUK BUZHALA

Epshet satanike

Sytë përgjakur pa gjumë
hapen
hapet dhe derë e ferrit
hyjnë shërbëtorët e satanës

frikë
tmerr anekënd
dhimbje klithma ofkëllima

rrapllojnë muret e trasha
ushtojnë koridoret paskaj
buzët e thara gjakosen
pushojnë zemrat së rrahuri

mbretëron qetësi varri.

Epiqendra e durimit

Një hap vetëm më duhet
ta arrij katastrofën
një hap mbrapa dështimi

gjendem në epiqendër të
vullnetit të mire

vetëm vështroj e nuk bëzaj
rreth meje çdo gjë vlon
në kazanin që dedikuar më është

Nata kur lugetërit vallëzojnë

Përhapet lajmi në të katër anët
sonte mos flini
hudhra në dhoma vini
se
do të zgjohen lugetërit
do të vallëzojnë
vallen e errësirës

Vallja e djajve

Me shokë përtoke
vështrojmë djajtë duke vallëzuar
vallen e fatit tone rreth neve.

Optimizmi mesjetar

Kujdes
pëshpëritë koha
sot duket kështu
e nesër
prap asgjë

Ca ide të verbëra ju mundojnë
mbuluar me pluhur shekullor
vonë do kërkoni shpëtim
duke gërvishur kokat.

Labirinthi

Të gjej fundin e labirinthit
bredhi andej
këndej bredhi

nga lodhja kuptoj se gjindem
prap në fillim të labirinthit
me shteg të mbyllur

Katastrofa

Evnuh në mori nimfomikesh
urtak në grumbull të çmendurish
dele në lukuni ujqish
engjëll në çerdhe djajsh

toka nën këmbë rrënqethet
paralajmëron katastrofë

Dasma e lirisë

Qeshuni
edhe pse në brendësi gjithë vaj jeni

gëzohuni
edhe pse jeni të përvuajtur

festoni
edhe pse duhet mbajtur ditë zije

këndjelluni
se koha është
bëhet dasmë e madhe
dasma e lirisë

kapuni pra dorë për dore
harroni vuajtjet mundimet
brengat e shqetësimet
dhe
rrokeni vallen e fitores.

IBRAHIM RUGOVA

Njeri me vyrtyt të lartë
i ndritur nga krenaria
dritë na bën edhe neve
në zemrat që kanë nisë të vyshken

Kur thotë PO- populli është në të

Njeri i urtë – në tempullin e diturisë
në rrugën e fitores i pari na prinë;
armiqtë i bën të stepin,ia kan zilinë
ta ç’rrënjosin mundohen me mish e me shpirt.

Kur thotë PO- populli është me të.

Zbrazja e kalit të Trojës

Me mund të madh
e zbrazëm kalin e Trojës
i mbetën vetëm patkojt
së prapthi ngjitur
në baltën e kësaj toke

thonë:
patkojt e prapthtë sjellin fat



Me rastin e ditelindjes te mikut tonë , poetit Faruk BUZHALA "Sofra poetike" shpreh dëshirat me te mira për te,duke i dëshiruar shendet ,lumturi dhe frymezime .
I festofsh edhe 100 ditelidje tjera.

Për "SORA POETIKE" Agim Gashi - Drenica
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi