Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramaban Xinovci:TE DAJTE

Shko poshtë

Ramaban Xinovci:TE DAJTE Empty Ramaban Xinovci:TE DAJTE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 08, 2011 2:05 am

Ramaban Xinovci:TE DAJTE 185942_169210663129036_100001203092112_403973_3928668_n

Ramaban Xinovci:TE DAJTE 161442_100001203092112_7231195_n
Ramaban Xinovci:TE DAJTE

Gezim te madhe kishim ate dite,
kur Nena neve, na jepte lajmin,
se tek Dajet neser do t'shkojm,
do t'vijne Dajte per te na marrun.

Gezimi jone, ai nuk kishte kufi,
kur vinte koha tek Dajte me shku,
sa me padurim e pritnim ate dite,
Dajot tone ne Terdec me i vizitu.

Nuk e harroi deri sa te jem gjall,
sa me gezim e marrshim ate udhe,
gezoheshin vellezrit edhe vet Nana,
ne Qerre Kuajsh shkonim tek Dajte.

Nje t'pase dite Vere te Qershorit,
dite me plot Diell e me vape shume,
n'hyerje t'fshatit, nene hije shelgu,
kishte dale gjyshja, ajo te na priste.

Gezohej shume, kur ajo na shihte,
e lumja une thonte, per nipat e mi,
gezohej per Nenen qe bije e kishte,
gezimi i saje, ishte gezim i pa kufi.

Shtat vellazeni Nene ajo i kishte,
qe te shtate ishin Dajot e mije,
prej ma t'madhit e deri ma i vogli,
gezoheshin per ne, porsi femije.

Dajon e katert, une dua me e dallu,
Halil me emrin, gjyshja e kish pagezu,
kur Kosova ajo ende lengonte rende,
asgje nuk e ndali ne shkolle me shku.

Nder te paret ish ateher n'Drenice,
Shkolle Drejtesije qe ai kishte maru,
ishin kohe shume te renda ateher,
gjithe te drejtat, ne na ishin mohu.

Kur Kryetare n'Drenas ishte caktu,
Shqiptaret te shkelur tane ishin ateher,
shpejt pastroi oborrin e shtepise se vet,
nga hordhite sllave qe e kishin gllaberu.

Sy patrembur, per qeshtje kombetare,
ai tane jeten e vete, per kete ka luftu,
qe Shqiptaret t'jene Zot t'vetevehtes,
jam krenare, qe nipi i tije kam qellu.

Gjyshja e Dajve, bashk me gjyshin,
ishin pleqe, ata te mire shume,
qdo nate prralla t'bukura tregojshin,
deri sa neve na vejshin ne gjum.

Fshat i bukur eshte fshati i Nenes,
gjithe e kam dashte si fshatin tim,
me njerzit e tije te dashur per mua,
shpesh e kujtoi me shume mallengjim.

Korrik, 1994, Heigenbrücken
Ramadan Xhinovci
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi