Vera Koka:Eshte bukur kur puna e mesuesit ecen paralelisht me dy corsi; mesimdhenie dhe mesimnxenie…!
Faqja 1 e 1
Vera Koka:Eshte bukur kur puna e mesuesit ecen paralelisht me dy corsi; mesimdhenie dhe mesimnxenie…!
Vera Koka:Eshte bukur kur puna e mesuesit ecen paralelisht me dy corsi; mesimdhenie dhe mesimnxenie…!
- "A good teacher is like a candle - it consumes itself to light the way for others"
- "A teacher takes a hand~Opens a mind & Touches a a heart"
- Copeza kujtimesh nga te dy proceset, si mesuese dhe si nxenese.
- Do perpiqem te sjelle momente te diteve apo nxenesve te pare. Jane shume, natyrisht, e Ju kerkoj ndjese nxenesve te mi qe nuk mundem ti permend te gjithe apo dhe shume prej tyre. Jane te shumte jo vetem nxenesit, koleget dhe bashkenxenesit e mi por dhe brezat qe kam kaluar dhe shkollat qe kam nderruar. Plot 37 vjet. E si e tille, nuk do mundem te kap as te gjitha paralelet qe kam kaluar e as te gjitha shkollat ku kam mesuar. E shumta e karrieres time eshte mesuese fillore dhe me e pakte, ajo si mesuese italishte dhe anglishte. Gjithsesi, kujtimet jane te shumta e te bukura ku pozitivja gjithmone ka qene evidente. Kur them pozitivja, e kam fjalen per rezultatet e nxenesve, qe natyrisht, ishin dhe jane satisfaksioni dhe kenaqesia ime e perditshme dhe, nje pjese, jo e vogel e gezimeve te mia familjare, te cilat me shoqeronin kudo, madje, dhe ne shtepi, ku femijet e mi shpesh me thonin: Mom where are you , still in school?!
- E megjithate te dashur miq, te parat jane te paperseritshme dhe te fundit jane me prane meje.
- Dita, javet, muajt, dhe viti I pare I punes time si mesuese ne shkollen fillore Klos, Burrel.
- Nxenesit qe mora ishin te klases se trete dhe kishin mjaft dobesi dhe kjo nga puna e mesueses qe I kish patur para meje. Sidoqofte do permend nje tjeter fakt qe me ka mbetur ne kujtese. Me vjen kontroll shefi I aresimti te rrethit (mendoni mua nje mesuese e re e sapo dalur nga bankat e shkolles), i cili, pasi kaloi nje giro neper klase, e vetmja dhe e para gje qe beri, qe kontrolli I parvazit te deres, atje ku askujt nuk I shkonte ne mend per ta pastruar( dhe pse jam quajtur manjake pas pasteritise , nuk me kish shkuar ne mend se duhet ta pastroja ate) dhe me nje ze autoritar me tha: " sheh pluhurin ketu mesuese ??! Eshte detyra Jota ta pastrosh". Mu duk sikur ma perplasi deren ne fytyre.
- Dita e pare te shkolla Kosova, 1999
- Mesuese ne nje shkolle me emer, ku e kisha patur enderr te shkoja, e ku edhe si banore e re e Tiranes, askush nuk me njihte. Kuptohej, qe ne ate kohe, prindert vraponin pas mesueseve me emer, dhe qe normale, kush q ai i verber qe nuk donte sy, e te tjerat mernin c’te mbetej. Natyrisht, me ra radha mua qe te isha nje prej tyre, megjthese, drejtoresha e shkolles Engjellushe Abazi, te cilen gjej rastin ta pereshendes me mjaft dashamiresi dhe respect te vecante, qe diten e pare qe u prezantova, me priti mjaft mire duke me thene: “Dukeni me mjaft bote shpirtrore dhe buonsens, Vera”, dhe me siguroi qe do te me ndihmonte me cdo gje , qe te ndihesha mire ne shkollen e saj.
- Ne diten e pare te shkolles prinderit vinin e pyesnin se kush isha, dhe une me “friken” por dhe me dashamiresine dhe embelsine time qe kurre nuk me ka munguar ne marredheniet me prinder dhe nxenes e qe jua a dhurova tek prezantohesha, filluan te merrnin fryme duke shpresuar se isha nje mesusese e mire per femijet e tyre. Mbaj mend te mrekullueshmit nxenes, jo pak por, 35, e ku 25 prej tyre qene te shkelqyer. Kur une e kam permendur kete experience ketu ne USA, tek studioja per Master, mbeten pa mend dhe nuk mund ta besonin faktin qe ne nje klsase me 35 nxenes te arriheshin rezultate te tille. Dhe akoma me I pabesueshem behej ky fakt per ta, kur Ju thoja se pervec nje teksit per nxensin e mesusesin, bankave, derrases se zeze dhe mureve, nuk kisha asgje tjeter. E kishin te veshtire te beson se shkrimi I nxenesve te klases se pare qe I tille, aq I bukur ( kisha ruajtur modele dhe u a prezantova). Ata nuk mund te besonin se nxenesit e klases se pare vetem ne 7 muaj ishin ne gjendje te lexojne e shkruajne me fjali.
- Ja te tille qene dhe jane nxenesit dhe mesueset e vendit tim te dashur, te zellshem e te etur per dije.
- Me qe me jepet rasti, do doja te vecoja disa prej tyre, te cilet kane qene modeli I nje mesuesi/je perfekte, inspririmi dhe frymezimi im, nxitja dhe motivimi im per tu bere po aq e dashur dhe e admiruar, sa dhe ata : Midis dhjetrave, do te vecoj te mrekullueshmit dhe me te aspirueshmit per mua : Engjellueshe Abazi, mesueset Aso & Shpresa te shkolles Kosova,, Rexhep Dardha, Farie Kuka, Rruzhdie Kola, Sofie Lishi ( ndjese paste) Natasha Ballabani, Lumturi Hoxha, Odeta Guri, Nurie Neli, Adem vata, Vasil Dhimitruka, Profesor Turrdiu, e dhjetra te tjere. urimi im shpirtror per ta: "QOFSHIT TE NDERUAR E TE VLERESUAR GJITHMONE" !
- Ato qe mbaj mend e qe kurre nuk i harroj jane ata, te emblit e mi, cicerimat e te cileve me mbushnin, e me mbushin shpirtin me nje ndjesi te bukur, ndjesi femije, ndjesi dhe kenaqesi qe me shoqeron e me pushton kudo e kurdo. Aq te vegjel, e sa shume perkushtim duke bere te pamunduren per te me kenaqur mua dhe prinderit e tyre. Dhe me vjen ne mendje zeri I qindrave qe sinkronizohen ne unison me njerin prej tyre, Stivi Ristani, zirin e te cilit, dhe pse kane kaluar 12 vite, e kujtoj njesoj si ate dite, “ Po tani meshueshe Vera, e kam bere me mire shkronjen “ R” e sa e sa te tilla, te bukura e te embla mund te permend. E mgjithate, gezimi dhe lumturia mes meje dhe nxenesve te mi te mrekullueshem te shkolles Kosova, nuk zgjati shume. Nje zonje tjeter ishte emeruar te vinte mesuese se shkollen tone dhe duke qene se vinte me rekomandime nga rangje te larta, me sakte ishte gruaja apo kunata e nje “ te madhi” te qeverise se atehershme, duhej patjeter te kishte privilegjin jo vetem te te gjeturit te pozicionit si mesuese( dhe pse nuk kishte vend bosh) por, dhe te merrte kalsen me te mire duke spostuar, larguar, pushuar, mesusen qe ishte me biografi te keqe e qe ne kete rast “ fatin” e kisha une…nuk do doja te dilja ketu por nuk mundem te harroj lotet e prinderve te femijeve (do te genjeja nese do mohoja te mijat), dhe perpjekjet e tyre me peticione e ankesa, qe nga drejtoria e shkolles, ajo e Aresimit te qytetit e deri te Ministria e Aresimit, per padrejtesine qe Ju behej femijeve te tyre, e perseri asgje…”peshku I madhe e ka ngrene e do ta haje te voglin”…por, zoti te hedhe me nje dore e te pret me tjetren…nje kolege imja, Shpresa, me te cilen punonim bashke te shkolla Kosova, kish takuar me nje te njohurin e saj qe ishte manager te shkolla Anglo Shqiptare “Fenix” dhe qe e kish pyetur nese njihte ndonje mesuese te mire qe dinte anglsiht. Asaj I kish vajtur mendja menjehere per mua e keshtu pas intervistave qe bera u pranova dhe fillova punen si mesuese ne kete shkolle. I lashe nxenesit e mi,por vetem si mesuese e klases, pasi kontaktet me ta vazhdonin dhe vazhdojne dhe sot, si me prinderit e tyre po ashtu dhe me femijet.
- Shkolla FENIX (1999-2002)
- Nje eksperience e bukur dhe e fundit ne karrieren time si mesuese ne vendin tim te dashur e si e tille vertet ze nje vend te rendesishem ne kujtimet dhe emocionet e mia si mesuese. Midis tyre, dy jane kujtimet qe me mbajne lidhur me nxenesit e mi qe tashme shumica e tyre jane neper bote.
- Dorela Kacurrelja, nje nga nxeneset e mia me te dashura, e qe e vecoj jo me shume se qe nxense e shkelqyer por se pati tipare krejt feminore ( te gjithe e donim, pra dhe nxensesit e mesueset e tjera).
- Nje dite prej ditesh, Dorela vjen ne shkolle me nje degez te vogel mimoze. Pasi ma tregon dhe me lejon ti marr ere, i lutem te me jape nje degez nga degeza e saj dhe ajo me ate te folurin e saj karakteristik ,me nje ze te brendshem dhe me qetesine e saj te vecante, me tha; “Po une kete kam per vete o mesuese, c’ti ndaje une kesaj” Nuk mundem ti pershkruaj emocionet qe ndjeva ato momente. Nje nxenese e klases se dyte, e cila, mund te shfrytezonte rastin per te qene “ e llastuara e mesueses” , apo “ e perkedhelura e mesueses” ne vend te gezonte e te vraponte te ma jepte te teren( me besoni kurre nuk do ta merja te teren,por nje degez e e doja) ajo qete, qete tha ate qe duhej te thoshte per dicka qe deshironte ta kishte te sajen( e verteta qe se dhe nuk mund ta ndaje pasi aq e vogel qe).
- Perseri me Dorelen :
- Dorela, shko te mesuese Odeta dhe me merr pak librin e matematikes, te lutem.
- Prit te mbaroj detyren e klases njehere mesuese, dhe pastaj. (Perseri une mbeta goje kycur). Nje tjeter mesim ky, nga nje nxenese e klases se dyte, pra first things first, gjerat e kryesore ne fillim e pastaj te tjerat, thone amerikanet, Pikersiht kete me tha Dorela me pergjigjen qe me dha.
- Nje moment tjeter po me nxenesit e shkolles “Fenix” .
- Nuk di ne qe kohe e lire apo ora e Edukimit fizik dhe po luanim volleyball. Ne nje moment djemte ishin ne avantazh dhe une qe doja te fitonin dhe djemte dhe vajzat ( dhe kur behet kampionti boteror i futbollit, pavaresisht skuadres time te zmeres, ne fund dua te mos kete te humbur, pra te fitojne te dyja skuadrat, hahaha), pra s’doja te humbur, dhe here mbaja anen e njeres pale dhe here te tjetres,e ne ate moment po mbaja anen e djemve dhe, qe Dorela ajo qe perseri me thote: “Po mesuese, Ju po I mbani me hater cunat”.
- Ne setin tjeter, me qellim qe te barazoheshin, une filloj mbaj anen e vajzave dhe po Dorela qe ajo qe “me qepi brinjet” duke me thene: “Jo, o mesuese mos na mbaj me hater, duam ta fitojme vete lojen, ne s’duam te bejne hile si Rubini dhe Rezi”. Te paharrueshme keto sequenca, te cilat dhe tani me mrekullojne kur I kujtoj !
- E para pune ne USA, Tetor 2002.
- Punoja si mesuese asistente nje nje kopsht dhe mbyllja dhe kopshtin. Nje nga prinderit vinte shpesh vone dhe me bente qe te mos arrija ne kohe trenin e radhes. Nje dite “e humba durimin" dhe I them :”Ju lutem, nxitoni se me iken treni”. Ai te nesermen kish shkuar te pronari per tu ankuar. Me pas drejtori me theret ne zyre e midis te tjerave me thote: “ E di ti, qe me leket qe paguajne prinderit paguhemi dhe une dhe ti?”. Nuk kishte nevoje per koment. Pra edhe pse une kisha relativisht te drejte ajo qe me thai me dha nje mesim te cilin e konsolidova ne vitet e me pasme. Nderkoh qe punoja te kopshti vazhdoja shkollen per te njehesuar diplomen. Qelloj nje dite qe erdha me vonese( jo vetem dhe minutat te hiqen kur nuk vjen ne kohe por kercenon te humbasesh punen) dhe ai me therret ne zyre duke me thene: "Nese nuk I ben dot te dyja, lere njeren, pra ose punen ose shkollen", e une pak e revoltuar I them: "Do ti bej te dyja se me duhen per te mbijetuar". Mire me tha,por, nese dhe nje dite tjeter nuk vjen ne kohe rrezikon ta humbasesh punen. Mesazhi qe I qarte.
- 2003,
- Filloj punen ne nje kopesht tjeter por me nje ndryshim, si mesuese dhe jo asistente.
- Ne lodhje e siper ( punoja 11 ore ne dite) I them Shanires, nje vajze pesevjecare, e qe qe pak e levizshme, ne gjuhen tone: “ Te rafte pika Shanira” , e ajo me pergjigjet duke me thene: “ I am not te rafte pika Mis Vera” qesha me shpirt dhe duke e perkedhelur thashe me vete: “ke te drejte Shanira”.
- Po te ky kopsht kisha nje asistente Americane, qe nuk kishte idene e punes me femijet, pra as te bente punen e saj si assitente. I them Drejtorit te ma nderronte me nje tjeter ose ne pamundesi te me linte vetem pasi keshtu do ta beja punen me mire. I kam zet njerezit qe nuk dine apo nuk punojne ashtu sic punoj vete. Ai me qetesi me tha: “Do me besh mire se do me kursesh ca dollare”, sidoqofte, nje keshille miqesore do t’ju jap me thote: “Perpiqu te mos stresohesh nga puna e te tjereve pasi me te tille do te ndeshesh perseri dhe meso si te jesh pak me tolerante dhe ndaj ketyre tipave. Perpiquni te beni me pak sa c’beni dhe te jeni pak me koperuese e ndihmuese me ato qe nuk dine, apo kane nevoje per ndihme, pasi keshtu do besh dy te mira; do ndihmosh nje person duke e aftesur ne punen me femijet dhe ne te njejten kohe do lehtesoshesh nga lodhja dhe nga stresi qe te kriojne persona te tille. Koperimi me te tjeret eshte me shume perparesi ne porcesin mesimor-edukativ ne USA. E vura vath ne vesh dhe kete pasi do me duhej, dhe vertet mu desh kur fillova punen ne shkollen me femieje me autism ku kasha tre mesues assistant.
- Shtator 2006
- Mesuese e nxenesve me Autism. Jo vetem nje experience e re per mua…nje shkolle me vete qe puna me keta nxenes. Diten e pare te shkolles Jennifer, nje nga nxenset e mia qe ishte diagnostikuar me Emotional Disturbed, me jep nje kartoline dhe duke me perqafuar me thote keto fjale: “THANKS FOR BEING MY TEACHER”! Emocionet, pse jo dhe perlotja ishin te justifikuara ne ato momente.
- Puna me nxensit e moshes parashkollore direct nga Board of Edukation. 2006-up to now>
- Jo me larg se njejave me pare, Sophia, nje nxenesja ime me nevoja speciale, vetem 4 vjec e gjysem, ndersa punoja me te ne shkrimin e shkronjave, me dha vertet nje mesim te bukur...jo me shume mesim, se sa me beri te ndjehesha mjaft mire..!
- Com on Sophia, You can do it! Hajde Sofia ti mund ta besh ate
- It's too hard miss. Vera! Eshte shume e veshtire miss Vera.
- It's not that hard, Sophia! Jo dhe aq veshtire Sofia.
- Yeah, Because you are a teacher! Po, se pse ju jeni mesuese( nenkupton faktin qe une e di)
STIVI & ARMANDO
ME NXENESIT E STAR AMERIKA
DALE POSACERISHT PER KETE DITE
1999
FESTA E ABETRES
SHKOLLA KOSOVA
STIVI & ME
ROBERT & I
THE GRADUATION DAY
ELENA & STIVI...LOVE YOU BOTH..!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi