Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PILO ZYBA:LULET E JETËS

Shko poshtë

PILO ZYBA:LULET E JETËS Empty PILO ZYBA:LULET E JETËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 08, 2011 2:44 am

PILO ZYBA:LULET E JETËS 183520_133376423397875_100001765539834_176040_5019046_n
PILO ZYBA:LULET E JETËS 187118_100001765539834_6323684_n
PILO ZYBA:LULET E JETËS

-Në festën tuaj -

Ti hap sytë, ndërsa lulja hap petalet e bukura të lulëzimit.Ato, janë të kuqe si kujtimet, si ndjenjat, si lumënjtë e gjakut që furnizojnë lulen e brishtë femërore.
Çudi! Vështrimi yt i heshtur, i përqëndruar, i ngulur mbi petalet e mëndafshta të lules.Ajo hesht! Petalet e saj janë një fletë e shkruar me mbresa. Ti, shikon në të të sotmen dhe, me ngjyrat e saj ëndërron të ardhmen. Sa bukur, vështrimi yt kërkon në orbitën e qerpikut të lules bukurinë e shpirtit e të ndjenjës së saj.
Por lulja nuk flet. Ajo të shikon harkun e vetullës dhe qiellin e thellë të orbitës së syrit tend dhe, lëshon nga shpirti i saj, lulëzim, aromën e këndshme. Lulet kështu flasin, me aroma dhe ngjyra. Këto ngjyra i ke edhe ti, vasha ime, në petalet e buzëve të vijëzuara, si vija e bukur e horizontit që ndan detin dhe qiellin e dëshirave të mia.Petalet e tua të purpurta, si petalet e luleve bëlbëzojnë aroma, edhe ndjenja, edhe fjalë, fjalë të dala nga oazi i bukur i kraharorit…
Ti e ndjen fëshfërimën e buzës së lules. Unë ndjej fëshfërimën e lules së buzëve të tua. Ndjej dhe dëgjoj muzikën, notat që luan harmonishëm fluturimi i lulëzimit tend shpirtëror. Më ngjan se jeni motra të një nëne. Keni lindur të dyja nga ndjenja e bukur e aromave, ngjyrave, këngëve që del nga gurgullima e zërit tuaj, që burimin e ka në thellësi të botës, në thellësi të ndjenjës njerëzore.
Ti vështron lulen, unë vështroj lulëzimin tend. U përkëdhel nga larg, pa kuptuar.Dëshirat petale këputen nga pema e frymëzimit dhe, bien në arën e bardhë të letrës, kthehen në lule. Lulëzojnë dhe me aroma shprehin dashurinë time për ju,për Ju lulet e mia. Për Ju lule, qofshi nëna, motra, femijë! Hijeshia juaj tretet në një vision të bukur dhe kthehet në këngë, në pikture,në një orkestër të madhe që e ka emrin, dashuri, jetë. Kthehet në një orkestër, ku Ju, jeni tingulli dhe sinfonia me e bukur e saj.Pa dorën, prekjen, puthjen tuaj e ardhmja nuk mund të lulëzojë. Dhe ne që mbështesim kokën dhe thurim ëndërra mes lulëzimit tuaj, bëhemi më të bukur, më të lumtur. Me puthjen dhe aromën tuaj fluturojmë qiejve të ndjenjës dhe jetës dhe, i falemi natyrës dhe i flasim asaj me zërin dhe pëshpërimën e puthjeve:
“Faleminderit, faleminderit, që na dhurove përjetësisht dhe bujarisht kopshtin e lulëzimit dhe aromave të tyre, pa të cilat, bota dhe jeta do mbetej e varfër”
Ti, puth petalet e bukura të lules, unë puth petalet e endërrave të tua, dhe kthehem në ëngjëll, në një engjëll të cilin vetëm ti mund ta shikosh në fluturimin e tij, dhe folenë që ka ngritur në strehën e bukur të shpirtit tend. Lulet e mia, lulet tona, lulet e jetës, që i jepni botës aromë, jetë dhe vijushmëri. Gëzuar ditën tuaj, që është lumturia jonë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi