Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me rastin e ditlindjes se poetit-POEZI NGA FRAN TANUSHI

Shko poshtë

Me rastin e ditlindjes se poetit-POEZI NGA FRAN TANUSHI  Empty Me rastin e ditlindjes se poetit-POEZI NGA FRAN TANUSHI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 08, 2011 3:39 am

Me rastin e ditlindjes se poetit-POEZI NGA FRAN TANUSHI  183282_192949517405592_100000716346990_543057_7062601_n
Me rastin e ditlindjes se poetit

POEZI NGA FRAN TANUSHI

Portreti yt

Gushë bardhë
borë e bjeshkëve të larta
rrezet e diellit kur e vezullojnë

Buzëvalë
që shkrijnë akullin
në një zemër ende të pangrohur

Ti – gjoks ngritura
mat’ horizontet
e ardhmërisë plot jetë

Flokëverdhat i mban kurorë
shtatit të hedhur
si motër e shtojzovalleve

Me sy të kaltër
dhe shikim dashuror
më sjell kthjelltësi qiellore

Më je herë engjëll
herë zanë
që ndihem kaq djalë
pranë kur më je


Dardania

Emër i vjetër
shekujve të tërbuar
çmendurisht

Nën gurë muranash
fshehtësinë e historisë
tënde e ruan

Me gishtat e gjymtyrëve
sakat
vitet për në rilindje numëron

Dardania
dardhania
kopshti i Edenit tim

(Poezia ime e parë Dardani - Prishtinë ..82)

Ky jam unë

...dhe kur hesht
në mendje bluaj

shumë lexoj
nga pak shkruaj

kur unë flas
mund të bërtas

dhe pse këndoj
ndonjëherë vajtoj

nuk urrej
veç dashuroj

gjithmonë puth’
por dhe kafshoj

një ,,xhind’’ qe e do jetën
egërsirë për të padrejtën

ngjaj në engjëll më trup njeriu.

Pse Kosovë

I ke rrudhë vetullat
edhe gazi
në buzë është ngjizë
A mos ndoshta
ke humb luftën
apo shtati
prapë të është lidhur

Ndoshta plaga
rënkon prapë
dhe me ofsha
klith nga mundi
mos gërshërët
djalli i mpreh
shtatit tënd
nga kalon lumi

Zot e djall
nyjën ta lidhin
se kem shpatën
e Lekës për derë
mbi ty s’do të lëmë gërshërë
pa e ndezur dhe një herë.

Unë dhe ata

kur kam lindur
me kanë thënë

nën ,,akordimin’’ e vajit tim
të tjerët qeshnin

unë hesht
kur të tjerët qajnë

duke u ngërthyer
në brendinë e botës sime

pra unë si për ,,inat’’
nuk qesh as nuk qaj

se me ta ... këndoj

Të pandarit e ndarë

unë isha aty
ku plaga kurimin kërkonte

në motet e valëzuara
pa shpresë e trazim

sot kur të qetësuar jeni
ma ,,lejoni’’ dhe mua qetësinë

po nuk duhem tjetër
mos brengoseni ...

me hidheni tej purgatorit
ku drita e terri rrugët ndajnë

për ne ...
të pandarit e ndarë

Zogj të qyqes

Zogj të qyqes
qyqen e braktisen
sapo këngën e saj
e mësuan

Gu gu gu
Gu gu gu
Për ty
Qyqe

Zogj të qyqes
botën në sy e morën
ku të ikën qyqet
qyqe moj për Ty

Ty që nuk të kam taktuar kurrë

Nëse me takon
ndonjëherë
ke për t’u ,,penduar”
po më dashuron

ke për të vuajtur
një jetë të tërë
për mua
apo me mua

,,ruaju ’’ nga unë
djalli dhe engjëlli
i mbështjellë
në lëkurën e trupit
të njeriut

Aty ku jemi pagëzuar

Aty
ku tokë e qiell
shpirtërisht puthiten
Engjëj dhe njerëz
mëshirshëm i luten krijuesit

Aty
ku kemi lindur
Unë dhe Ti
ëndrrat më të bukura
ku i ëndërrojmë...

Aty
ku për atë vend
zemra rrah
pa përtesë dhe plot
dashuri...

Aty
është..tempulli
shtëpi e zotit
kjo Lule ...
në Dukagjin...


Poezite jan marre nga libri ne botim “Jeta e cenzurueme” dhe ishin te organizuara ndryshe grafikisht.

SHËNIME PËR AUTORIN

Fran Tanushi, lindi në Dukagjin - GJAKOVE në vitin 1963. Shkollimin fillestar dhe atë të mesem i përfundoj në vendlindje - Gjakovë.
Në Prishtinë studioj Filozofinë dhe Soiologjinë,ku edhe reflektoj në levizjet e kohës, si dhe në botën letrare dhe artistike të atyre viteve. Për shkaqe subjektive u tërhoq nga atdheu,dhe nga viti 1989 u vendos në Bavari (Gjermani) .
Shkruan poezi dhe prozë zhurnalistike; mirret me pikturë dhe shkrime dramatike. Njëherit editon dhe drejton Revistën Libertas.
Jeton dhe vepron në Augsburg të Gjermanisë ,në lidhje të pa shkeputura me vendlindjen.

S Q A R I M

Ditlindja e poetit Fran Tanushi ishte me dje me 07.03.2011, por une nuk arrita ta beje postimin diten e ditlindjes, pasi isha ne udhtim shume larg nga vendbanimit.



URIMI YNE PER DITLINDJEN

Ne emer timin dhe te rrethit letrar “Sofra poetike”, poetit dhe mikut tone Fran Tanushi, ia urojme ditlindjen me deshiren qe ti jetoj edhe 100 vjet tjera te lumtura dhe te na dhuroj edhe shume poezi dhe libra tjere! Gezuar!

Per "Sofra poetike", Haxhi Muhaxheri

Prishtine, 08.03.2011


Këtij urimi i bashkangjitem edhe unë Agimi me dëshirat për jetë të gjatë e suksese në veprimtari!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi