Miranda Haxhia:Qosja- urithi që u verbua kur pa dritë
Faqja 1 e 1
Miranda Haxhia:Qosja- urithi që u verbua kur pa dritë
Qosja- urithi që u verbua kur pa dritë
Miranda Haxhia
Pas 21 janarit u rishfaq një lloj urithi, një urith me sy të vegjël, me qime të
rralla, me këmbë të vockla, me një bisht tinzar, me shputat e parme të mëdha e thonj të gjatë. Ishte kafshëza më e shkathët që gëlonte nën tokë. Qimet e mbulonin çdo drithërimë të qënies së tij. Rrudhat e ulëta të lëkurës së veshëve e bënin të dëgjonte vetëm tingujt e nëndheut; sytë e vegjël i mbante gjithmonë futur thellë në lëkurë, siç fuste biçakun gjyshi im në xhepin e setrës, pasi therrte kecin. Larvat, insektet, minjtë ishin dashuria e tij grykore.
Sytë e tij ishin më dinakët në mbretërinë e territ, të llagëmit. Kishte aftësi
të dallonte ku ishte dheu i lagësht, ku ishte i butë, ku gërryhej lehtë e ku
kishte shkëmb. Kur hapi tunelin e parë poshtë, shkeli me këmbë gjithë gjallesat e dheut, që nga njëqelizorët e deri te shumëkëmbëshat, pastaj tunelin e shndërroi në labirinth. I endur lart e poshtë, majtas e djathtas në labirinthin e tij, kudo ku kthehej, linte një titull simboli të ekzistencës së vet. Në një nga ato reflektimet e tij mes territ dhe tunelit, mendoi se mos do ishte më mirë që emrin ta kishte Qosiq, por kjo do ta vinte në konflikt me fisin e –IQ-ëve e do ngatërrohej fama me përdhosjen në botën e poshtme.
Llagëm pas llagëmi, ai bashkoi një ditë tunelin e tij me ujëdhesën e një fare të keqe që e kishte emrin urrejtje. Llum. Baltë. Mushkonjë cimbitëse e malarike. Ai urith i vockël që u zmadhua pak e nga pak jo nga përpjestimi harmonik i territ me ngjyrat, por nga tunelet e panumërta që gërmoi e nga thonjtë që i rriteshin të mbushur me vemje nëntokësore, për ca kohë u mor me gjithë gjallesat e botës përqark.
Kur Kim Mehmeti shkroi romanin “Vitet e urithit” dhe kur do perifrazonte "Ne jemi fëmijët e viteve të urithit, u rritëm në një kohë kur duhej herë të bëheshim të padukshëm, e herë të dilnim në sipërfaqe sa të shihnim se jemi ende të gjallë!" – e thënë kjo nga një personazh i librit, nuk mendoi se një urith i vogël, si virus shkatërrimtar do të bëhej i pamëshirshëm ditën kur lakmia për lavdi dhe për hakmarrje do ta çonte llagëmin e tij drejt sipërfaqes, drejt dritës; se ai urith i vogël si të ishte një kopje e shëmtuar e akademikut serb, Dobrica Qosiq, kur u rrek të shikonte dritën, u verbua.
Verbëria e tij u shkulmua në urrejtje të shfrenuar ndaj gjithë atyre që lëviznin normal mbi tokë. U turr me turinjtë e tij të verbër kundër letërsisë shqipe e shkrimtarëve shqiptarë, duke synuar atë që nuk e kishte dot vet- suksesin, dhe njeriun që e mbarte këtë sukses- Kadarenë; u turr me thonjtë e tij drejt demokracisë së brishtë shqiptare duke kutërbuar urrejtje patologjike kundër kryeministrit shqiptar, për të fituar atë që nuk do ta ketë kurrë, apogjeun e fjalës dhe të qënët patriot.
Sintaksa e tij, me paragrafe të përsëritur godet po aq pamëshirshëm sa kamzhiku I diktaturës komuniste që godiste mbi të njëjtin vend plagë në kurrizin e mbi 6 mijë të vrarëve, të mbi 17 mijë të burgosurve, të një mijë të vdekur në burgjet e tmerrshme; mbi 22 mijë të internuar vetëm në periudhën 1945-1954, mbi jetën e 9 mijëve që vdiqën nëpër kampet e internimit. Një urith akademik që dhunon lirinë dhe shtetin me gjuhën e tij helmuese. Nuk e gjeti mbi tokë regjimin e tij të dashur komunist dhe u zhbë në arsyetimin e tij për tunelet dhe rolin e tyre.
Nuk e gjeti mbi tokë mendësinë e këmbimit të tokave me serbët dhe u atrofizua në qimet e tij të rralluara nga mungesa e dritës. Ky lloj urithi i viteve të urithit e dinte se të gjitha ngjarjet që i rrëfenin… kishin së paku nga tri domethënie: atë që ua japim dhe u besojmë ne, atë që e besojnë dhe e thonë të tjerët, dhe domethënien që e kalb dheu, së bashku me të ndjerin, që atë domethënie përjetë e ka mbajtur të mbyllur në vetvete.
Çudia e kësaj kafshëze ishte se njeriu nuk dinte çfarë të bënte me të, ta donte apo ta urrente. Kur hante ato kandrrat e vogla, i bënte dobi njerëzisë, por kur shkatërronte rrënjët e bimëve, atëhere, urithi kthehej në një xhind të vogël të territ. Ccudia tjetër ishte se njerëzia nuk e dallonte dot sa ishte duke gërryer dheun në errësirë; kur shembej, dilte pjella e llagëmve, verbohej dhe ulërinte nga dhimbja që i shkaktonte drita e njeriut. Ishte një urith i ngjashëm me Nerium oleander lulen helmuese që zgjaste gjethet e në majën e tyre grumbullonte helm.Kjo specie e rrallë me cilësitë e gjethes helmuese, me verbërinë e urrejtjes dhe të gjenerimit të fjalës, ky lloj virusi të cilin me lezet e shmangën, pothuaj e izoluan qytetarët dhe intelektualët e Kosovës, na është ngjitur keqaz. A thua po kërkon mbi tokë lavdinë e llagëmeve që hapi nën tokë?!
Se këtë lavdi do ta fitojë kur të zhytet sërish atje ku ishte, në kërkim të simboleve të humbura në ccdo kthesë labirinthi që e hapi me aq pasion. A thua do ta kuptojë një ditë urithi që po zë vend në ngrehinën e një publicistike të mërzitshme, ekstremiste, tipike komuniste, se për sa kohë nuk është i zoti të jetojë tërësisht si qënie njerëzore, të paktën të përpiqet të bëjë më të mirën që të mos jetojë si kafshë. Kur e njoha, po pastronte nga lëngjet e trupit nervin optik të fyer…, ashtu si demonët kur lëshojnë britma të forta në ferr duke shpresuar se kështu do t’i shpëtojnë dënimit, ky i verbër nga toba, nuk e di se ka nxjerrë nga goja dy të vërteta të thella…atë për veten e vet kur shikonte, nën tokë – dashurinë për komunizmin dhe tani që është i verbër, mbi tokë- urrejtjen për shtetin demokratik shqiptar dhe Shqipërinë.
Dashamiresisht,Miranda H
.www.alb-shkenca.org)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi