Kujtim Stojku:MËKATI IM.
Faqja 1 e 1
Kujtim Stojku:MËKATI IM.
Kujtim Stojku:MËKATI IM.
Mendoj se jam i pa fajshëm por jo i pa mëkat
Dhe kështu në plogështi shëtis nëpër natë
Nata është e qetë përveçse pastruesëve t’ bashkisë
Thellë në shpirtin tim ndizen shkëndijat e gëzimit
Prandaj dua t’ju rrëfej gjithmonë pa pushim
Ato që nga bota mua m’duken të çuditshme
Dhe unë botës që i dukemi marrë.
I kam kënduar dhe ferrit por atje s’kam qenë
I kam kënduar yjeve, diellit që ndriçon gjithsinë
I këndova me zjarr rigjenerimit të jetës
Robreshës epshndjellëse të zemrava –dashurisë
Kam vënë gishtin mbi plagët e kryeqytetit
Por m’thonë s’është mirë të shkruash për shëmtinë
Se rrugët e tij përlesheshin me njëra tjetrën
Duke e lënë të trullosur njerzinë.
Por unë nuk mendoj se ky është ndonjë mëkat i madh
Sepse qëllimi ishte t’hapeshin horizonte të reja
E kështu më pas nga bukuria t’mahniten
Dhe t’mos flasin thjeshtë vetëm për disa gjëra
Porpërballë kësaj plogështie,hutimi,unë ngre zërin tim
Që t’bashkohet me diellin kur është në përndim
Që plogështinë e territ që po lindte
Ta ndizja fuqishëm me vargje poezie.
Unë u kam kënduar stërgjyshërve me ëndrrat e mia
Se prej tyre më rrjedh në deje gjaku i im
Prandaj gjëmon gjith vrull sharkia
Në këngët epike të popullit tim.
Në çdo fjalë e varg jam munduar që t’jap ndjesinë time
Dhe ju e keni parë se shpesh dhembshuria më ikte
Kur kujtoj poshtërsitë që n’shekuj si male mbi shpinë na ran’
E si t’mos thuash çdo plagë e vendit tim dhëmb, ka vaj.
Pasatj një qen të ngordhur n’mes rrugës kujtoj
Dhe erën e kërmës që shpërndahej përrreth
Qentë rrugaçë që shëtisnin turma turma
Ku papritur mund ta pësosh nga ndonjë dhëmb.
Jam munduar që vargjet e mia ti spërkas me nektar
Ndjenjës së bukurisë me nderim ti falem
Vetëm para të shenjtit altar
Rrëfehem dhe m’falen mëkatet...
Fund.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kujtim Stojku:Mëkati.
» Kujtim Stojku:URA.
» Kujtim Stojku:UNI IM
» Kujtim Stojku:Absurd.
» Kujtim Stojku:PËRMBYTJE
» Kujtim Stojku:URA.
» Kujtim Stojku:UNI IM
» Kujtim Stojku:Absurd.
» Kujtim Stojku:PËRMBYTJE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi