“REPETICIORUM EST MATER STUDIORUM”
Faqja 1 e 1
“REPETICIORUM EST MATER STUDIORUM”
Adnan Abrashi: ‘’Repeticiorum est mater studiorum’’
“REPETICIORUM EST MATER STUDIORUM”
Nga Adnan Abrashi
“Repeticiorum est mater studiorum” (“përsëritja është nëna e të mësuarit”) , thonin latinët e vjetër. Dhe kjo është e qëlluar. Por, për ne shqiptarët, jo vetëm e qëlluar, por edhe tejet e nevojshme...
Pikërisht para 96 viteve, në ditën e festës tonë të madhe kombëtare të Flamurit dhe Pavarësisë, nga ballkoni i shtëpisë së Xhemil Beut, Ismail Qemali mbajti një fjalim të shkurtër para popullit të Vlorës dhe rretheve të tjera, ku ndër të tjera tha:
“Ja, pra, ky është flamuri ynë! I kuq e me shqiponjë dykrenare në mes. Dhe tani të gjithë bashkohuni si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për ta përparuar e për ta qytetëruar, si i ka hije Atdheut tonë të lirë. Duke përfunduar, nuk më mbetet tjetër gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Math për bekimet e Tij...”.
Dhe sot.si kujtesë ogurzi, pikërisht pas 96 viteve, në dy pjesët e gjysmave të një trungu të pandashëm të quajtur SHQIPËRI, ngjau diçka që më së paku duam të besojmë të jenë si ngjashmëri: MARRËZIA! Po, po! Marrëzia!
Jo aq moti, në Senatin e njërës anë të gjysmës së këtij trungu, disa, thuaja përzgjedhës të popullit, e votuan një ligj, i cili, në hapësirën e një pashallëku të vetëshpallur, nuk parasheh që dita e 28 Nëntorit, të na bëhet si kremte zyrtare.
Merreni me mëndë! Me këtë ligj, festa asaj “lecke” të gjakosur ndër mote dhe me shkabën e zezë dykrenore në mes, të cilën, duke e ngritur para më se një shekulli simbolikisht në Vlorë, plaku i urtë i kombit, Ismail Qemali, na damkos si vatan, me emirin e bekuar SHQIPËRI, ajo sot, nëpër kalendarët tona, nuk do të “shkarravitet” me ngjyra të dukshme si ditë pushimi dhe kryeministri i saj me gjithë administratën, do ta festoj atë ditë në zyre duke i kryer detyrat e veta kushtetuese...
O tempora, o mores!
Që nga ajo kohë kur lindi, e reshtur nëpër mote, kjo “leckë”e gjakosur njollëzezë, qe për ne gjithçka! Çdo gjë mbi të gjithash! Fashë për plagët tona, qefinë varrimesh, bajrak çiftëzimesh, emblemë djepash në kokë të foshnjave, vjershë ninullash, strofë këngësh kreshnike me lahutë dhe çifteli, prijëse nëpër beteja dhe luftëra për liri...dhe kështu sërish prej fillimit dhe bredhjes tonë nëpër histori...
E, sot, një SENAT deshi ta varros atë pavdekësi!?
Nuk ka më keç, a po? Në dukje, jo! Por, ja se ka! Ka edhe më keç dhe ajo ndodhi! Ndodhi më zi pikërisht në AMË; mu në zemër të ati trupi të copëzuar! Mu në atë odë të madhe të shqiptarisë, ku kjo “leckë” e gjakosur u bë mit dhe embleme e pavdekësisë.
Sikur te ne çdo gjë përsëritet? Po, po, përsëritet! Dhe...çuditërisht, edhe MARRËZIA.
E shikoni? Edhe kjo tjetra u bë ngjashëm në SENAT! Në një tubim të sojit burrash, kinse të urtë dhe të mençur?.
Çfarë blasfemi kombëtare?!
Çfarë përulje degraduese morale?!
Në qytetin e bekuar të Vlorës, një Senat i një shtëpie të lartë të dijes, i quajtur UNIVERSITET, i propozon vetes të sakatohet. Të cungohet, sepse nuk duron dot të quhet “Universiteti i Vlorës – Ismail Qemali”, por, vetëm, “Universiteti i Vlorës”.
Merreni me mënd? “Më të mençurit” të kësaj skrofulle të dijes, turpërohen ta mbajnë emrin e babait tonë të kombit, Ismali Qemali?!
Por, sa jehoj si marrëzi ky propozim, po aq duhet të merret si e qëlluar, në njëfarë mënyre. Deri sa në të, të ketë kësi soji pedagogësh dhe ligjëruesish, ndoshta ky Universitet edhe nuk meriton ta ketë atë emër madhor?!
Duket cinike pa sa ky konstatim, a po? Ashtu edhe është. Një përgjigje adekuate dedikuar cinizmit konkret.
Ha, ha, ha...Unë vazhdoj më tej të qeshem. Me buzëqeshje përplot cinizëm, kuptohet.. Sepse, nëse bëhem serioz, atëherë, këtyre bajlozëve më duhet t’ju porosis kështu:
Ooo... senator, parlamentar, pseudo dijetar dhe intelektual mediokër! Sa herë që doni mbytni dhe varrosni trupin, por nuk vdes dot shpirti...
Dhe...e vërejtët edhe vetë! Kot tentuat ta varrosni pavdekësinë...
Vërtetë përsëritja e kujtesës është nëna e të mësuarit , apo jo?
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi