Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Brahim Krasniqi

Shko poshtë

Poezi nga Brahim Krasniqi Empty Poezi nga Brahim Krasniqi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 11, 2011 10:39 am

Poezi nga Brahim Krasniqi 190033_1456152582908_1806157215_829862_1076276_n

POEZI

NGA BRAHIM KRASNIQI

PESË LULE ME VESË

Ca lule me vesë
Me aromë Trëndafili
Shtatlarta fortesë
zë t´ëmbël Bilbili !

Lirshëm të hapëroni,
në këtë botë llahtare
Kurrë mos harroni
Qenjën tuaj Kombtare !...

Ta vrisni urrejtjen,
shtypjen tiraninë !
Por, kujdes traditën ,
t´kaluarën tonë Lavdinë.

Zogj në qiell më Re ,
me erë dhe fortunë !
Fat i tillë për Ne ,
t´ përndjekur më dhunë!

Pesë vjollca n´ Pranverë,
Pesë gonxhe - trendafil!
T´ freskëta dhe erë ,
Dafina dhe aromë zymbyl !

Haid, 08.03.1999

LAPIDAR NDER MOTE
( Kushtuar të katermbëdhjet dëshmorëve të rënë në Baran të Epërm për mos ndrrimin e Fesë)



Venitur ndër mote ,
ndër flake- tym e stuhi !
Ngre shtat vepra Jote ,
O ! Trim Hazir Ali !...

Rrëz kodrës Qerhanë,
t´ katërmbdhjetë Dëshmorë.
Thanë në gjuhën nanë ,
sot, do bijmë Therorë !...

Kurrë s´ ndrrojmë Fenë,
jem t´ bijtë e shqiptarit.
Për jetë s´ i nënshtrohemi ,
sot këtij Savë LLAZARIT.

Mu ne atë ditë kobi,
të rëndë llahtarë!
Nën shpatë Savë BATARJA,
vuri ca Shqiptarë.

Nga kodra e Turjakës,
se ç´ ju vërsul Topit !
Merr n´ shenjestër thotë ,
Kullat e Vranocit.

Rëndë gjemoi Topi,
rëndë dhe me duhi.
Duke goditë Kullat ,
mu përmbi çati.

Qëlloi n´ Kullë Sylë Rexhën,
dhe Haxhi Bajraktarin !
Do ta njofin sot ,
këtë Savë Gospodarin !

Shpejt janë tubuar ,
fisetë dhe parija.
Erdhi bacë Gërvalla ,
dhe njaj Shaban Haxhija .

Heu lugu i Baranit ,
bujarë dhe malësorë.
Seç i´ u vajti moti ,
prore me Armë n´ dorë.

Pushkën seç ia këtheve .
Kralit edhe Mbretit,
këtijë Mydesarifit,
që n´ kohën e Hyrrjetit.

N´ kuvend seç¸ janë ulur,
Sylë Rexhë dhe Bajraktari !
Me pas duke i ndjekur ,
ai bacë Kadri Miftari.

Populli do këndojë ;
Për trim Zenel Binakun !
Copë e grimë , thërmizë,
bënë shtizën me Bajrakun.

Ngritur n´ lapidar ,
do t´ qëndrosh ndër mote.
Kurrë s´ do të ngelë,
n´ harresë vepra Jote!...

TIM ETI
( Babait tim ne shenje kujtimi dhe nderimi gjer n´amshim ! )


Kraheror si graniti !
Rrugëtimin sa një shekull;
Diell dhe Hënë shendriti !
Plis i bardhë mbi vetull.

Kalorës i harlisur,
shtathedhur si Atlet!
Shtegëtare ca i molisur ,
qe n´heshtje t´flet!

Trup dhe kockë t´pa ndarë ,
rrenjët n´këtë tokë t´shqiptarit ;
Punëtori i zellshëm n´arë.
Këngë e vaji prej mallit !..



Haid,28.11.2000

Për "Sofra poetike" Agim Gashi - Drenica
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi