Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parlamentarët: Marti dështoi të paraqes prova për akuzat e tij

Shko poshtë

Parlamentarët: Marti dështoi të paraqes prova për akuzat e tij Empty Parlamentarët: Marti dështoi të paraqes prova për akuzat e tij

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 11, 2011 6:26 pm


Parlamentarët: Marti dështoi të paraqes prova për akuzat e tij

Parlamentarët: Marti dështoi të paraqes prova për akuzat e tij 11dick610x-28


Në Strasburg dje është mbajtur një takim i Komitetit të jashtëm të Parlamentit Evropian, që ishte fokusuar në akuzat për trafikim të organeve në Kosovë, gjatë konfliktit në vitin 1999. Në këtë takim mori pjesë edhe autori i raportit, Dik Marti. Takimi ishte i mbyllur për gazetarë, por pas mbledhjes, anëtarët e Parlamentit Evropian thanë se zoti Marti kishte dështuar të paraqiste çfarëdo prove lidhur me akuzat dhe i ka akuzuar anëtarët e PE-së, që ishin kritikë ndaj raportit të tij, për anim, shkruan e përditshmja Irish Times.

“Problemi ishte se ai e paraqiti raportin e tij në mënyrë të ashpër dhe pastaj ne i bëmë pyetje në mënyrë të ngjashme të ashpër dhe ai filloi të na sulmoj neve”, i tha gazetës anëtari i PE-së nga Gjermania, Bernd Posselt.

Ai më tutje theksoi se “ai duhet të japë përgjigje e jo t’i sulmoj njerëzit që i shtrojnë pyetje”.

Më tutje, zoti Posselt tha se raporti “nuk ishte serioz” dhe shtoi se ai kishte dëshiruar të “dëgjoj fakte serioze e jo polemikë dhe e gjithë ajo që ne patëm, ishte polemikë dhe opinione”.

E përditshmja Irish Times transmeton fjalët e anëtares së Parlamentit Evropian nga Gjermania, Doris Pak, se “reagimi i tij ishte shumë ofensiv”.

Sipas saj, “së paku 90 për qind të evroparlamentarëve, që i kishin bërë pyetje Martit, ishin shumë kritikë ndaj raportit”.

Ajo theksoi se “në fund ai ishte aq i furishëm dhe na sulmoi të gjithë neve dhe akuzoi se jemi të njëanshëm, sepse ne i njohim këta njerëz në qeverinë e Kosovës”.

Duke theksuar se “kuptohet se i njoh këta njerëz, pasi kam punuar në rajon për 24 vite”, zonja Pak shtoi se Dik Marti nuk ka paraqitur emra të dëshmitarëve, të viktimave ose të organeve, që dyshohet se janë trafikuar.

Irish Times shkruan se kur gazeta i është afruar, Dik Marti ka refuzuar ta komentoj përmbajtjen e raportit ose përfundimin e dëgjimit.

Merret vesh se ai ka thënë në dëgjim në PE, se programi i mbrojtjes së dëshmitarëve është i nevojshëm në Kosovë, para se ai të paraqes më tepër detaje për dëshmitarët lidhur me akuzat për trafikim të organeve, pasi jeta e tyre ishte në rrezik, shkruan e përditshmja Irish Times.

>> Dik Marti i drejtohet një komisioni të Parlamentit Evropian
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi