Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gadafi kërcënon BE-në

Shko poshtë

Gadafi kërcënon BE-në Empty Gadafi kërcënon BE-në

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 11, 2011 6:28 pm


Gadafi kërcënon BE-në



Gadafi kërcënon BE-në Muammar-Gaddafi-460


Udhëheqësi libian, Muamer Gadafi, ka kërcënuar Bashkimin Evropian, duke thënë se do të ndalojë të përkrahë luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

“Nëse Evropa nuk e mbështet dhe e shpërfill rolin aktiv të Libisë në luftën kundër imigracionit, Libia do t’i ndalojë të gjitha përpjekjet në luftën kundër terrorizmit dhe do të ndërrojë krejtësisht politikën ndaj Al Kaidës”, ka thënë Gafafi.

“Tripoli do të ndalojë edhe luftën kundër migracionit të paligjshëm, kështu që miliona zezakë do të vijnë në Evropë”, ka paralajmëruar lideri libian.

Mesazhi i tij vjen në kohën kur liderët e Bashkimit Evropian janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar situatën në Libi dhe masat eventuale kundër regjimit libian.

Franca dhe Britania, kanë ftuar Bashkimin Evropian ta njohë Këshillin e rebelëve të Libisë si entitet të vlefshëm politik.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron, në një letër të përbashkët, thanë se është bërë e qartë se regjimi i Gadafit e ka humbur legjitimitetin dhe se ai dhe grupi i tij duhet të largohen nga pushteti.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë po synon të tërhiqet nga komentet që i ka bërë shefi i inteligjencës së SHBA-ve, Xhejms Klaper, se regjimi i Muamer Gadafit në Libi, me gjasë “do të mbizotëroj” në luftën kundër forcave kryengritëse.

Këto komnente ai i kishte bërë në një dëgjim në Senatin amerikan.

Zoti Klaper tha, poashtu, se nuk ka indikacione se Gadafi do të tërhiqej dhe do të ofroj një zgjidhje të shpejtë të krizës. Ai ka shtuar se forcat e Gadafit janë më mirë të pajisura se kryengritësit.

Tom Danilon, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit Obama, më vonë e ka kritikuar analizën e zotit Klaper si “statike dhe vlerësim njëdimenzional”.

Danilon tha se izolimi ndërkombëtar i Gadafit dhe përkushtimi i popullit të Libisë, për ta përmbysur Gadafin, mund të kenë rëndësi madhore në finalen e ngjarjeve në Libi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi