Shqipëria, rreze shprese në Evropën Juglindore

Tirana
Nga Stefan Wagstyl, “Financial Times”
Nuk ka dalje nga vështirësitë me të cilat po përballet Evropa Qendrore dhe ajo Lindore. Rajoni po shkon drejt një recesioni ekonomik, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, me bankat nën presion, investimet kanë rënë dhe papunësia po rritet me ritme të shpejta. Panorama e përgjithshme për shtetet më të dobëta është e tmerrshme. Hungaria po përballet me një rënie në Prodhimin e Brendshëm Bruto me 5 për qind, këtë vit, Ukraina me 10 për qind, ndërsa Lituania me 12 për qind. Por është e gabuar të dënosh gjithë rajonin në bazë të rasteve më të këqija që përbëjnë tituj gazetash. Në mes të amullisë, ka disa rreze shprese. Së pari, disa vende janë shumë më mirë se të tjerat, veçanërisht Polonia, ku ekonomistët akoma presin një rritje pozitive ekonomike me 1 për qind. Pavarësisht se e ulët, kjo është rritja ekonomike pozitive më e lartë në vendet e Evropës Perëndimore. Të vetmet shtete që kanë një panoramë më të mirë për 2009 janë Shqipëria dhe Azerbajxhani.
Ekonomitë e tjera të Evropës Lindore po provojnë se janë më fleksibël se sa ato të Evropës Perëndimore ndaj krizës. Ndërsa kompanitë po shkurtojnë vendet e punës pothuajse kudo, në Evropën Lindore ato po shkojnë më tej duke ulur pagat e punonjësve që kanë. Megjithëse pagat janë shumë më të ulëta se në Perëndim, punëdhënësit privatë po bëjnë ulje të tyre deri në 30 për qind. Qeveritë gjithashtu po ecin në të njëjtën rrugë, veçanërisht në Lituani, ku ministrat kanë marrë 15 për qind, shkurtime nga pagat dhe po përgatisin të njëjtën gjë për punonjësit e administratës publike. Askush nuk do të trajtohet në këtë mënyrë, por vitet e krizës ekonomike nënkuptojnë se evropianët lindorë janë më të përgatitur për këtë tronditje se sa evropianët perëndimorë. Gjithashtu, me ekonomi më pak të zhvilluar, evropianët lindorë shpesh gëzojnë lidhje më të afërta familjare se sa evropianët perëndimorë, duke përfshirë këtu lidhjet me të afërmit që jetojnë ende në fshat. Për shembull, nëse kriza godet njerëzit e varfër në Rumani, ata mund t`u kthehen burimeve tradicionale, një opsion që vështirë se ekziston në Evropën Perëndimore. Së fundi, çështja alarmante e borxhit në Evropën Lindore duhet të kihet parasysh. Borxhi i jashtëm bankar i Evropës Lindore – përfshirë edhe Rusinë, Turqinë dhe Ukrainën - 1.700 miliardë dollarë ose 1.295 miliardë euro, siç njoftohet nga Banka për Borxhet Ndërkombëtare, është i madh. Por banka “Erste” thotë në një raport të saj të fundit se, kjo duhet parë në kontekstin që në Evropën Perëndimore, për shembull, vetëm borxhi i jashtëm bankar i Britanisë së Madhe arrin në 4.500 miliardë dollarë.
Ajo që ka rëndësi në vlerësimin e vulnerabilitetit potencial janë pozicionet në rrjet, ku borxhet kundërbalancojnë deklaratat ndaj vendeve të tjera. Banka “Erste” përllogarit se mbi bazën e rrjeteve, huamarrësi më i madh, në proporcion me madhësinë e ekonomisë, është Malta, me një rrjet borxhi bankar më shumë se 300 për qind, të Prodhimit të Brendshëm Bruto, e ndjekur nga Irlanda me më shumë se 200 për qind. Për Hungarinë, një vend i parë shpesh si i zhytur në borxhe, është 55 për qind.
Krahasimisht, borxhi i korporatave është shumë më poshtë se nivelet e Evropës Juglindore. Asetet e bankave vendase janë 100 për qind, e PBB-së në Evropën Qendrore, krahasuar me 250 për qind, që janë në euro-zonë. Për sa i përket borxhit publik, vetëm Hungaria i afrohet mesatares së eurozonës me 70 për qind, të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Shtetet e tjera të Evropës Lindore janë më poshtë se 50 për qind. Për shembull, në krahasim me këtë në Itali borxhi publik është mbi 100 për qind. Problemi i Evropës Lindore është dhërbimi i këtyre borxheve në tregjet e ditës, në një kohë kur recesioni duket se do të gjenerojë kredi të këqija. Në këtë pikë, rajoni është i kërcënuar. Sipas Institutit për Financat Ndërkombëtare, rrymat financiare drejt tregjeve në zhvillim (përfshirë Rusinë dhe Turqinë) kanë rënë me 254 miliard dollarë vitin e kaluar dhe vetëm 30 miliard dollarë në 2009. Duket se bankat do të pësojnë një ndryshim dramatik, nga 128 miliard dollarë hyrje, në 27 miliard dollarë dalje.
Mbushja e këtyre hapësirave kërkon rritjen e mbështetjes nga bankat ndërkombëtare që dominojnë rajonin dhe nga institucionet multilaterale, veçanërisht Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Por kjo është e pamundur. PBB-ja e përbashkët e vendeve të reja të anëtarësuara në BE, dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës është 10% e Prodhimit të Brendshëm Bruto e anëtarëve të vjetër. Avantazhi konkurrues i rajonit, kosto e ulët dhe kualifikimi i lartë i forcës punëtore, do të rivlerësojë vetveten. Në terma afatshkurtër, Evropa Lindore nuk mund të bëjë pa mbështetjen financiare të Evropës Perëndimore, por edhe kjo e fundit do të ketë nevojë po kaq shumë për Evropën Lindore.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi