Avni Halimi:Pushteti i kulturës që po vdes
Faqja 1 e 1
Avni Halimi:Pushteti i kulturës që po vdes
Pushteti i kulturës që po vdes
Kahet e politikave kulturore në Maqedoni shkojnë në drejtim të përforcimit të politikave nacional-shoviniste maqedonase. Fatkeqësisht, në këtë karrem kanë rënë pjesa më e madhe e njerëzve dhe e institucioneve që merren me kulturë dhe që e bëjnë kulturën
Nga Avni Halimi
Kush mund të trondisë fuqishëm një pushtet politik të paudhë më shumë se sa elita kulturore, më shumë se sa institucionet dhe shoqatat që merren me kultivimin e identitetit të mirëfilltë kulturor (sektorët përkatës të Akademisë, shoqatat e shkrimtarëve, të botuesve, artistët etj.) Pse sot në Maqedoni nuk ka një personalitet të fuqishëm letrar, një aktor të madh, një krijues fjala e të cilit do të kishte peshë të madhe kombëtare! Sepse, të tillët sot janë të shpërndarë nëpër parti, ose, duke qenë nën presione të mëdha sociale i nënshtrohen secilit pushtet i cili e ka gjetur mekanizmin e heshtjes së këtyre shtresave elitare përmes “financimit” të projekteve të ndryshme kulturore.
Gjeostrategjia kulturore
Sot, si asnjë herë më parë, politikat kulturore të qeverisë aktuale të Gruevskit mbështeten në dy aktivitete prioritare: në gërmime arkeologjike dhe në prezantim të kulturës nacionale maqedonase nëpër vendet e ndryshme të botës. Politikat nacional-shoviniste të Gruevskit arritën të krijojnë edhe hartën e gjeostrategjisë kulturore të Maqedonisë, e cila, kryekëput shkon në drejtim të përforcimit të “bindjes” se Maqedonia na është shtet njëetnik e njëkulturor. Me këtë “fakt” duhet të bindet edhe bota perëndimore! Ky është prioritet i kësaj politike dhe para këtij prioriteti duhet të përkulen e të heshtin të gjithë ata që merren me veprimtari krijuese e, përgjithësisht, kulturore. Heshtja shpaguhet! Qeni me ndonjë kockë nga i zoti i shtëpisë, kulturëdashësi me ndonjë projekt nga pushtetari.
Më vitin 2006-2007 gërmimet arkeologjike ishin të përqëndruara në 5-6 lokalitete në tërë Maqedoninë, më vitin 2008-2009 ky aktivitet u shtri në 16 lokalitete, ndërsa vetëm më vitin 2010 u bë gërmimi në 21 lokalitete kryesisht në Maqedoninë verilindore dhe juglindore. Të gjitha gjërat e gjetura, mbi 300-400 mijë artefakte të zbuluara në vend se të emërohen si trashëgimi kulturore e shtetit, ato u përvetësuan dhe u quajtën si trashëgimi kulturore maqedonase! Çfarë peshe kulturore ka një popull me trashëgimi kulturore të vjedhur?! Trashëgimia kulturore në Francë është një nga më të pasurat në botë, por, francezët për kulturë, madje të shenjtë, e konsiderojnë përgjigjen shkencore për çdo objekt të cilit nuk ia mohojnë prejardhjen kulturore e etnike. Animi politik kah “kultura ariane” është hyrje në racizëm. Me lashtësi të rrejshme nuk mund të arrihet madhështia kombëtare e të bëhet rreshtimi përkrah popujve me histori sa vetë njerëzimi, përkrah civilizimeve të hershme. Gruevski dhe tajfa e tij kulturore tashmë janë të bindur se e kanë arritur atë pedigre ndaj dhe përmes aktiviteteve kulturore jashtë vendit dëshirojnë ta bindin botën se vetëm populli i lashtë maqedonas di të bëj kulturë si populli gjerman, anglez, francez, norvegjez, suedez, spanjoll, italian (edhe pak javë për në Itali do të niset opera e maqedonisë në një aktivitet dymujor!!!) Kjo përpjekje nacional-shoviniste e Gruevskit ka edhe koston e vet financiare! Askush nuk kërkon llogari për këtë, askush nuk e kupton se nga ky aktivitet përfitojnë edhe shumë “xhepa patriotikë”. Prej vitit 2008 e deri më sot, qeveria aktuale, sipas të dhënave të qendrave analitike, ka shpenzuar afro 100 milion euro për reklamimin e Maqedonisë ekskluzivisht maqedonase “me vlera të larta antike”!
Strategjia e vrasjes së krijuesve letrar
Dhe para tërë kësaj politike kulturore imorale heshtin të gjitha shtresat e elitës intelektuale. Aty-këtu mund të ketë dhe ndonjë protestë nga ndonjë intelektual por, të gjitha ato protesta mbeten në suaza të komenteve, analizave e kolumneve gazetareske! Asnjë protestë aktive, asnjë reagim aktiv e i zëshëm i shkrimtarëve, aktorëve, piktorëve, skulptorëve, muzicientëve, ansambleve kulturo-artistike! Të gjithë heshtin, sepse për atë dhe paguhen.
Në rajon dhe më gjerë, veprimtaria botuese tashmë ka marrë karakterin komercial. Shteti, dmth qeveria, mund të subvencionojë vetëm në ato projekte për të cilat mendimi shkencor konsideron se është me interes të lartë nacional. Vetëm Maqedonia i financon botuesit, vetëm në Maqedoni shikon se si shkrimtarët bien në nivelin e botuesit, vetëm në Maqedoni mund të vërehet se si financohet vdekja e librit! Vetëm në Maqedoni mund të ndodh që Qeveria t’u bëhet konkurrente shtëpive botuese (sepse qeveria aktuale është bartëse e disa projekteve me qindra tituj librash, më shumë se të gjithë shtëpitë botuese të vendit). Të gjithë botuesit, shkrimtarët, janë kapur për karremin e pushtetit dhe aty bëjnë jetën e parazitit, në vend se të jetojnë me dinjitet jetën, nëse jo të disidentit, të paktën jetën e opozitarit, ashtu siç i ka hije kësaj shtrese kulturore karshi politikës të cilido pushtet. Një numër i shkrimtarëve dhe i botuesve aktiv nuk bëzëjnë sepse frikohen nga ndonjë hakmarrje politike, një pjesë e botuesve dhe shkrimtarëve të refuzuar nga programi i sivjetshëm kulturor heshtin, duke shpresuar se me këtë heshtje do të shpërblehen në konkursin e vitit të ardhshëm. Një pjesë tjetër prej tyre janë të angazhuar nëpër komisione, këshilla e borde dhe për një shukë lekësh nuk dëshirojnë t’i prishin raportet me pushtetin! Aktiviteti i botuesve dhe i shkrimtarëve përfundon me shuarjen e gëzimit disa orësh për daljen e librit në dritë. Në rajon e më gjerë botimi i librit konsiderohet festë letrare, por edhe sfidë për menaxherët të cilët përpiqen që librin ta depërtojnë në çdo bibliotekë shtëpie. Në Maqedoni botuesit dhe shkrimtarët bëjnë hile, botojnë disa ekzemplarë (tani ka makina që të nxjerrin librin edhe në dhjetë ekzemplarë) ndërsa marrin lekë për 1000 ekzemplarë! Të gjithë janë të kapur në rrjetin e merimangës dhe, janë shumë të vetëdijshëm se për ndonjë lëvizje eventuale menjëherë do ta aktivizonin “merimangën” që do t’ju hidhej në qafë. Prandaj heshtin!
Morali i heshtjes
Shtresat e elitës kulturore në Maqedoni gjithnjë e më shumë po fishken. Ato duan shpëtim dhe, shpëtimi i tyre është vetëm në themelimin e fondeve si institucione të pavarura (fondi i filmit, fondi i teatrit, fondi i librit apo qendra e librit, qendra e ansambleve, e filarmonisë, e operës etj) kurse ministria duhet të merret ekskluzivisht me politika të larta kulturore, mbi të gjitha, humane. A do të ndodhte kjo venitje, sikur, për shembull, ministria e kulturës të ndante buxhet për “fondin e teatrit” ku do të konkurronin të gjithë teatrot dhe teatërdashësit! Në botën artistike, pas shkrimtarëve më të shumtë numerikisht janë aktorët! Në botën perëndimore që moti kanë ndryshuar politikat teatrore! Meqë numri i aktorëve është në rritje e sipër, në rritje e sipër janë edhe teatrot të cilat, kryesisht dëshirojnë të funksionojnë si të pavarura! Në teatrot e sotshëm aktori është më i rëndësishëm se drejtori. Vetëm në Maqedoni teatrot funksionojnë për drejtorin. Madhështia e një teatri këtu matet me numrin e premierave dhe, sa më shumë premiera aq më i suksesshëm është drejtori! Funksioni i teatrit është tkurrur deri në shfaqje të premierës, pas kësaj, nuk është mëkat nëse teatri rri mbyllur për 7-8 muaj në vit! Teatri në fakt është puntori e aktorit: sa më shumë të punojë aq më shumë do të fitojë! Nuk ka fitim më të madh për aktorin se sa të qenurit e tij çdo netë në dërrasat e skenës teatrore ku ai papushuar e kërkon veten, e realizon veten, e gjen përsosmërinë e vet prej aktori të mirëfilltë. Kurse kjo arrihet me përsëritje të shfaqjeve! Përsëritja e shfaqjeve mundëson që çdo aktor të jetë në punë, në detyrë! Teatrot maten me përsëritje të shfaqjeve dhe jo me premiera! Ndaj dhe teatrot duhet të kenë program dhe buxhet për përsëritje të shfaqjeve prej repertorit të krijuar brenda, bie fjala, pesë vjetëve. Premierat pasivizojnë një numër të madh aktorësh, i lënë pa punë, me nga dy-tri vjet e më shumë, ndërsa të papunët duhet të largohen nga organizata! Zatën këtu qëndron edhe morali i heshtjes së një numri shumë të madh të aktorëve, të cilët, tashmë totalisht kanë harruar se ç’do të thoshë të aktrosh, të luash në dërrasat e skenës! Heshtin me shpresë se drejtorët partiakë do të kenë mirësinë që t’i angazhojnë në ndonjë premierë, kurse heshtin edhe nga frika se, si të margjinalizuar, nëse pak e ngrisin kokën, do të fluturojnë nga puna!
Politika kulturore në Maqedoni po përjeton krizën më të madhe që ka përjetuar ndonjëherë! Arti dhe kultura janë partizuar deri në përmasa të banales, ndërsa artbërësit dhe kulturëdashësit nuk kanë asgjë të përbashkët me artin dhe kulturën nacionale. Edhe aktiviteti i tyre por edhe heshtja e tyre është në funksion të jetëgjatësisë së pushtetit politik i cili, këtë kontribut, ua shpërblen me ndonjë kockë të tharë. Sa mëkat, ë!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi