Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:“JEMI TE GJITHË ËNGJËJ... EJANI TË BASHKOJMË KRAHËT TË FLUTUROJMË SË BASHKU”

Shko poshtë

Kristaq Shabani:“JEMI TE GJITHË ËNGJËJ... EJANI TË BASHKOJMË KRAHËT TË FLUTUROJMË SË BASHKU”  Empty Kristaq Shabani:“JEMI TE GJITHË ËNGJËJ... EJANI TË BASHKOJMË KRAHËT TË FLUTUROJMË SË BASHKU”

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 12, 2011 9:36 pm

Kristaq Shabani:“JEMI TE GJITHË ËNGJËJ... EJANI TË BASHKOJMË KRAHËT TË FLUTUROJMË SË BASHKU”  184265_10150118579068186_678723185_6394573_5707865_n
“JEMI TE GJITHË ËNGJËJ... EJANI TË BASHKOJMË KRAHËT TË FLUTUROJMË SË BASHKU”

RRUGËTIM PROFIL “PEGASI’ INTERNACIONAL
E FOKUSUAR IVANA DERVISHI, NDOSHTA NJË NGA MË TË REJAT KRIJUESE TË PEGASIT, POR ME VËSHTRIM TEJET TË SPIKATUR...


DITË E DIEL 06.03.2011
Një “pazazh” ngjyror
Nje cekje e vogël e ardhmërisë së LPSHA”PEGASI” ALBANIA
Fytyra e re e së ardhmes

Kristaq Shabani:“JEMI TE GJITHË ËNGJËJ... EJANI TË BASHKOJMË KRAHËT TË FLUTUROJMË SË BASHKU”  49703_678723185_7208_n
Nga Kristaq F. Shabani
* * *
Një shfaqje e papritur me një këndvështrim të bukur. Dialogojmë sikur të dy jemi në moshë të njëjtë . Unë parabolizoj një thënie të Majakovskit: ”18 vjeçar (vjeçare) mund te jete kushdo, por 18 vjeçar(vjeçare) nuk mund te jetë kushdo”.
Kjo thënie të trondit shpirtin, të trondit mendimin, të vë në një analizë plot deduksione...
Bisedojmë si dy të barabartë duke e quajtur edhe unë veten 18 vjeçar që të zbuloj botën e kësaj tetëmbëshjetë vjeçareje, e cila është tetëmbëdhjetëvjeçare dhe madje kalon në përmasa dimensionale moshatarët e saj ...
Kështu pra i thashë me shaka në një takim konsulte, pune në qytetin e Tiranës, ku jemi grumbulluar për t’u parapregatitur për veprimtarinë e madhe, Simpoziumin e Katërt Ndërkombëtar. Në këtë takim marrin pjesë: SHEFQETE GOSALCI, poete nga Prishtina e LPSHA “PEGASI” KOSOVA, ASTRIT REÇKA, publicist dhe koordinator i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, IVANA DERVISHI, POETE DURRËS, MIRLINDA MUSAJ, POET PRIZREN KOSOVË, ZENEL LUCA, POET DIBËR, SUZANA SELMANI KOORDINATORE E LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, SHEZAIR KOKO, POET NGA GJIROKASTRA si dhe disa dashamirë të tjerë të letërsisë nga Kosova. Por me mendje në këtë takim janë dhe AGRON SHELE (BELGJIKË), LEDIANA PAJA (SHBA0 HASIJE SELISHTA (KOSOVË), QERIM RAQI (SUEDI), SURIHA ADEMOVI (SHKODER), MIMOZA LLAVDANITI (GJIROKASTËR), MIRLINDA KOXHA (FERIZAJ KOSOVE), LIRIDONA SHEHU (PRIZREN)... e shume e shumë të tjerë...
Mirlinda Musaj kundron me sytë e saj bukurishëm Ivanën dhe Ivana ia kthen kundrimin. Është një kundrim i bukur krijuesesh me perspektivë... Ne të gjithe gjallohemi dhe gazmohemi pamat...nga fjalët e zgjuara te Shefqetes, nga interpretimet e Zenel Lucës, Shezair Koko e të tjerëve...
Ivana e qeshur, serioze me vështrimin e saj prej te “madhi” ngulit gjithçka në mendjen e saj ...
Dhe në “partituren e notave poetike shfaqet tonaliteti, figurimi, dritësimi, “lodrimi poetik” risia dhe të gjithë dritemi ...
Të gjithë sjellin krijimet e tyre dhe interpretojnë. S’ka më bukur, kur vetë autori interpreton me pasion krijimin e vet. S’ka më bukur!...
“Ishte nje ëndërr t’ju takonim ju,“ shprehet Mirlinda, e çlirët nga emocionet e mëdha. Ajo ishte shumë e emocionuar nga botimi i librit të saj të parë “Në ujëvarën e mendimit...”(shqip, anglisht, italisht) dhe ne shohim ne portretin e saj bukuror manifestimin dhe virtytet e vajzës shqiptare. Është detyra jonë etë gjithëve ta ruajmë dhe ta duam këtë bukuri...
Kur më pyetën një herë në një vend , ku ndodhesha në një Simpozium : “ Ç’do të thotë për ju , POET, të vritet BUKURIA?”
Mua më erdhën menjehere në ndihmë dy vargjet emia te vëllimi poetik “I VIJ RROTULL POMONËS”
“TË VRITET BUKURIA?!
KORTEZH I GJITHË VARGJEVE TË MIA! “


*
Ivana Dervishi, ka lindur më 01.11.1993, në Ankonaç Itali dhe është kthyer më pas në vendlindjen e prindërve të saj, Durrës. Talenti i saj në artin e të shkruarit ka bërë që të jetë anëtare e Lidhjes Ndërkombëtare të Poeteve dhe Shkrimtareve “Pegasi”, si dhe e klubit poetik “Drita”. Bashkëautore dhe fituese e dy çmimeve të para në poezi. Bota e saj poetike vazhdon të thellohet gjithnjë e më shumë duke u publikuar në një numer të madh të gazetave, jo vetëm shqiptare, por edhe të Diaspores.
Aktualisht vazhdon studimet në shkollën Publike “Naim Frasheri”, Durrës.
Mbarë poezia e saj përshkruhet nga nota poetike të fuqishme, shprehje metaforike të goditura dhe një bote sa të pasur aq dhe ideoartistike. Është për tu vlerësuar stilistika e përdorur, vargjet plot dritë dhe mesazhi i përcjellur, që për moshën e re, përben jo vetëm një kulmim, por edhe një plejadë të sigurtë në lëmin e letërsisë së sotme bashkëkohore shqipe. Është për tu admiruar dhe përkrahur talenti saj, i cili prezanton denjësisht vlerat unikale të letërsisë së sotme, të poezisë moderne, ku forma dhe përmbajtja plotëson më së miri hapësirën dhe kohën e filozofise për jetën, për njeriun, për kuptimësinë dhe reminishencat, për konceptimin dhe subkoshiencën.
Agron Shele



Poezi nga IVANA DERVISHI LNPSHA “PEGASI’’
DURRËS


1- Një minutë pa ty

Kaloi plot një minutë pa ty
E sekondat pikojnë mbi shpirtin tim,
Si pikëza shiu në një pasqyrë pa imazh.
Ti nuk je…
Prej syve të tu rrjedh loti im…
Kaloi plot një minutë e tri sekonda pa ty
Dhe shpirti me dridhet prej mallit…
Belbëzoj veç:
Të dashuroj…
Të dashuroj…
Ah!
Dashuria dhe ora,
Shkatërrokërkan njëra- tjetrën!

2- ***
Është e magjishme,
kur e mendon,
se ç`shkruan një poet me 36 shkronja,
se ç`pikturon një piktor me 7 ngjyra,
Sesa dashuron një njeri, me një zemër...

3- Të mendosh ndryshe

Ke menduar ndonjëherë:
Sesi dashuron një flutur
Apo si urren një peshk?

Ke menduar ndonjëherë
Sesi ecën një kalendar,
Apo si këndon një partiturë...?

4- Më duaj

Më duaj me tingullin e një pianoje
Që luan nën det.
Me ngjyrën e lotit
Rënë prej qiellit.
Më duaj,
me zemër ëndërrimtari,
me temperaturë gjaku,
Me shijen borës,
me zërin e erës,
me madhësinë e rërës,
me dëshiren e një të marri...
Më duaj,
Të dua!

5- Orët e mesnatës

Ora dy e mbrëmjes është puthja jote
Ora tre kafshimi I buzëve tona
Ora katër prekja e brishtë, që bie mbi mua
Ora pesë dëshira e çuditshme për gjumë…
Ora gjashte lindja e diellit tonë
E kështu me radhë…
Gjithë orët e tjera janë dëshira
Për të të patur!

6- ***
Më pëlqen tingulli
Që krijon qielli i grisur
Mbrëmjeve në qetësi.
Më pëlqen shija e detit
Përzier me “Pushkin të zi.’
Edhe retë...
Retë në gri,
Që shtrudhen e shtrudhen
Për të qarë shi...

7- Më kujto

Para se gjethja e fundit e vjeshtës,
Të përshkoje pista imagjinare avionësh,
E të ulet butësisht mbi një pellg të kristaltë,
Duke lëshuar një tingull magjik,
Më kujto,
(sepse do të kem harruar me siguri)
Të të them “TE DUA”...
Ti e di,
Kur mbrëmja bie
E yjet ndizen lart në qiell,
Zemra ime rreh në boshësi,
Dhe kërkon:
Për aromë dashurie,
Për tingull puthjeje,
Për dëshirë,
Dëshirë të marrë...
Kur gjethja e fundit te jete në fluturim,
Më kujto,
(Edhe pse unë kurrë nuk do ta kem harruar)
Të të them:
“TE DUA!”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi