Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LULËKUQJA E EGËR-poezi -nga Raimonda Moisiu

Shko poshtë

LULËKUQJA E EGËR-poezi -nga Raimonda Moisiu Empty LULËKUQJA E EGËR-poezi -nga Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 12, 2011 10:37 pm

LULËKUQJA E EGËR-poezi -nga Raimonda Moisiu 41529_1208896826_7270261_n
LULËKUQJA E EGËR-poezi -nga Raimonda Moisiu

Mu tret fantazia në floririn e hënës
Xixëllonjat e qiellit i ndjej mbi kokë,
Tuf’ e tyre më qëndis gërshetat vajzërore,
Me gishtat e padukshëm në ngjyrë petalesh,
Pikas padurimin e duarve tënde.
Padurim e ndrojtje…

Pas resë është strukur dhe
ndrruan të dalë hëna
si psherëtimat e shpirtrave tanë.

Duart e tua të ashpra, të forta dhe
të trëmbura zgjojnë përgjumjen
e tropikut flakëronjës të lulëkuqes së egër.
Ato marrin zemër dhe enden
në këmishën e natës të lulëkuqes së egër.

Kjo lulëkuqe e egër jam unë!
-.-
Kjo lulëkuqe këto caste po i lutet zotit me sytë mbyllur,
ta grishë për një mëkat . Mes trupit e frymës,
dhe ti, i dashuri im, të zhytesh
si bariu nëpër gjymtyrët e dehura
të lëndinës me vesë….

Thith nektarin e lulebohceve, dhe
në virgjërinë e kopështit të praruar
shijo ëmbëlsinë e margaritarit të tyre.

Është hera e parë që i lutem zotit;
Për një mëkat.

Le të vdes pastaj!

Po pres mëkatin ledhatonjës të duarve të tua,
Nëpër prushërim,
Prushërimin e lulëkuqes së egër,
Që jam unë.
Raimonda Moisiu
Hartford CT, Mars 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi