Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL- Shefqete Gosalci-LIRISË I KANË HIJE ËNDRRAT”...

Shko poshtë

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL- Shefqete Gosalci-LIRISË I KANË HIJE ËNDRRAT”... Empty Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL- Shefqete Gosalci-LIRISË I KANË HIJE ËNDRRAT”...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 13, 2011 12:02 am

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL- Shefqete Gosalci-LIRISË I KANË HIJE ËNDRRAT”... 188992_10150118819183186_678723185_6396497_2593942_n
“LIRISË I KANË HIJE ËNDRRAT”...
Shefqete Gosalci


RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL

E FOKUSUAR POETJA SHEFQETE GOLSALCI
ANËTARE E LIDHJES NDËRKOMBËTARE PEGASI ALBANIA, KOORDINATORE E VEPRIMTARTARIVE LETRARE TË LNPSHA “PEGASI “ ALBANIA ME LIDHJEN E POETËVE , SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PEGASI” KOSOVË
Pjesëmarrëse në Simpoziumin Ndërkombëtar “LIRIZMI NË
LETËRSI’ 15-18 PRILL TIRANË(Universiteti “Vitrina” – PRISHTINË(KLUBI I RINISË- INSTITUTI ALBANOLOGJIK)
POEZIA E LOTIT TË PUTHUR

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL- Shefqete Gosalci-LIRISË I KANË HIJE ËNDRRAT”... 49703_678723185_7208_n
Nga Kristaq F. Shabani

Kështu mund të motivohet krijimtaria shefqetiane, .. e vajzës prishtinase, e cila tipizon shqiptaren e mençur, të ditur e trime...

Shefqetja, eseniania në shpirt dhe në ndjenjë...
Marigoja që qendisi flamurin Kombëtar dhe në çastin e lirisë.., flamuri i qendisur prej saj u valvit në Prishtinë...
Një zjarr i brendshëm në poezitë e saj ndaj personazheve, protagonistëve, njerëzve të epokës së saj që u sakrifikuan apo mbisunduan ndaj raprezaljeve, dënimeve, vrasjeve masive...
Një botë shpirtërore tejet e pasur, me një shpirt të bukur dhe të trimtë.
Këngëtarja e zërit të bukur…
E etur për për dritim mençurie dhe me karakterin esaj të hekurt prêt aktive gjallimin e rritur…


“Porta të hapura” një vëllim poetik ku ka varkëzime ndjenjash stacione:

Porti i Shpirtit,
I shkruaj shpirtit të shpirtit me shpirt,
Kordeleja e fatit ,
Qielli tënd shkëlqim…
Dua të hedh autografin tënd
Dhimbjes i shëmben kullat,
Kultura në komë,
Prerja e gërshetit,
Vlime thellësish,
Gjetje trekëndëshi katror,
Këngën mbajmë kafshuar,
Pikturat e vetmisë,
Portretëzimi i Zotit,
Kafshimi i plagës,
Puthje lotësi apo lotët puthin plagët e marra…
Kur u takuam dhe lotët na u puthën..
Lirise i kanë hije endrrat


Një lodrim i pamat metaforash


Agim Bajrami
Shenime per vëllimin poetik
“PORTA TE HAPURA'' nga Shefqete GOSALCI


TE DISH TE FRYMOSH ME ATDHEUN

Jo vetëm mua, por dhe shumkujt prej jush i ka qëlluar të provojë çdo të thotë një portë e hapur mbas një udhe të vështirë plot të përpjeta e tatëpjeta.
Çdo të thotë të ëndërrosh pak shplodhje kur syri të piket e djersa të rrjedhë nga trupi sa një kokërr arre Shkumbini. Kur ke kërkuar më kot pak strehë në një sy apo në një gravurë prej gjthi, e befas një dorë e panjohur të hap përpara teje një portë të trëndafiltë mirseardhjeje. Një portë që po të krahasohet me dimensionet e dhimbjes dhe të buzëqeshjes së munguar do të ngjante më e madhe se portat e botës. Është porta e librit të ri të poeteshës kosovare Shefqete Gosalci.

Ndërtuar prej këngësh përditshmerie [ku pa dyshim një vend te madh zë Kosova e shekullit të ri dhe njerëzit e sajÇ, dhe psherëtimash malli, ky libër më shumë se të tjerët të imponohet natyrshëm me harmoninë e ëndrrave të një vajze të angazhuar, e cila është e detyruar të lëvizë mbi relievin e çrregullt të keqkuptimeve dhe të absurdit shqiptar, por edhe me vendosshmërinë e saj për t'iu imponuar këtij relievi me një paraqitje dhe formë krejt të re. Duke flakur në udhë e sipër gjurmët e plagëve dhe zhgënjimeve nga një betejë e humbur poezia e saj, por edhe shpirti nxitojnë të japin mesazhe e kumte rilindje, herë duke marrë trajtën e një buze të njomë trendafili, si sinonim pranvere e herë të tjera formën e një shtrati lumor, ku është rritur e do të rritet në shekuj pemësia e jetës.
Në funksion të krijimit dhe të evidentimit të kredos së saj poetike autorja i falet mitit të lirisë dhe qëndresës. Vargu i saj ndonëse së jashtmi ngjan si një rrjedhë e qetë përroi forcën dhe befasinë e saj ka në momentin e shpërthimit, pra në momentin, kur bashkohet me lumin. Ndodh kjo sepse duke qenë në vetvete një poezi thellësisht pra gjoksi ajo është e detyruar që gjatë udhës së saj drejt bashkimit me dritën të sjell me vete në trajtë elipsesh edhe një sasi pezmi dhe magme. Për të kuptuar historinë e krijimit të vargut të kësaj poeteje çdo lexues nuk ka nevojë të vrasë trutë e te përpëlitet mes dilemash të pafundme.

Brendësia dhe sfondi poetik i kësaj poeteje lidhen me njëri - tjetrin me urat e frymëmarrjes. Ndodh kjo sepse tashmë poezia e saj e ka gjetur modelin perfekt dhe gjuhën me të cilën duhet te komunikojë me lexuesit dhe kritiket e saj, vetveten. Duke iu shmangur strukturave hermetike plot asonanca e asociacione alogjike dhe artificiale, që aplikojnë një pjesë e mirë e kolegeve të saj poetesha, të cilat as vete nuk arrijnë t'i kuptojnë ato, që shkruajnë, ajo ka arritur të kuptojë me se miri misionin e saj të mirëfilltë të krijimit dhe të të shprehurit.


Para zanafillës
Folëm gjuhën shqipe
Kur nga toka mbinin koka
E plisa binin nga qielli
Krijuam zejen e jetës
Nga e vetmja nanë
Nën fluturim shqipesh
Kur qyqja ende s'kishte bërë
Vezën e parë.


Poetesha vjen nga radhët e lavdishme te U.Ç.K së, në të cilën ka dhënë edhe ajo kontributin e saj për lirinë e Kosovës. Netët e mbushura me luftime e përleshje me okupatorin serb, plagët e plumbave dhe shokët e vrarë, shumë prej të cilëve i ka qëlluar asaj t'ua mbyll sytë. Ndaj është e kuptueshme dhe e natyrshme që në udhetimin tënd brenda këtyre vargjeve të të shfaqen herë mbas herë, si yje të dala nga mjegulla, këngë yjesh të trishtuara dhe gjurmë dheu varresh të sapombyllur. Poetesha jeton e mediton vazhdimisht mbi këto përvoja, të cilat kanë mbirë nën vetëdijen e saj duke u kthyer kësisoj në gjymtyrë kujtimesh. Janë këto përvoja e gjurmë të ndritshme që s 'mund të shkulen kollaj nga nënvetëdija e saj.

Pushtimi luante figurat e shahut
Zjarrishtë nën gjoksin me termete
Ngrë flamurin e bardhë
Të gjitha m’i more
Veç çmendjes, dashurisëç Vetmisë e hijes.


Edhe mund të jetë shkruar në periudha kohore të ndryshme vere, dimër apo dhe në momente mërzie a gëzimi prania e diellit dhe e erës është vazhdimisht e pandryshueshme dhe kjo jo se autorja vuan nga romantizmi a sentimentalizmi i tepruar, por është fakt që vargut të saj i pëlqen ta shohë veten të përkthyer dhe të pasqyruar përjetësisht mes mes këtij binomi, si një kusht i domosdoshëm i vazhdimesisë së jetës. Ndonëse shumë nga poezitë e këtij libri përshkohen nga spontaniteti dhe një lloj impresionizmi sytë e poeteshës këmbëngulin të kundrojnë objektin poetik me sy të menduar e persiates. Në strukturën e vargut të këtij libri do të gjesh vazhdimisht si diçka të shenjtë e te paprekshme simbolin e Zotit dhe te Kosovës. Eshte ky një simbol superior që s' mund të ndahet e te pjestohet me të tjerët, madje as me njëqind jete të saj në robëri.
Të luta, Kosovë, shumë herëçTë ta puthja faqen e zhuriturçTë ta fshija së paku një lotçTë pashë ëndërr me stoliçT’i kërkova duart, të majtën ma dhe çTë djathtën dhe gishtin e di ku i ke.

Libri ''PORTA TE HAPURA'' i kësaj poeteje të angazhuar me fatet e atdheut dhe kombit të saj nuk është vetëm një përpjekje për të afirmuar vetveten dhe kredon e saj poetike me rezonancën e ajrit që thith çdo ditë, por është mbi të gjitha edhe një ftesë e sinqertë për të gjithë lexuesit dhe bashkëkohësit e saj për ta parë botën me sy më të bukur dhe më optimiste. Duke depertuar brenda retinës së saj poetike të mbushur me qiej dhe toka të mbjella me statuja vetvetiu të krijohet në thellësi të shpirtit ndjenja e lindjes dhe e krijimit të një bote të re, ashtu siç thoshte poeti i madh Huan Ramon Himenes: “ Shpirti im duhet te krijojë botën përsëri ashtu si shpirtin tim. Është e qartë se kjo lloj poezie nuk vuan nga dilemat dhe kriza e vizioneve as nga betimet nacionaliste e patriotike me moral të dyshimtë.
Poetesha e ka treguar me kohë preokupimin për të dhe sinqeritetin e saj në lidhje me këtë çështje, por problemi më qendror ka qenë dhe mbetet thellësia dhe vertikaliteti i projektimit të këtyre vizioneve, i rrezeve, nuancave dhe dritareve që hapin ato në syrin e dritës.
Me tepër se teknologji artistike vargu i poeteshës është një kënge që krijohet në thellësi të vetëdijes njerëzore që ka synuar gjithmonë ta bëjë më të bukur dhe me të përsosur gjoksin që e bart dhe përpunon. Ndaj tingëllon shumë njerëzore abc - ja e gërmave që kanë marrë përsipër për ta bërë të dukshëm e të realizueshem këtë gjë.

Mbas aktit të ndërmjetem mes ngjizjes dhe qenësisë, ku poetesha dëshiron të shpallë kredon e saj poetike nëpërmjet lidhjes së vazhdueshme mes objekteve materjale dhe atyre të përfytyrimit. Ne nuk habitemi, kur mbi një palë sy të trishtuar malli shikojmë një kreshtë të valëzuar mali me një shqiponje sipër saj. Duket se kreshta dhe shqiponja kodin e të folurit me qiellin e kanë të perbashkët, ashtu siç kanë të tillë edhe ngjyrën e tyre të brendshme.
Po kështu kullat dhe themelet kanë të njëjtën ngjyrë qëndrese të brendshme si vetë krenaria e historisë dhe njerëzve që rrisin ato.


Farketo një diell
Me rreze shpate
Dhe verë në qiell
Le të shpohen nga shpatat
Mjegullat e mëndafshta
Toka, qielli, unë
Vetëm të ketë diell.


Ashtu, siç e thamë më sipër, vargu poetik i këtij libri po të kundrohet nga pranë duket se vdekjet dhe ringjalljet i ka të njëpasnjeshme. Ai i ngjan atij hirit të feniksit, ku nuk kuptohet ku fillon fillimi e ku nis fundi.
Poezia e Shefqete Gosalcit është një pohim i bukur i asaj se idetë dhe vizionet e bukura i lindin dhe i bartin njerëz të fortë dhe me adrenalinë, njerëz që kur shihen sy me sy me shkëmbin mundet edhe ta thyejnë atë, njerëz që, edhe pse kanë mushkëri të ngjashme me të tjerët nuk thithin ajër, por erë poleni dhe nektari bletësh. Ky lloj vargu i dalë nga një klithmë e thekshme majë krahi nga kullat e Drenicës apo të Istogut, kur bashkohet në rrugën e tij me një vështrim syshkruar drenushe kthehet në vetvete si kurm i një balade apo më mirë të themi si sup i një shkëmbi krenarie mbi Kosovë.
Dhe piktura më e bukur e kësaj që sapo thamë është ky katërvargsh në trajtën e një këmbe djepi. Për mua s'ka më bukur se kaq.
Nëpër dasmën time dhe ëndrrëenç Hodhën valle demonëtç E krushqit megjithatëçSollën nusen.

Ndaj une them se poezia e Shefqetes i thotë te gjitha.
Shefqete Gosalci



Shefqete Gosalci
''PORTA TE HAPURA''
''VLIME THELLESISH''


FOLE MBI DALLGË

E piva një gllenjkë mëngjesi dhe sot,
Por dita s’do që të vijë tek unë,
Pardje ma qëlluan me snajperkë,
Kot më kot, ca idiotë...

Ata që edhe diellin e kthejnë kalë beteje...
I fola një mjellme të afrohej tek unë.
Po ajo me një qiell pa adresë fluturoi,
Se dje nga parajsa me dhunë e përzunë.

Dhe barot të shkrirë i derdhen në gojë...
Tashmë e kuptoj që kam hyrë në një botë
Që e imja s 'do bëhet kurrë,
Ku absurdi ushqehet me lot
Dhe çastet e lume miklojnë në humnerë.

Ç'të bëj vallë me ty dashuria ime,
Mbi dallgë kam ngritur folenë,
Kjo kohë të gjitha dashuritë m’i vret
Dhe pse më kushtoi një mal me flijime
Unë duart s’i ngre asnjëherë përpjetë.


PORTA TE HAPURA

Sa herë terri ngrin në kënd,
Mbështjell prej zërash anonim,
Thërras me zë imazhin tënd,
Dhe flë me ty, i shtrenjti im.

Pranë teje ndihem kaq e plotë,
Si hënë në qiellin plot shkëlqim,
Harroj në çast çdo brengë në botë
Shpërthej çdo burg e çdo rrethim.

E paharruar ajo ditë,
Mbështjellë tek ti në përqafim,
Në sytë e mi ti zbrite yjet,
më le për jetë në ëndërrim.

Kam të ftohtë këtë mbrëmje,
Tek thith këtë ajër pa kuptim,
Më mirë të vdes nën frymën tende
Sesa pa ty i shtrenjti im.


NË VEND TË URIMIT

Kur agimi të na
Psheretijë në dritare,
Ti mos u zgjo,
Më mbështill me ëndrrën tënde
E sërish butësisht,
Pambarimisht,
Me shtrëngo...
Dhe kur të gremisem
Në honet e krahërorit tënd
Ti mos u tremb,
E dehur nga prania jote
Më lëngëzon shpirti
Sa asnjë dhimbje nuk më dhëmb.

NATË MAGJIKE

Atë natë lutëm Zotin
Të na mbulojë magjia,
Ngrohtësia dielloi akujt e viteve
Thellësive të zemrës
Dehja pushoi,
Magjia kalanë lulmoi;
Silueta jote u bë legjendë
Në unin tim
Portretet u skalitën,
Në dashuri e mall.


ZJARRISHTE

Gjysmë të zhveshur të pahëna
Era të mbështolli me krih,
Bjeshkove gjoksin në përballje,
Majave rrodhi ilaç dehurie,
Me mbushullojë ernimi,
Pushtimi luante figurat e shahut,
Zjarrishtë nën gjoksin me tërmete,
Ngrë flamurin e bardhë
Të gjitha m'i more
Veç çmendjes, dashurisë
Vetmisë e hijes.

A thua e kuptoj kush?!...

BUTRINTIT

Në ty gjurmuam dashuritë...
Shekuj para nesh
Dyluftuam dashurisht
Në të njëjtin shesh...
Ruajtur nga besë e syrit
E shekujve të kaluar
Dashuritë mban muruar.
A thua e kuptoj kush
Sa shove zjarr e prush
Me dush dashurie?!


DIELLORE

Farkëto një diell
Me rreze shpate
Dhe vëre në qiell.
Le të shpohen nga shpatat
Mjegullat e mëndafshta
Toka , qielli, unë
Të gjithë...
Vetëm të këtë diell
Ajri i ndyrë dhe koha të vetëvriten
E fytyra pa pasqyrë
Të shikohen në diell.
Shpata të ma shpojë edhe ëndrrën
Shkëlqimi gjumin të ma nxjerr’.

U gjakose gjembave të mi

MAGJISTARIT

Më quajte trëndafil të egër
Dhe të tillë më dëshiroje,
U gjakose gjëmbave të mia
Nga nëntëdhjetë e nëntë përpjekje.
Të më doje
Në nëntëdhjetë e nëntë mënyra,
Në miliona e shndërrove
Fjalën “të dua”,
Para meje u gjunjëzove,
Të pashë si ''fluturove''.
Po si se shihje ti
Akullin mbi mua,
Me ngrohtesi loti u përpoqe të shkrije
Statujën me gjemba,
Se asnjëhere s 'deshe të kuptoje
të ftohtit vinte nga brenda.

DIKUSH MA PREU GËRSHETIN

Nëpër gërshetin tim grurore
Kaluan gishtrinj të vrazhdë,
Nëpër fytyren time qumështore,
Kaluan buzë të nxira,
Nëpër kthjelltësinë e syve të mi
Kaluan terret,...
Duart e mia të bardha
Peshuan mesjetën,
Veshët e mi bilur
Dëgjuan sharjet djallëzore
Në mushkëritë e mia me oksigjen
U ngul thika jote e helmtë..,
E ylberin ma kafshuan hijenat.
Nëpër përrallat e bardha të gjyshes
Shkelën kuçedrat me emrin tuaj.
Nëpër vajzërinë time dhe nderin
Në dasmën time dhe ëndrrën
Hodhën valla demonët
E krushqit, megjithatë,
Sollën nusen.


Nëse nuk munda t’i rrokë qiejtë…

LETER SHEFQETES

Shefqete letrën ta kam nisur,
Veç nuk e di në e ke marr’,
Përbrenda mban një qiell të grisur,
Një gjysmëjetë dhe gjysmëvarr…

Nuk munda dot më parë të të shkruaj,
Se duart mua m’i kanë prerë,
Prandaj çdo çast me veten vuaj,
Dhe vdes e ngjallem kurdoherë!

Sa shumë të doja, moj Shefqete,
Sa ëndrra thura me kurorë,
Në jetë unë njoha kaq tërmete,
Fate, kanibalë, mizorë…

Ky qiell kurrë s 'më bëri shoqe,
S' më dha diçka nga kaltërsia,
Se s 'dija kurrë të bëja llogje,
Siç bën çdo çast harbutëria…

Unë kisha kodin tim të jetës,
Çka nënkupton veç ndershmëri,
I doja këngët e së vërtetës,
Ndonëse ato kanë shumë mërzi…

Përmbi një varg a metaforë,
U ngjita lart në qiejt e shpresës,
Të prekja yjet vetë me dorë,
T'i ngrija himn antiharresës…

Dhe s' jam pishman për gjithë ç'kam berë,
Kështu jam unë me sy të dlirë,
Nëse nuk munda t’i rrokë qiejtë
Me mirësitë u solla mirë.


NATË VERE

Yje dolën në valle,
Hëna u rri në mes,
Me vello nuseje
Tremb terrin e natës
Dashuritë janë vetëm...
Presin mëngjesin,
Të lahen me vesë.

Zemrës hyri
hëna e plotuar,
Qielli tërësisht me yje
Zhurme e hapave
Të rrugës së tij
përgjithmonërisht u gdhend...

Rrebesheve të jetës
Shumëçka ndodhi:
Rrodhën lumenj,...
Në zemër
Llavë e kujtimeve
Oshtimë lufte

Freski lirie

Mbërrin ngushëllimi
zhurmojnë fjalët...
Luftëtari im,i të gjithëve
Gjakun, jetën tënde
t’i deshi Atdheu.
Sot qeshshëm
ndrit nga Panteoni ...
tembulohet kurmi
me dafina dhe lulesa..
të shspërthyer nga nderimi...


VARGJE ME ESHTRA

LUFTETARIT

Qiellhapur,
shkëlqim hënor,
freski ere,
e përcolle në natë,
zjarrmimin në buzë,
e artëzove dhuratë...


SHPRESË

Frymuam këmbadoras shekujve,
Sikur bëmë një pikë jete,
Vitet humbur mërgimit,
Vallëzonte tëhuajsimi
Tehut të shpresës e besimit
Kishte breza të munduar
Si brezi im,
Ku rritej shpresa.


SHËRBYESVE TË KOMBIT

Kam dashur më shumë se jetën
Një lindje dhe një nisje
Një stinë të re...
Lirise i kanë hije Ëndrrat
Ardhmerine e bejne nuse deshirat
Plagët e shpirtit bejne shekull
Apelojnë nenat dhe lulet
Te mbërrijnë djepet dhe ninullat
Pushimi të mos jetë mall burgu,
Koha të mos stërkëmbthohet kurtheve
Kujtimet t’i ruajnë shenjat.


MEDITIM ËNDRRE

Tjerr kujtime
Vegjeve të natës...
Shtigjet ... përrallë
E luftë me shpata.
Vijnë ikin ëndrrat.
Ku mbete ti?...
Larg dhe afer jemi
Mbi kalë të bardhë
Përtej ëndrrës.


ZGJIMi MADH

U ndryshkën prangat duarve të gjyshit,
Lidhur ia pranguan lirinë…
Prometheut tim
Melankolitë bredhin burgjeve
Kujtimet gjak në kullim …
bardh një dite flijimi
Këputen pranga e zinxhirë,
Përmbysen kohërat ,
Shqyhen epokat nga padrejtesitë.

A shkulen rrënjët e lindjes?

Dimër i acartë,
Krismim, tym,
britma, mjegull,
ditë të vrara
Më kthehet
mendja prapa,
Një shekull…

Të shkulurit,
Si dje edhe sot,
e njëjta kambanë
bie në mendim:
Te shkulen (rrënjët)
shqiptarët
Nga trojet etnike
detyrim të ardhurish
nga tymnaja
zgjdhë
çetnike…

Viti '98
kalvarë
Shtegetimesh imponuese
t shqiptare
Dhimbje, vuajtje pafund
Fëmijët pa lodra,
Me ëndrra këputura zgjohen,
Me krisma ushqehen…
buzëqeshjen e shndërrojnë
në frikësim
ëngjëjt e kësaj tokë të martizuar
Ç’shkulje e dhunshme, vrastare
djepit, lojës, shkollës…
Pikë e lartë e urrejtjes…
Lot lëshojnë malet...
Por prapë do të kthehen,
dhe prapë toka
do të përmbushet me qeshje
Paçka Tytave të armëve
Tehave të thikave të mprehta…
Kërcënimeve …

Kjo tokë e tyre, e gjitha,
nuk shkulen rrënjët e shtrira
që nëkrijimin e hershëm
dhe prapë u kthyen
në tokën ku lindën
u ringulën me rrënjë më thellë
nga ç’ishin...
vogëlushët lozin
brenda ëndrrës së tyre...

ROBERIMI

Lavire dhjamosur shekujve,
Salloneve shtrirë lakuriq,
Hoteleve meny e njerëzve
Që si mbajnë burgjet
Dhe durojnë ferrin.
Mbrëmjeve takime me tradhtinë
Gotat e dollisë me gjak njeriu…
Dehej robëria në muzg
Përgjonte liria, ia kërkonte ballin
Me gryken e pushkës.

Ecje e pandalur

Krua i bjeshkëve kreshnike,
Orteqe bore që shkrinë,
Strehe në ballë dielli u rrinë,
Orëve të bardha të historisë,
Vete u bëtë madhështi..
Është djep i Kosovës
Si dritë dielli.

GERSHETI I LIRISË
(Motres sime luftëtare Shyhretes)

Kënga ime e parë
Bëri vëllezër tingujt e çiftelisë
Këngë e bukur lumë i paanë,
I bëhej ninull djepi lirisë
Llap e Gollak zemër e madhe,
Trimëri e rrallë në tokën shqiptare…
Kur të nisi nëna udhës së luftës
Udhës së lirisë, sakrifikim drejt mosjetës,
Gërshetin tënd ia fali pushkës:
“Ruaje, bijë, nëpër flakët e pushkës
Gërshetin e dasmës, kur bëhesh nuse..
Bëju nuse në këtë dasmë të madhe,
Lirisë i kanë hije dasmat me valle”.
Nga fjalët e nënës
ndriti dhe vetë gërsheti
Vajti në dasmë
dhe në këmbë si trim mbeti…

FJALË DUARSH

Kur të njoha, nënë,
Djali kengë i mësonte malit,
Rreze drite të shkëlqenin sytë,
I vetmi djalë të ndriti fytyrën.
Djali ra si bien qiejt...
Zbrita me malin te nëna.
Fytyra e mpirë.
Ballit thelluar rrudhat.
Vetëm duart i folën
“Atdheu më kërkoi djalin”…


SHENIME PER AUTOREN

Shefqete Gosalciu lind me 3.10.1970 ne fshatin Marec të komunës së Prishtinës.
Shkollimin fillore dhe të mesëm e kreu në Prishtinë, ku po ashtu vazhdoi edhe studimet ne Fakultetin e Ndërtimtarisë, për t’i ndërprerë pas dy vitesh per shkak te mbylljes se Universitetit te Prishtinës, në atë kohë (1990,1991) nga regjimi pushtues serb.
Si shumë të rinj shqiptarë te Kosovës të përndjekur nga regjimi serb për shkak të aktivitetit kombëtar, edhe Shefqetja mërgoi për dy vite në Zvicër, ku organizoi mesimin plotesues në gjuhën shqipe, për fëmijët e bashkëatedhetarëve.
Qe nga viti 1993 aktivizohet në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosoves (L.K.C.K), bashkë me motrën Shyhreten dhe vëllain, Muharremin. Familja e saj me banim ne lagjen e Spitalit, në Prishtinë, per shumë vjet ishte strehë e shumë ilegalëve të L.K.Ç.K së. Shefqetja mori pjesë aktive në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës [U.Ç.KÇ ; gjatë vitit 1998 ajo qepi 250 uniforma për njësitet speciale të U.Ç.K së si dhe qendisi Flamurin Kombëtar shqiptar, i cili i bartur nëpër shumë beteja të lavdishme, u ngrit më 11 Qershor të vitit 1999, nga njësitet e guerriles BIA në lagjen Tasligje të Prishtinës.
Pas vitit 2002 ajo ka pushuar aktivitetin politik por jo edhe atë kombëtar.
Shefqetja është marre me shkrime që nga fëmijëria, veç shkrimeve ajo edhe këndon bukur, kryesisht këngë rapsodie, ka marrë pjesë në disa festivale, në Festivalin e Folklorit ''MUJË KRASNIQI'' në Klinë në vitin 2006 si dhe në shumë veprimtari muzikore dhe letrare brenda dhe jashtë Kosoves.
Shkrimet e para i botoi në revistat: ''Çlirimi'', ''Pionieri'', ''Zëri i rinisë'', ''Shkëndija'', ''Mollëkuqja'' si dhe gazetat ''Epoka e re'' dhe ''Zëri''.
Ka botuar përmbledhejt me poezi: ''Gjaku gjakut i përgjigjet'' [2002Ç, ''Më ke urë në qiell'' [2006Ç.
Kjo ështe vepra e saj e trete.
Shefqetja eshte anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosoves , anëtare e ''Karvanit të Shkrimtarëve për fëmijë AGIM DEVA'' si dhe anëtare e L.N.P.SH.A ''PEGASI''.
Albania.
Libri ”VLIME THELLËSISH”në anglisht, Italisht është libri i saj i katërt.


Tiranë 06 -08 mars 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi