Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zejdush Kastrati: Servilizëm, dyfëtyrësi, oportunizëm!

Shko poshtë

Zejdush Kastrati: Servilizëm, dyfëtyrësi, oportunizëm! Empty Zejdush Kastrati: Servilizëm, dyfëtyrësi, oportunizëm!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 13, 2011 12:47 am


Zejdush Kastrati: Servilizëm, dyfëtyrësi, oportunizëm! U1_ZejdushKastrati
Servilizëm, dyfëtyrësi, oportunizëm!
Nga Zejdush Kastrati
Nëse sot dëshironi të keni pozitë të lartë, bëni lajka.
(B.Metge)
Gjatë kohës kur kryetar i Kosovës ishte Fatmir Sejdiu, më kujtohet shpeshëherë kur bisedoja me disa deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, rreth raporteve mes Thaçit e Sejdiut, kishte mjaft prej tyre që “në besë” thoshin se Sejdiu është fajtor kryesor që LDK-ja nuk po mund të forcohet, reformohet dhe fuqizohet. Sipas tyre këta dy liderë i lidhte interesi përsonal, marrëveshjet mes tyre që rezultojnë me poste ministrore, emërime ambasadorësh, tendera por edhe marrëveshje tjera që sjellin përfitime materile për të dy palët. Në shikim të parë, e në veçanti me mllefin që shprehnin derisa pinin ndonje kafe apo pije tjetër në byfenë e Kuvendit, por edhe gjestikulimit e mimikës që shfaqnin, fitohej përshtypja se vërtët këtyre deputetëve u kishte ardhur “në maje të hundës” gjendja në Ldk-ë, dhe se kjo do të shpërthente shumë shpejtë, e që kuptohet për ne gazetarët që përcillnim punën e Kuvendit dhe rrjedhat politike, ishte me interes por edhe lajm atraktiv për opinionin e gjerë. Më kujtohet se njëri prej ish deputetëve për të treguar se sa është “militant” i LDK-së, në prezencë të Kryetarit të Forumit të të rinjëve të LDK-së, pos që e kërcënoi atë duke i thënë se ai është pengesë për reforma dhe se po e shantazhon edhe atë në degën e LDK-së në vendlindjen e tij, me një agresivitet të shtuar tha se do të ballafaqohen së shpejti gjithë krerët e LDK-së me rebelizëm por edhe me veprime konkrete për të shpëtuar këtë subjekt politik.
Meqë kisha raporte te mira me njërin nga njerëzit e afërt të Fatmir Sejdiut, gjatë një takimi me të (shoqërisht) ia shpreha këtë shqetësim të disa deputetëve me qëllim të vetëm që të dij opinionin dhe reagimin e tij për fenomenet me të cilat po ballafaqohej LDK-ja. Përgjegjia e tij edhe me këtë rast por edhe në biseda të mëvonshme ishte se vërtet ka dobësi dhe mangësi, ka defekte sa i përket funksionimit dhe reformave por nuk është Fatmir Sejdiu që po i pengon ato procese por shumë rrallë ndodhë që të hapen tema që preokupojnë deputetët për gjendjën në LDK..
Posa hynte Fatmir Sejdiu në takime, më besoni- thekson edhe tani ish deputeti- të gjithë heshtnin, dëgjonin se çka u thoshte dhe u sugjeronte ai dhe pothuaj të gjithë pos që nuk kundërshtonin, tumirnin diskutimet dhe propozimet, jo vetëm me ngritje gishtash por edhe duke lëvizur kokën, e disa edhe duke iu përkulur. Kur përfundonin takimet me Sejdiun- tregon ish deputeti- bëhej ”garë” cili po i tregon diçka personale Kryetarit e që lidhej kryesishtë me komplimente dhe lëvdata për të.
Për disa deputetë ”të zhurmshëm” edhe atë kohë më pati thënë se janë afër Thaçit dhe është skenar i tij, (çka u dëshmua) për disa, se më shumë e furnizojnë me informata për qëndrimin e tij gjatë ndonjë përcaktimi apo deklarate për media, kurse për ish- deputetin që pati paralajmëruar “termet reformash” në LDK, tha se ai të vetmin angazhim dhe shqetësim e ka pasur si të bëhet pjesë e stafit të Universitetit dhe atë duke lavdëruar Kryetarin.
Megjithatë, nga LDK-ja gjatë qeverisjes Sejdiu ka pasur lëvizje dhe largime pos kuadrosh të LDK-së edhe deputetë, të cilët nuk janë pajtuar dhe i janë bashkuar kryesaisht AAK-së, por gjithashtu edhe të tillë që janë kthyer në këtë subjekt, çka mund të themi se ka pasur një durim dhe demokraci të brendshme.
Gjarpëri dhe bretkoca!
Lideri i PDK-së dhe Kryeministri aktual Hashim Thaçi, sa i përket mbajtes së gjendjes “nën kontroll” të subjektit që drejton, deri më zgjedhjet e fundit, mund të mburret dhe krenohet, përkundër zërave se “diçka e madhe po zihet” në këtë subjekt politik, i cili në opinion njihet edhe si “krahu i stupcave”.
Një njohës i mirë i gjendjes në këtë subjekt politik, para disa ditësh, tregoi diçka shumë interasante dhe provokuese. Ai tha se Hashim Thaçi rastësisht nuk e ka marrë emrin konspirativ “Gjarpëri”. Sipas tij është vërtetuar shkenctarisht se bretkoca është ushqim shumë i parapëlqyer i gjarpërit dhe se 50...metra kur afrohet gjarpëri afër kësaj gjallese, bretkoca gjenetikisht bllokohet dhe nuk levizë fare dhe pa kurfarë rezistence pret gjarpërin, pa pasur mundësi të largohet nga vendi.
Është e vërtetë kjo që tha ky përson apo jo, vetëm ata që kanë studiuar këto dukuri janë komepetentë të flasin, por bazuar në gjendjen në të cilën gjendet PDK-ja e në veçanti veprimi i pjesës dërrmuese të deputetëve, por edhe anëtarëve të Kryesisë e të Këshillit Drejtues të PDK-së, e që u dëshmua edhe me ngjarjet e fundit, flet se “gjarpëri” i Pdk-së, apo Hashim Thaçi, akoma pa hyrë në takime e tubime po del fitues, po realizon atë çka po dëshiron dhe po e luan lojën që po e planifikon vetë apo po ia përgatisin të tjerët.
E deshëm apo jo, e pranuam apo jo, mirë apo keq, me apo pa pasoja, pse po ndodhë kjo dhe deri kur do të vazhdojë kështu, është vështirë të jipet përgjegjie, por Kryeminstri Thaçi dhe njëherit i pari i Pdk-së, pos pjesës dërrmuese të anëtarëve, deputetëve, Ministrave dhe zyrtareve tjerë, e që janë pjesë e PDK-së, edhe të gjithë ministrat, zyrtarët e lartë, por edhe përfaqsues të subjekteve tjera politike, i ka spostuar në pozitën e “bretkocave”.
Hajredin Kuqi, i cili gjithnjë është afër “gjarpërit”, që nga “Qeveria” e Zanzi Barit disa herë më ka treguar se ka probleme me kërkesat që ka nga shumë deputetë, zyrtarë të lartë të të gjitha subjekteve politike, por edhe gazetarë e pronarë mediash, analistë e struktura tjera gjinore e moshash, për të qenë pjesë e struktuarve të Qeverisë Thaçi.
Është edhe një rast që dua ta ceki në këtë shkrim. Deputetja e AKR/së, Myzeine Selmani, në legjislacionin e kaluar kur ish deputetët, Naim Rrustemi dhe Driton Tali, patën iniciuar kërkesën drejtuar Kushtetuses, për shkarkimin e Fatmir Sejdiut, ajo fillimishtë pati nënshkruar kërkesën dhe nuk ngurronte të rrahte gjoks se është “burrneshë”, por shumë shpejtë i hangri fjalët dhe terhoqi nënshkrimin, dhe po kjo deputete, në Senacën e udhehequr nga Dell e Push Kar, pas “votimit më demokratik” jo vetëm që “flutoroi” nga gëzimi për “fitoren” e Pacollit, por edhe derdhi lot e nuk përmbahej para kamerave dhe opinionit.
Nuk është rastësi kur në koluare, por edhe në ndeja publike, shitore e kafiteri, thuhet se “punët i kemi ashtu si jemi”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi