Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këze Kozeta Zylo: Në kështjellën “Adem Jashari”

Shko poshtë

Këze Kozeta Zylo: Në kështjellën “Adem Jashari” Empty Këze Kozeta Zylo: Në kështjellën “Adem Jashari”

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 13, 2011 3:10 am



Këze Kozeta Zylo: Në kështjellën “Adem Jashari” U1_1

Këze Kozeta Zylo

Në kështjellën “ADEM JASHARI”

Marrë nga libri:
“ Një fjongo Dielli nga New Yorku”


Në Prekaz tek prehen trimat,
Preka lehtë Monumentet,
Brenda tyre në fole të mallit,
Dogja hallet edhe dertet…

Në kështjellën “Adem Jashari”,
Nga frëngjitë mijëra dritëza,
Flakë po skuqnin si bozhur,
Baladat si vetëtima…

U ngjita lart tek kullë e trimit,
Tela dallgësh mbi hapësirë,
Vrojtimi i shkjaut 50 metra,
Nxinte si korb në errësirë…

E vështrova me një rënkim,
Para syve, memece bjeshka,
Shpirti i Jasharit lëshonte syth,
Çelte Liria brenda në zemra…

U ula tek dhoma e Kuvendit,
Ku burrat vendosnin fatin,
Rugova me shallin lidhur,
Isai mbante nagantin…

Mbi nje shkallë harrova hapin,
Nga mijëra plumba, bërë shosh,
Gjurmët brenda tyre s’fshiheshin,
Europa plakë… na i ka borxh…

Zogjtë e malit çuçurinin,
Krahëdridhur mbi Drenicë,
Një fjongo dielli ngjyer në gjak,
Në ballë trimash më mbetën sytë…

Më humbi syri mes JASHARËVE,
Shtëllunga mjegulle më trullosën fare,
Eshtë e dhimbshme të jesh pranë tyre,
Por më e dhimbshme të prekësh varre…!

UÇK të lindi Shekulli,
Me plisin e gjelbër mbi kokë,
Në Drenicë ti hodhe rrënjën,
Ndaj gjithe Kombin do bashkosh…

Kudo ku rriten, trima gjithë nur,
Janë prej Kosove, nuk trëmben kurrë…

Nga vizita në Prekaz, Kosovë,
Korrik, 2008

Këze Kozeta Zylo: Në kështjellën “Adem Jashari” U1_2

Këze Kozeta Zylo: Në kështjellën “Adem Jashari” U1_3

Këze Kozeta Zylo: Në kështjellën “Adem Jashari” U1_4
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi