Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albert Zholi:Shkrimtari i shquar Skender Hasko

Shko poshtë

Albert Zholi:Shkrimtari i shquar Skender Hasko Empty Albert Zholi:Shkrimtari i shquar Skender Hasko

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 13, 2011 1:24 pm

Albert Zholi:Shkrimtari i shquar Skender Hasko U1_AlbertZholi1
Albert Zholi:Shkrimtari i shquar Skender Hasko
Albert Zholi:Shkrimtari i shquar Skender Hasko Sk%C3%ABnder_Hasko

Në 75-vjetorin e lindjes

E ndjej veten të nderuar që në këtë mbrëmje jubilare , kur po festojmë 75- vjetorin e shkrimtarit të shquar Skënder Hasko, të kumtoj këtu përpara jush, miq e shokë, disa fjalë për jetën dhe veprimtarinë krijuese të mikut tim të ngushtë.

Skënder Hasko u lind në Dukat të Vlorës më 2 mars 1936. Shkollën 7-vjeçare e mbaroi në Tragjas të Vlorës, pastaj Liceun Artistik “Jordan Misja” për aktor. Ka punuar mësues në fshatin e lindjes, mekanik në Kuçovë dhe aktor në estradën profesioniste të Beratit. Pasi mbaroi Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dhe u diplomua për gazetari, punoi gazetar-redaktor në revistën satiro-humoristike “Hosteni”, pastaj shef i redaksisë së botimeve “Teatër-Estradë” në Shtëpinë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, më vonë kryeredaktor në revistën për fëmijë “Pionieri” dhe, së fundi, drejtor i Teatrit Kombëtar të Fëmijëve, deri sa doli në pension.
Sikurse shihet, Skënderi jo vetëm ka kaluar të gjitha shkallët e shkollimit, por ka provuar edhe shumë profesine, deri sa doli në pension, pikërisht këtu, në Teatrin e Kukullaave, siç e quanim më parë. Ёshtë kjo edhe një nga arsyet pse po ia festojmë këtu përvjetorin e 75 të lindjes, në koilektivin që e deshi dhe e duan, ku urojmë t’i festojmë dhe 100 vjetorin.
Ka filluar të krijojë qysh në shkollën 7-vjeçare dhe shkruan ende edhe sot e kësaj dite. Dhe jam i bindur se pena e tij e talentuar do të vazhdojë edhe për vite e vite të tjerë, për tëna dhënë vepra me vlera të veçanta letrare e artistike, ashtu si kanë qenëveprat e tij gjer më sot.

Skënder Hasko ka një veprimtari të gjerë në fushën e krijimtarisë letrare. Ai është poet, përralltar, tregimtar, novelist, romancier, dramaturg. Ka shkruar në të gjitha gjinitë, por, duhet ta pohojmë, ai ka spikatë veçanërisht në krijimtarinë për fëmijë, ku ka lenë vepra të shquara, që do të mbeten përherë në thesarin e kulturës sonë kombëtare. Por ai ka shkruar edhe shumë libra për të rritur, që janë pritur mirë dhe vlerësuar nga lexuesit.
Skënderi ka qenë dhe është anëtar bordesh në shumë revista e gazeta. Është anëtar i bordit drejtues në revistat për fëmijë që botohen në Maqedoni, “Nxënësi” dhe “Xixëllimat”. Për krijimtarinë e tij jepen leksione të veçanta në universitetet “Aleksandër Xhuvani”-Elbasan; “Eqerem Çabej”-Gjirokastër dhe “Ismail Qemali”-Vlorë. Per punen dhe krijimtarine e tij është i dekoruar me medaljen “Naim Frashëri” dhe me dy Urdhëra “Naim Frashëri”.
Tani në 75-vjetorin e lindjes, ne mund të bëjmë bilancin e krijmtarisë së tij të gjerë e cilësore. Deri më sot ka botuar 45 libra, romane, novela, vëllime me përralla, me tregime, me rrëfenja, poema, vëllime me vjersha, 13 drama e komedi, 6 pjesë për tetarin e kukullave, dy skenarë filmash për fëmije etj. Ka të pa botuara ende libra të tjerë dhe vazhdon e vazhdon të shkruaj pa u ndalur. Duhet të përmendim këtu veçanërisht, punën madhështore që po bën tashmë me përkushtim të veçantë, Fjalorin e Shkrimtarëve Shqiptarë të të gjitha trevave, një vepër madhore, qe ai e ka ne përfundim. Urojmë që ta mbarojë sa më shpejt.
Pothuajse të gjitha veprat e tij për fëmijë janë ributuar, madje disa herë, si në Shqipëri dhe në Kosovë e Maqedoni. Kjo tregon për vlerat e tyre mnorale e artistike për të gjitha kohrat. Rekordin e mban libri “Vallja e shkronjave”, i ribotuar 8 herë.
Librat e Skënder Haskos janë vlerësuar lart jo vetëm nga lexuesit, veçanërisht shkollarët, por edhe nga kritika, edhe nga juritë kombëtare. Është nderuar me 14 çmime në konkurset kombëtare, për librat :

1- Nje gjeneral kapet rob(me dy çmime)
2- Ata që të bëjnë për të qeshur
3- Qeshin kafshët shtëpiake
4- Dinakja me vesh të grisur
5- Çudirat dhe e fshehta e Zamirit
6- Çimi dhe roboti budalla
7- Pas mësimit (pjesë teatrale)
8- Në ditët e luftës (pjesë teatrale)
9- Tip-tap 5 x 5 (komedi)

Ndërsa vitet e fundit çmimet e fituara jane emërtuar si më poshtë:

Çmimin “La Fonten”, dhënë nga ambasada franceze për novelën-përrallë “Mbret i tigrave”
Çmimin “Viktor Eftimiu”, dhënë nga ambasada rumune për novelën-përrallë “Arushi hundëkavanoz”
Çmimin “Xhani Rodari”, dhënë nga ambasada italiane për romanin-përrallë “Të burgosurat e Xhuxhumit” (Një kopje e

diplomës së këtij çmimi është vendosur në muzeun e Xhani Rodarit, në Itali)
Çmimi “Tasim Gjokutaj” dhënë nga Shtëpia Botuese Toena, për romanin “Arratisja e Tupe Xhelos”
Romani “6 muaj nga jeta e Besianit” është vlerësuar si libri më i mirë për fëmijë në Panairin e librit të vitit 2005.

Dhe, më së fundi, edhe në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj, ku ai është ndër themeluesit e drejtuesit per mbi 20 vjet, i uroj Skënderit shëndet , jetë të gjatë dhe pena e tij të mos rreshtë kurrë së shkruari vepra letrare cilësore, që t’u mbeten brezave të ardhshem si gurë të çmuar në gjerdanin e artë të kulturës sonë kombëtare.

Bardhyl Xhama
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi