Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feride Xhafer Berisha:Letër Nënës time!

Shko poshtë

Feride Xhafer Berisha:Letër Nënës time! Empty Feride Xhafer Berisha:Letër Nënës time!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 14, 2011 12:06 am

Feride Xhafer Berisha:Letër Nënës time! 190655_10150119990727865_528777864_6368843_5186098_n
Feride Xhafer Berisha:Letër Nënës time!

E dashura nënë,
Feride Xhafer Berisha:Letër Nënës time! 184375_10150119131802865_528777864_6361186_7792277_n
qe dhjetë ditë ti nuk je më në mes nesh, shkove papritmas. Shumë gjëra më mbeten pa ti thënë, e shumë gjëra u thanë, që sish deshtë të thuhen. Ti ishe një grua shumë e fortë dhe e menqur, edhe pse nuk pate mundësi të arsimohesh. Të rrëfyerat e tua për jetën tënde ishin përplot me vuajtje dhe humbje shpirtërore. I përjetove dy luftëra, babai yt u vra në "hudutë" duke luftuar kundër shkijeve dhe ti mbete me gjyshen, vllaun e motren vetëm.
U martove me babën, i cili ishte gjithashtu jetim dhe filluat një jetë të përbashkët. Nga kjo martesë dolen nëntë fëmijë, nga të cilët njëri fëmij vdiq nga fruthi.
Këta fëmij i mësove ta dojnë arsimimin, të dojnë atdheun, ti luftojnë padrejtësitë, ti ndihmojnë të tjerët, mos të dorëzohemi kurrë. Ti na mësove nënë, se këto vlera janë bazë jetsore dhe duhet të mbahen dhe të kultivohen.
Ti ishe ajo që qëndisi flamurin kuq e zi dhe e vendosi në ballë të shtëpisë dhe na mësove ta rrespektojmë dhe ta nderojmë si diçka të shtrenjtë.
Ti rritësh tetë fëmijë me një rrogë në qytet është tani dhe ka qenë edhe atëherë shumë vështirë thuaja se e pamundur.Por ti nënë ja dole me besimin tëndë që kishe në ne dhe duke e pasë tërë kohën përkrahjen e babës, që ti arsimosh tetë fëmijë, prej të cilëve dy janë inxhinierë, tre janë juristë, njëri filozof, njeri gjuhëtar dhe njëri edukatën sportive.
Të gjithë këta fëmijët e tu mbetën të pa përkulur ndaj sistemeve të ndryshme politike, asnjeri prej tyre nuk ka qenë anëtar i partisë komuniste në at kohë dhe asnjeri prej tyre nuk është shitur për diçka kundër atdheut dhe popullit.
Nëna ime të falemnderoj për punën tënde dhe për çdo gjë që e bëre për ne. Si mall nga ti kemi dhe mbajmë shumë kujtime të mira dhe gjithashtu brejtje të ndërgjegjies se nuk kemi kaluar mjaftë kohë me ty.
Nëse të kam hidhëruar pa dashje kërkoj falje. Disa gjëra në jetën time i kam bërë ndryshe dhe disa vendime i kam marrë pa u konsultuar me ty. Po nanë a nuk ke qenë ti ajo, e cila na ka edukuar të jemi të pavarur?
Të falemnderoj që e ke gjetë fuqinëti pranosh këto vendime, edhe pse ti nuk ke qenë e pajtimit me to.
Të lumshin duart që na thure qorapa të leshta, të cilat i kam mbathur çdo ditë. Të lumshin duart për gatimin tëndë të pa shoq, të lumshin duart për turrshitë e shijshme, të lumshin duart për çdo gjë që ke bërë në jetë.


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Mon Mar 14, 2011 12:07 am, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feride Xhafer Berisha:Letër Nënës time! Empty Re: Feride Xhafer Berisha:Letër Nënës time!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 14, 2011 12:06 am

Ngushllimet e mia të sinqerta për humbjen e nënës!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi