Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:E FOKUSUAR POETJA TEA VREKO BERAT (ME BANIM NË ITALI)

Shko poshtë

Kristaq Shabani:E FOKUSUAR POETJA TEA VREKO BERAT (ME BANIM NË ITALI)  Empty Kristaq Shabani:E FOKUSUAR POETJA TEA VREKO BERAT (ME BANIM NË ITALI)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 14, 2011 1:01 am

Përqafuar me trishtimin e fjalës
“LEXIMI I NJË LIBRI TË HAPUR POETIK...MBRESËLËNËS”
RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL

Kristaq Shabani:E FOKUSUAR POETJA TEA VREKO BERAT (ME BANIM NË ITALI)  184285_10150119637453186_678723185_6404778_6895555_n
E FOKUSUAR POETJA TEA VREKO BERAT (ME BANIM NË ITALI)
ANËTARE E LIDHJES NDËRKOMBËTARE PEGASI ALBANIA,
Pjesëmarrëse në Simpoziumin Ndërkombëtar “LIRIZMI NË LETËRSI’ 15-18 PRILL TIRANË(Universiteti “Vitrina” – PRISHTINË(KLUBI I RINISË- INSTITUTI ALBANOLOGJIK)


Kristaq Shabani:E FOKUSUAR POETJA TEA VREKO BERAT (ME BANIM NË ITALI)  49703_678723185_7208_n
Përqafuar me trishtin e fjalës
nga Kristaq F. Shabani


LIBRI I RI I TEA VREKOS

“Fluturim në hapësirën e paqtë...” , NJË PUNË PASIONANTE E AUTORES DHE NJE NDIHEMESE E KUALIFIKUAR E LNPSHA “PEGASI” ALBANIA , BOTIM I SHTËPISË BOTUESE “MARIN BARLETI”
PREZANTOHET NË MBASDITE TË FUQISHME LETRARE PRAGSIMPOZIUMIN “LIRIZMI NË LETËRSI” DATË 13 PRILL 2011 NË GJIROKASTËR SË BASHKU ME VEPRA TË TJERA TË AUTORËVE NGA VENDI E BOTA.


VËLLIMI POETIK“Fluturim në hapësirën e paqtë...” ËSHTË I NDËRTUAR NË KËTO “SHTYLLA” POETIKE:
i. I. “Mjekon” plagosjet e hapave të mi
I. Universi : Femër poemthi i femrës

II. Një gotë vere në vetmi, errësirë, a mund të pihet?!

IV. Përqafuar me trishtimin e fjalës
V. Skicime poetike Memorja për një ëngjëll
* Në këtë hapim figurativ të saj syri vrojtor


Vetmia manjate të kap hemisfera ... Në këtë vetmi poetesha Tea duke studiuar me mprehëtsinë e saj “panoramat dhe antipanoramat jetësore... Një vetmi peizazh, që përflet me fjalë dhe në shumë trajtshmëri. Deti që lag në dy gjendje, qielli që loton së toku me krijuesen , e cila ndodhet në trupine saj, jo e sprintuar diku lart apo poshtë, pret çeljen e luleve, sekret dhe brenngëfshehur jo rastësisht... Përjetësisht gjendje të bukurisë, emocionit, hidhëresës, shfrytëzim syror të natyrës, dhimbje të pamata … kërkim qetësie në kureshtjen e atyre... Mospëlqesa në akte të njëjta jetësore, të cilat ripërsëriten me të një njëjtën frymëmarrje dhe të njëjtin itinerar, pa asnjë vizion të ri...Në këtë hapim të saj syri vrojtor evidenton pak miq dhe mikesha dhe shpirti i është përplotuar më fjalamani...

Përgënjeshtrimi i gënjeshtrës ulur në mesazhe erotike..., të cilat nuk kanë asnjë afekt dhe asnjë reflektim shpirtëror...

* Efekti i fjalës simbolizuese
Lumë ndjenjësor, shkatërrues dhe mbetjerrënojat lënë mbi sipërfaqe si relike… Tre yjet, një simbolizim ndriçues i natës së pashpirtë në dritëzim, luajtës të efektit ndriçues të shpirtit ... Jepet një tablo e shpirtërores dhe e ardhmërisë...
Efekti i fjalës simbolizuese dhe të figuruar vërehet në vëllimin poetik të Tea Vrekos: pamundësi fjalësh, zhurrmim... Klimëzimi shpirtëror dhe përqasja me natyroren... Shpirti konceptohet si një hapësirë vendore me psikologjizëm të mbartur e të sapoformuar...

* Kërkimi e një ylli në kërkim..., i pagjetur dhe i pafokusuar...
Në këtë vëllim me një stil ndryshe dhe me një hapësi të bukur, kjo sipas mënyrës së vet origjinale, rrëfen poetikisht kuptesat e dashurimit, si i ndjen, perception ajo, por kryesorja është të dashuruarit me gjithë shpirtin e saj… Në këtë kontekst ajo shkon më tutje duke figuruar aktin e bukur të dashurimit dhe dëshirimit real, rrugëtimin që të qiellëzon, të shkëndijëzon, të driton dhe të përcjell në një ëndërrim të pamenduar kënaqësie... Por evidentohet edhe mundësia për lumturi dhe kërkim i saj... Ajo nuk kërkon vetëm lumturimin e saj, por të gjithë njerëzve. Këtu pra spikat figurimi humanitar, i cili simbolizohet me kërkimin e një ylli në kërkim..., i pagjetur dhe i pafokusuar...


*Qendwrzimi i vetvetes...
Këndvështrimi për poetin në kreaturën e Teas merr format interesant. Ajo e adhuron poetin, pasi ai është një qenie vitale, i cili sheh me sy shpirti, kundron me sy shpirti , ndjen me sy shpirti, madje arrin deri atje sa poetit “ të saj” t’i japë dhe këshillime, duke qendërzuar në këtë këshillim vetveten..
Evidenton poetin e pakuptueshmë nga të tjerët që jep mesazhe për njerëzit. Një pozicion ky qiellor, i cili nis mesazhe për të lexuar shpirtin secili, secila në të gjitha gjendjet...


*”Organograma” poetike e feminilitetit
Në lirizmin tean ndesh, pa dyshesë, vajzën, bijën, nënën, të dashurën, shoqen , miken... pra femrën në të gjitha formatet e përkatësisë dhe të qenësisë shoqërore me ëndrrat, dëshirat, mosarritjet, frikimet, vullnetet, mosmundësitë, pikësynimet, shëndetmirën dhe shëndetligën, humbjet fatale dhe qëndresat, ëndërrimet dhe përsjelljet, mallin e ndaluar, melankolinë, dëshirimet e takimeve, tradhtitë, braktisjet, mos harresën dhe elementë të hedhur prapa krahëve, të cilët faniten dhe shfaniten; fatet e bardha dhe të zinj, fluturimet e paqta, zgjime të trishtuara dhe fjetje të shqetësuara, sy të hapura dhe sy të lotuar, përflakime dhe zverdhje të trishta... Pra në këtë vëllim poetik ka një “radioskopi “ shpirtërore...

*
Ëndërrimi manjat i Teas për të kapur e “robëruar” yllin mbetet qëllim në vetvete. Tea ëndërrimtare përsiatet në gjithë vëllimin. Duke qënë një krijuese femer menjdemprehtë poetja rrok Universin femëror dhe e këndvështron me përvojën e saj. Me ide te figuruara nxjerr në pah gjithë hirësitë e menduara nga ajo. Nëpërmjet poemthit me këtë protagonistim, ajo realizon përkufizimet e saj që dallohen për risi dhe këndvështrim vetiak, i cili të rrëmben në këtë “vorbull” bukurore. Si “kryezonja” “kryebukura” “lindëkrijesa”, “nimfimi jetësor” “trupbukurim”, “nektarizim” , “trëndafilizim”, “ëndërrim” femra shkëlqen, aktron, sfilon në podiumet jetësorë...
Bukurimi i gjithçkaje është te “raporti” i gjetur në finalizim të poemthit: përgjysmë femër
përgjysmë ëndërr....
* Aktivizim i të gjitha “shqisave” dhe nje poezi definicioni
Tea në këtë vëllim poetik shkruan me të gjitha “shqisat” dhe vëllimi i saj poetik është një këndvështrim i ri për jetwn në një plan lëvizës, është “ekspoze” e një bote shpirtërore të përmbushur që u serviret figurativisht të tjerëve ta shijojnë...


POEZI NGA TEA VREKO

Universi: Femër
poemthi i femrës


a. Krenari e kapriçiozitet

I panevojshëm kërkim perfeksioni,
harmonia jote qëndroka kudo,
në çdo sfumaturë, në çdo detaj
në çdo moment, në çdo stinë.
Herë krenare, herë kapriçioze,
e turpshme , e pasigurtë, endërrimtare
mban fytyrës shenjat e lodhjes…

1. Freski trëndafili

E bukur si ëngëll , syri magjik,
flokët, buzëqeshja jote të çorodit.
E freskët si një trëndafil
rrethuar nga përkujdesi,
e përkëdhelur
je gonxhja e magjisë në shpërthim .
Natyral arti yt,
i thjeshtë , i jashtëzakonshëm
gjinia jote në çdo drejtim .


2. Mahnitëri


Je nimfë e jetës , kur ecën rrugës,
rrethuar nga vështrime lakmitare,
i dëshiruar në tejkulm klasi yt.
Je melodi e pashteruar,
krijesë ëndërrimtare ,
mahnitëse me atë trup ,
gjinjtë e tu burim rritjeje, fantazie
je butësia e lagësht e formës së botës
përvëluese e gjinisë së kundërt…
Të zotërve të Tokës
E puthura jote, ndjenjat e tua
të dashurimit nektar.

3. Krenaria e gjinisë


Je fuqi elegante e jetës
syve të bukurdalohen
kundërshtimet e nënshtrimeve
krenaritë e gjinisë…
Nëntë muaj , ngjizja e një qenie të re,
trasformim i gjatë, udhëtim i dhimbshëm,
vuajtje e tua duke dhënë
dritë një ylli të ri në Univers …

4. Eh, virtytete e tua!


Univers madhështor - Femër
afëria jote të shndërron në kala.
Je diell ngrohës , rreze purpurt,
flaka djegëse, në rast lëndimi
Në hiret e tua:
këndon biblilueshëm vetë bilbili…
Je etje, je ankth pa kufi
je mister, je Perëndi , histori e shekujve
aktore e një tragjedie.

5. Shpresa dhe adhmëria

Je zëri i shpresës, idhull I fortësisë,
e guximshme
në zgjedhje të vetmisë,
heroinë e durueshme
e fortësive trup e shpirt,
energjike në shpëtim krijese
dhe prodhim dashurish.
E magjishmja femër
s’je vetëm krijesë Zoti ,
por dhe e burrave të tokës
ndërtues të “shpëtizave të ëndrrës”
në zemrat e tyre.

6. Dhurime për ty…

Deti të dhuron perlat,
minierat floririn…
Stilistet të falin veshjet,
poetet simbolizimin ,
piktorët rembrandianë e davinçë
tablon e madhështisë.
Natyra dhuratë lulet
për ty krijesë e saj e natyrshme,
habitëri e krijesave të tjera …

7. Krijesë femër+ endërr

Femër Univers Unik
fitore e një zemre
të dashuruar
lavdi e një fëmije,
përgjysmë femër
përgjysmë ëndërr....

Dallgë dashurie

Trupi yt si një det
më trazon me forcë,
me dallgë pasioni
më lëkund , më drejton
lag buzët me kripë
pika-pika,
lot-lot ,
dallgë-dallgë
me mrekullinë ngopem në deje.

Si hëna e zhveshur
mbi ty notoj,
si dielli që shpërthen
me ty ndritoj,
përkundem me valë
në dallgë dashurie,
përkëdhelem e humbas
ne krahët e pasionit;
me horizontin shpërngulem
në ujërat e tua të mbytem ,
të përpëlitem
me dallgë gjigante - dallgë dashurie.

Fati i qenieve të bukura…
Të errëta , të sigurta , të sinqerta
të ngrohta, të vendosura
fytyrat e qenieve shqiptare
te paimagjinueshme ,
vëren në ta edhe pa i njohur
duke ecur, duke udhëtuar
një ekzistencë,
një rrudhë ,
një buzeqëshje
në veprime,
në ecje,
në muzikë.


Përkufizmiet e mia për Verën

Një lindje e paditur se kur...
Në cilën Mbretëri, a shekull,
në cilin grup yjesh.
në cilën ditë sekrete,
aspak të shënuar linde ti,
ide e veçante për të dhuruar
aq shume gazmim…


Eh, ti moj shekullore e gjaktë!
Brezave,
si një lumë kohe,
ke qenë një mike
(dhe s’ke humbur kurrë identitet)
së toku edhe e dashur
Afër një zjarri, mbështetur në sofër
shijimi yt në gjak evoluim
papritur tranformuar
në një pijanec apo në qejfli.
Shoqërim muzikor
nga kafshët përqark
nga dita e re apo një natë pa hënë
Veshur , zhveshur
në ëmbëlsinë e shijes tënde
fytyra të djersitura nga perla freskie….
Je “poezi” ngrohëse e fantazive
dhuruese e gjithçkaje ,
por mos marrëse e asgjëje .
Si ushqehen venat vetëm ti e ndjen,...
dhe ç’pozicion kanë zemrat .

Pret atje e nuduar …

Një shishe nudo
pret
të mbushet
nga lëngu yt
i thatë,
i lëngshëm ,
i kuq
trasparencë rubinësh…
Leng i pjekur,
i mbushur,
frizant
delikat,
i fortë,
i hollë,
përpunuar me aftësi
nga mendje njeriu
apo makinerie...


Nektar...


Shumëllojshmëri nektari yt
i 1000 shijeve, përzierjeve
miks parfumi, aromë e ngjyrë
hijeshi e jetës, zmadhon euforinë
dhe nga reagimi yt humbet dinjitet.

Thonë se....

Thonë se je gjaku i Zotit tonë
që gozhduan në dru,
në orët e fundit e tradhtuan...
Sa e gatshme je
në momete që duhesh...

në ditët festive apo hidhërime
afron njerëzit nëpër bankete…
Dashuritë flirtojnë,
Të e sapomartuarit
ëndërrojnë ardhmërinë ,
te moshuarit ilustrojnë dashuritë
dhe nisin këngimin…


Ah, pijanecët në botën e trazuar

rëkëllejnë, pa ditur
sa nga lëngu yt i praruar!...

Ah, ç’det i trazuar
koka e tyre, si varka të vjetra tallaziten,
qajnë, kërcejnë me lot,
kanë dhe shkrepëtime lumturie
të përkohëshme...
në ëndrrat e tyre të fjetura…

Eh , moj shtytëse e mendimit!
Lëngu yt”kërkon” fjalë ,
largim nga e pastra,
por dhe distilim mendimi,
shtytëse e krijimit
të humbasin në krijime
buzëlagëse ,
shikimvetëtitëse
qartësim brengash...
Lumturon “pirësin”tënd,


Atë që s’të ndahet
këmba- këmbës...


Ah, moj zbukuruese vitrinash,
fytyrash , lokalesh, tavolinash,
në një përmbajtje unike.
S’ka fytyra buzëqeshje ,
e buzëqesh
në fundin trasparent
të një gote të kristaltë,
je ujëvarë e vërtetë!


Pi , o Njeri!...
Pi shpirtin e verës, Njeri ,
deri në pikëzën e fundit,
Je ngrohtësia e diellit,
e pastërtuar ,
qartësi ujore
pastërti shpirti,
eufori trupi,
marrëzi e mendjes
pluhur i një kujtese...


Gjuha e rrallë

Në plazhin e kohës ,
momenteve kritike
mblodha gurët e ngjyrosur të viteve,
ne “baulen” e trupit të quajtur "zemër";
e lumtur dhe xheloze
njoha gjuhën “Emocione”.
Njoha emocionet rastësisht,
në kohën kur
admiroja yjet pafundësisht,
njoha emocionet ëmbëlsisht,
duke shijuar
Henen Mbretëreshë,
shtojzovallen
e shpirtit tim artistik.
Njoha emocionet fatmirësisht,
atje, ku jeta lind e rilind,
midis nënes e fëmijës…
I njoha e mrekulluar
nga natyra e egër, revolucioni,
ndryshimi meteorologjik.
Njoha emocionet e magjepsur
duke dashuruar, thithur nektarin e ëndrrave;
në krijimin e gjërave të vogla
duke valorizuar rëndësinë
e ekzistencës fantastike,
pa besuar në absoluten e melankonisë,
kur goja pushon, mendja pëshpërit,
mendja përpunon,
zemra flet e këndon në harmoni.
Në qetësi i mblodha,
morën formë,
i ndjeva, i dëshirova,
i desha
i çmova ,
të rrallën gjuhë fola.
Emocionet ,
si një autoflash në fotografi,
një moment dhe ngelen në përjetësi.
Në vetmi,
i vuajta thellë në shpirt,
ditën kur s’i përjetova
emocionet, atë magji...


Një buzëqeshje

Retë gri

Një buzëqeshje dhurim,
kur ke nevojë
rete gri t’i shpërbëjë,
detin e terbuar ta çojë në qetim,
nje rreze dielli të ngrohë.

Kompozim për ty

Një buzëqeshje dhurim,
kompozim per ty
notat muzikale të pentagramit – jetë,
krijimin e akordeve – fjalë,
krijimin e elementeve të ndjerë.


Simfoni shpirti

Një buzëqeshje dhurim,
simfoni shpirti për ty
muzikën e gjalluar,
ylberin e ngjyrave,
si dritë në errësirë.


Si pikë vese

Një buzëqeshje dhurim,
një çast, pafundësisht
si mëngjes i ngrohtë
mbi fytyrën e thatë
si pikë vese të lag ëmbëlsisht.


Shije lunturimi

Një buzëqeshje dhurim,
një frymëmarrje
në qetësinë vetmi,
si shijen e lumtur
të një momenti sublim.


Parfum i jetës

Një buzëqeshje dhurim,
parfumin e jetës
ndjenjën unike,
si esencë fantastike.

Lutësi ëndrrës

Një buzëqeshje dhurim,
një kujtim
si perëndeshë me hijeshi,
do t’i lutem ëndrrës për ty
të fal pak dashuri.


Sy të malluar

Një buzëqeshje dhurim,
një prezencë të veçantë,
shikimin tënd arratisës…
do ta kap gëzimin
sytë do t’i mbush me mall.


Buzë- buzëqeshur

Një buzëqeshje dhurim,
shumë buzëqeshje,
se tjeter dhuratë s’ kam,
në distancë e në çdo kohë,
si ëngjëll në zemër të më mbash.


Tragjedia e detit dhe nderimi i Ëngjëjve...

1.
Zymtësisht, egërsuar
Lodhur, sfilitur
Qyteti Vlorë , deti i nxirrë
Përkujtim çdo mars të
tragjedisë.

2.
Eh, ç’rrëmbim i zotit ndëshkimtar
Jetë , engjej të vërtetë...
përkujtim
Falje elutje plot lotë në breg të detit
Deti lootn m efamiljarët bashkë…
3.
Trisht, ngashërim zemrash
dhe shpirtrash
Në terrin e thellë të kujtimit,
fytyrat e dashura shfaqen si imazhe

4.
Qetë-qetë , zvarrë-zvarrë
valëzat e bardha puthin duart e nënave
hidhërimin djegin,
përgjunjen me to ,
ankthi vijon, u marrin me lutësi
nga duart lulet e bukura për ënfgjëjt
t’ua çojnë atje ku prehen
pa të drejtë ëngjëjt...

5.
Buçimë deti me tërbim,
buçimë shpirt nene nga mallimi...
Me dallge e lot lagin rërën
përcjellin dhimbjen ,
ulëritjen e shpirtit të vrarë.
6.
Jehim i zërave të mbytyra
i gërthasin detit për mbajtjen e eshtrave në thellësi
ankohen pulëbardhat, çirren në qiell
s'duan të ushqehen me jetë njerëzish.
7.
Buçet ai det, vajton plot derte,
rendesë në shtratin e tij
s'tret dot kujtimin,
... por thellësia

8.
Ç'pëshpërisin ato valë,
ç'sekrete fshehin, ç'të vërtetë mbajnë?
Perse me tërbim shkembinjtë
ato çajnë ?
Vallë përse s’flasin,
memece shndërruar këto valë.
9.
Erdhën dallëndyshet, po vjen pranvera
ditet morën arome limoni, portokalli,
lulet ndiejne gjuhën e bletes
Shkëmbinjte qepallat e gurta hapin.
Ku janë ëngjëjt?!
10.
Dhimbje e thellë, përshkon si thikë 13 vite,
një jehonë kujtimesh, lapidarë lundrues plot mit ,
Si mermëritja e detit, vuajtjet e nënës
Vlora vazhdon të lëshojë lotët me nënat çdo vit.

Ngrohtësia e përqafimit larg

Së shpejti sytë do të mbyllen,
errësira e mëndafshtë
do të shndërrohet në pronare.
do të jetë drita e zemrës time
pështjellë në këtë ndarje…
Natën e mirë, ëngjëlli im,
natën e mirë, shpirti delikat,
gjumi do të të sjellë mbulim,
ngrohtesinë e përqafimit nga larg.


Ç’mëkat kam bërë ?

Vuajtje dyfisht me shpirt
Përse, o Zot ?
Përse këtë dënim?
Çfarë kam bërë
për të merituar
dramën më të thellë:
të vështroj fëmijën tim
që vuan me shpirt ?

Ç’pikëllim?!

Përse, o Zot?
Këto lot më duken përjetësi
për ty, vogelushe…
kur linde, të rrita,
tani të vështroj në shtrat,
kokën mbështetur në gji
e unë dot s'të ndihmoj…
ç’pikëllim!
Do të doja , kam qarë
lot gëzimi për ty, vogëlushe,
përse tani duhet të vuash?


Ku gjendet kura e mrekullisë?!

Sa do të doja këto lot
t’i shndërroja në kurë mrekullie,
të largoja sëmundjen trashgimtare,
të mposhtja trishtimin
nga kthetrat grabitqare...
Të vështroja të qetë,
të lexoja në sytë e tu
shpresat , ëndrrat
pa fikur asnjë ndjesi...

Qan qetësisht zemra e vuajtur…

Përse, o Zot ?
Si një gjethe zverdhesh,
era e sëmundjes të keput me forcë,
fjalët janë tharë në dhomë,
mbizotëron heshtja,
fytyra jote e ëmbël
qesh, më merr duart
më përqafon, unë të shtrëngoj.
Qan në qetësi zemra
gelltit lotët e dhimbjes,
duke vështruar vogëlushen.


Lajm?!...

Përse, o Zot ??!
Ka gjëra që mendja s'do
duket e pabesueshme
kjo jetë, ky fat mizor
me thikë me pret
çdo ditë, një lajm
çdo ditë , një goditje…
Lumturia zgjat vetëm minuta...
Duket çmenduri.

Pse ky çmim?

Përse, o Zot,
Dënimin më të madh
më fale ti ?
Frika udhëton në diellin e pranverës
dhe ti je aty, vogëlushja ime,
e unë dot s’të ndihmoj.
Ç'mëkat kam bërë
për të merituar këtë çmim ?!

Shumllojshmëria e krahasimeve
bashkuar në një pikë


Të dashuroj do të thotë
te qaj ,
(S’ka dashuri
qe s'jeton pa nje qarje!)
... Të dashuroj , kupto te shikoj me ëmbëlsi ,
për të humbëtuar syve të tu
pa kthim!
... Të dashuroj kupto të ëndërrosh ,
për të rrugëtuar me ty kudo
dhe në fantazi!
... Të dashuroj do të thotë: embëlsi të folure,
me pak fjalë për atë çka zemra më pëshpërit !
... Të dashuroj do të thotë të prek,
për të kuptuar, nëse je një ëndërr a realitet!
... Të dashuroj do të thotë të puth ,
per t’u rrotulluar në parajsë!
... Të dashuroj do të thotë të nderoj ,
për mrekullitë e realizuar në jetën time !
... Të dashuroj do të thotë të besoj,
të shkoj me sytë e mbyllur
duke qendruar përgjithmonë në një kuotë të lartë!
... Të dashuroj do të thotë gjithçka ,…
Kudo ku shfaqem dhe ku kaloj.
Gjithçka më sjell tek ty!
... Të dashuroj, do të thotë të jetoj ,
për t’i dhënë një kuptim të gjerë jetës time !
Për mua, shpirti im , dashuria ime,
do të thotë krahasime pa fund ...
Kjo zbërthehet vetën kështu:
“Të dua , të dashuroj me gjithë shpirt!”

Një natë pa hënë

Errësirën e natës
e vërej
në mendjen pa fund ,…
Mendimet e mia - kuaj të egër,
të lirë kalërojnë
në fushat pa kufi,
të pranverës së purpurtë
dhe kërkojnë atë,
asnjëherë të lodhur,
aspak të vrarë
derisa nuk janë përballë.
Të shpejtë në këneta ,
të lehtë për t’u admiruar,
kurrë të lodhur,
aspak të të vrarë,
as të rëndë.
Dhe në fund
gjenden përballë,
siç ishte dikur
në thellësinë e një nate
pa dritë , pa yje, pa hënë .
Vetëm në një zbraztirë
në një largësi
në brendësi , në thellësinë
e një nate pa hënë.
…Mendje pa fund…


SKICIME POETIKE

1. Memorja për një ëngjëll

Dhe koha bëhet dje, e kaluar, por me kohën ti s'rritesh... Një buzëqeshje e fundit ishte një lot ; i fundit s'eshte ishte fillim i një dhimbje, por që s’ka fund. Zemër e ëmbël, lule e brishtë, ëngelli im delikat, zog në fluturim…Sa doja, dua të shpreh,
por më frenon kjo vuajtje, bir. Sa jetë do të jepja, për të të puthur, për të të shtrënguar
vetëmm një minutë, bir… Kurrrë s'do të të largoja. Po sot dua të dish, ti, shpirt i nënës sa shumë më mungon, sa dua të të kem përsëri, vetëm një minutë, bir, me ty të jetoj. Ofroj gjithçka që kam për të dhënë ty dritë, atë që do të mungojë dashurinë time të pafund, bir, ajo, e cila me mall do të mbuloje. Ti pushoje në atë krevat mbuluar me bardhësi i zbehtë, i qetë, i buzëqeshu,r sa dhe vdekja t’u përul në gjunjë dhe në krahë të mori, pa ceremoni. Tani ajo t’u bë nënë, ajo më zëvendëson: ajo të tund, të këndon ninullat, ajo të mbështjellë, nga mua ttë të largojë.
Ah, bir i nënës, sa lot të pashterur kam, mekem, ....duke të prekur, shtrihem, mundohem të fal ngrohtësi, qelizat t’i mbush, gjaku yt të ripërtërijë.
Të kërkon nëna, bir, natë e ditë. Si somnambul natën me ty vallëzoj, luajmë bashkë atë melodi atë pjesë jete, që s’do ta harroje.
Gjthçka ngelet, jeta vazhdon, lotët shoqërojnë kujtimet, më torturohet shpirti, biri i nënës! Vallë, ty kush do te mbroj?! Tani puth ëndrrat, ledhatoj fotografitë, përqafoj çdo lojë, çdo send, por jo trupin tënd, biri im. Tani ku je? Unë s’e di
ku është ai zë, ajo pafajësi? Kush tokë të mban nën dhe’, Ty që je fara e njerëzisë.
Ishe rruzulli im, ishe ditët e mia, ishe feste, ishe dritë, ishe koha, ishe muzikë
ishe mrekullia ime, biri im! Do të doja të hidhja hënën, yjet t’i shtypja
të ulja diellin, të boshoja oqeanet, të prisja pyjet, por të të kisha, biri im!
Kërkova shpjegim për tretjen tënde si qiri. Për humbjen tënde tragjike
s'pati mëshirë për ty as Zoti, biri im!
S’pati mëshirë as per buzëqeshen tënde, as për zemrën tënde të vogël, as për vitet e tua,
as për fytyrën tënde ëngëllore. Kërkoj mbështetje te ty për t’i rezistuar dhimbjes,
për të larguar dëshpërimin. Për të rigjetur, ylli im, kapërceva vitet, harrova rininë, u mundova, të kërkova, por dot s'të mora…. Qielli të mban në burgim.


2. Mëkati

Ka sytë jeshilë, s’ka hezitim apo dramë, vetëm emocion, ulërimë sensualiteti në natë. Oqeani i tërbuar sprucon ujë, lidhet me trupin e tij të përzier në atë sens. I dashur, i egër nga liria jote, ndërsa dielli guximin e jeteës, gjithë pasion humbet. Në shpirt ka shumë përvojë midis dritës dhe hijes, ligji veç mbijetesë.
Sensualitet që trasparon, je hapësira në fantazinë e thelle.
I pëlqen ta vështroj i veshur me dritë e buzëqeshje. I pëlqen ta adhuroj. Vetëm ti e bën zemrën të funksionojë. Është oksigjen që thith parfumin tënd është ajër që merr gjestin tënd. Po merr oksigjen, nuhat sensualitet, shijon ngadalë qenien tënde, si vampiri në errësirë. Hija e trupit tënd bën të ndihet mirazh i një ëndrre, që ndryshon drejtimin e kohës, rrugën e gjatë të jetës.
Ajo është në dyert e fatit me drithërime; godet dritaren e zemrës. E , sa lehtë të tërheq në atë vështrim fantastik, pa u ngatërruar në atë trup, që kancelon vullnet, realitet llogjik, para se senset humane të bëhen veç pasion, lumturi e jetë.
Buzë të kripura, shije e veçantë, shije dashurie në një puthje frymëmarrje, që ulërin një mijë rënkime; duart nervoze, lëkurë e mëndafshtë , lëpin gishtat
pasion i tmerrshëm kafshon mbi qafë, petale mishi pika vese, lot dhimbje.
Sa dëshire, sa pasion, sa dashuri për një çast apo për jetë, i dhuron natës këto vargje, që i shkruan nëpërmjet lekurës së saj dhuruar mengjesit , shijen e puthjeve, përmbajtjen e dëshiëes, thelbin e pasionit i ledhatuar nga aroma e mëkatit.
Përkëdhele ëmbëlsisht natën që dëshiron të pushtojë e që pret djersën tënde mbi lëkurën e saj dhe dridhjet mbi trupin e tij…
Çfarë shije ka mëkati!
Ndodh veç në përrallën dashuri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi