Muharrem Sfarqa:Selajdin Gashi - një veprimtar i palodhur i mërgatës dhe çështjes kombëtare
Faqja 1 e 1

Selajdin Gashi - një veprimtar i palodhur i mërgatës dhe çështjes kombëtare
Nga Muharrem Sfarqa
Përkthyesi,publicisti, poeti e veprimtari i mërgatës shqiptare Selajdin Gashi, në vitin 1984, kur detyrohet të braktisë Kosovën, nga ndjekja që kishte filluar t’i bëhej për shkak të pjesmarrjes në demonstrata në Prishtinë, asnjëherë nuk kishte menduar që dallgët e jetës, do t’ia mundësojnë që në Gjermani, të kontribuoj për popullin e tij, shumë më tepër se sa që kishte ëndërruar gjatë adoleshencës së tij.
Në fillim do të ndjekë kurse fillestare të gjuhës gjermane për t’u regjistruar dhe pastaj për të përfunduar me sukses studimet për gjuhë e letërsi gjermane dhe filozofi. në Universitetin e Këlnit.
Arsimimi dhe kultura e lartë me të cilën ishte paisur do ta ushqejnë pasionin e tij edhe ndaj letërsisë, ku do të shkruaj dhe botojë pjesë nga krujimtaria e tij në shtypin e kohës. Ai gjithashtu do të merret edhe me përkthime nga gjuha gjermane në ate shqipe dhe anasjelltas.Përkthimet e tij nga krijues gjerman, sidomos nga nobelisti Heinrich-Böll dhe krijime tjera publicistike do t’i botojë në gazetat "Zëri", "Bota sot", po edhe revistat"Ekskluzive", "Jeta e re" etj. bashkëpuntor i së cilave ishte për vite me radhë.
Puna në mediumet radio difuzive gjermane
Nga viti 1992 Selajdin Gashi punon në radion shtetërore gjermane WDR,në Këln,ku do të jetë zëri i parë shqiptar që është dëgjuar ndonjëherë në këtë radio. Emisionet e realizuara prej tij, ku prezantohej realiteti politik nga Kosova e atëhershme nën okupim, për vite te tëra do të mbledhë mërgatën shqiptare,pranë radio aparateve. Po kësaj mërgate, çdo ditë do t’u afrohej nga një copë atdhe.
Në WDR do të punojë deri në vitin 2002. Pas kësaj ai do të punoj edhe për radion Deutsche Welle(Dojce Vele)deri ne vitin 2005.
Gjatë punës në WDR ku redaktor kishte z. Horst Wesseler, e i cili atëherë ishte njeri me ndikim në Partinë Liberale Gjermane dhe kryetar i shoqatës "Evropjanët për shqiptarët", Selajdini bëhet anëtar aktiv dhe shumë i zellshëm në këtë shoqatë e cila do të ndihmojë për senzibilizimin e opinionit përëndimor ndaj çështjes shqiptare në përgjithësi e sidomos çështjen e Kosovës në veçanti. Kjo shoqatë dhe vetë miku i shqiptarëve z,Wesseler do të ndihmojnë në vendosjen e kontakteve të para dhe të drejtëpërdrejta mes përfaqësuesëve të shqiptarëve dhe partive shqiptarëve,së pari me Liberalët gjerman e më vonë me Parlamentarët e Bundestagut Gjerman,në kryeqytetin e atëhershëm të Gjermanisë në Bon.
Selajdin Gashi kishte fatin dhe privilegjin,që të jetë ndër përkthyesit e parë të delegacioneve të përfaqësuesve të parë të Kosovës që do të priten në Bon, si Dr.Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Gjergj Dedaj, Luljeta Pula e tjerë. Më vonë do të bashkëpunojë edhe me kryeministrin në ekzil Bujar Bukoshin, me të cilin së bashku edhe do të hartojnë dokumente që do t’u paraqiten organeve gjermane,me qëllim përkrahjes së aktivitetit të shqiptarëve të Kosovës për liri.
Ai ishte përkthyes edhe i Ilir Metës dhe përfaqësuesëve tjerë të shtetit shqiptar në takime me palën gjermane.
Përkrah Rugovës dhe ruajtjes së miqësisë me gjermanët
Në vitin 1993 Selajdin Gashi do të gjendet përkrah Dr.Ibahim Rugovës në cilësinë e përkthyesit në takim me deputetë të Bundestagut,nga radhët e Partisë së CDU-së,gjithashtu në Bon.
Selajdin Gashi, duke kujtuar takimet me këto personalitete kolosale te kombit shprehet se si sot, edhe atëherë, ai kishte mbetur i mahnitur njejtë si bashkëbiseduesit gjerman, me vyrtytet e larta të përfaqesuesëve tanë, urtësinë e tyre njerëzore dhe politike, kulturën e lartë të komunikimit, shkallën e lartë të njohjes së kulturës gjermane, prezentimin e argumentuar të çështjes së Kosovës dhe të shqiptarëve atje e sidomos veçon aftësinë gjeniale të presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës lidhur me vizionin e çartë që kishte rreth të ardhmes së Kosovës, që ishte pikërisht kjo që është sot në realitet.
Selajdin Gashi është edhe një nga themeluesit e Qarkut kulturor Gjermano-Shqiptar, i cili do të udhëhiqet për vite të tëra nga z.Heinz Schwarz, ish ministër i punëve të brendëshme të landit të Hessenit. Mysafirë të këtij asociacioni do të jenë njerëz të artit e të kulturës shqiptare, të cilët do të demaskojnë me fakte mitin e rrejshëm serb për Kosovën, të ndërtuar mbi falsifikimin e fakteve historike si: Ismajl Kadare, Robert Elsie, Adem Gashi etj.
Ai do ketë nderin t’i perkthente shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadares, në një takim në kuadër të këtij Qarku, ku merrnin pjesë edhe shume deputetë të Bundestagut Gjerman, të cilët nga këto takime vetëm sa po plotësonin arsyeshmërinë e përpjekjeve të tyre për të ndihmuar institucionalisht Kosovën në rrugën e saj drejt Pavarësisë.
Ai ka perkthyer edhe dokumente për Bundestagun gjerman, pastaj për gjykatat dhe institucionet tjera gjermane. Nderkaq, një kohë të gjatë edhe për entin për migracion, ku ka njohur për së afërmi shkaqe e fate të ndryshme dhe nga më të rëndat të shpërnguljes së të rinjëve nga trojet shqiptare.
Duke rrefyer episode nga këto raste, ai tregon se si njeriu në pamundësi për t’i harruar ato, i merr me vete edhe pas punës. duke bashkëjetuar tërthorazi me to, tërë jetën.
Pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, ai, falë aktivitetit të tij e duke krijuar lidhje korekte me miq të shumtë gjerman, sidomos me zonjen Karen Klark, zëvendëskryetare e PEN-Qendres Gjermane dhe kryetare e komitetit për shkrimtarët e burgosur, që vepron në kuadër të PEN-Qendrës në Londër, angazhohet dhe ndihmon formimin e PEN-it Shqiptar.
Mbështetja e zonjës Klark, në këtë drejtim ishte e jashtëzakonshme dhe vendimtare për kurorëzimin me sukses të këtij qëllimi. Kur jemi këtu, Selajdini nuk ngurron të thotë se Kosova ka miq të shumtë në Gjermani të cilët i ka afruar me shumë mund. Po pas luftës, mjerisht ruajtjes së tyre dhe kultivimit të mardhënieve të krijuara me ta, nuk i është kushtuar aspak kujdes. Asnjëri nga ata (palës gjermane që ndihmonte në afirmimin dhe zgjidhjen e ççshtjes së Kosovës), nuk është falënderuar në mënyrë institucionale, nuk është pritur nga ndonjë zyrtar shtetëroror apo të jetë nderuar me ndonjë dekoratë a mirënjohje. Kjo nuk na bën nder aspak dhe tregon veset tona që nuk do të duhej të na karakterizojnë.Të shpresojmë se e ardhmja do të jetë me përkujdesje ndaj shumë miqëve gjermanë që u rreshtuan në anën e Kosovës,në momentet më të rënda të historisë së saj, tërheq vëmendjen Selajdin Gashi.
Kthimi kah letërsia
Selajdin Gashi është aktiv edhe në krijimtarinë letrare.Ai shkruan poezi e prozë. Deri më tash ka botuar një përmbledhje me poezi, të titulluar "Asnjë fjalë e pa thënë" në botim të Shtëpisë Botuse “Rilindja” ,në vitin 2002.
Të gatshme për botim ka dhe përmbledhjen e tij të dytë me titull, "Labirinth".
Në fushën e prozës ka një roman në dorshkrim në gjuhën gjermane me titull "Thirrja për ndihmë e Panterit të zi", roman me motive fantastike ku koncepti filozofik i të cilit ndërtohet mbi metaforen si kontekst figurativ i relacioneve ndërnjerëzore dhe organizimi i shqiptarëve në relacionin e lidhjes shpirtërore me njëri tjetrin.
Po, Selajdini ka dhe një gamë angazhimesh para vete të cilat mëton t’ i sendërtojë gradualisht.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Muharrem Sfarqa:Të rinjtë - e ardhmja e LDK-së
» Muharrem Sfarqa: Muharrem Sfarqa:„Me grykë pushke këndon Kosova“
» Muharrem Sfarqa:Mërgimtarët ndihmojnë skamnorët
» Muharrem Sfarqa:DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË-Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit
» Muharrem Sfarqa:Me kadarenë në Köln

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi