Ramadan XHINOVCI-Poezi m e rastin e Ditëlindjes se poetit
Faqja 1 e 1
Ramadan XHINOVCI-Poezi m e rastin e Ditëlindjes se poetit
Me rastin e Ditëlindjes se poetit :Ramadan XHINOVCI
Frymezimi per kete poezi te shkurter me erdhi sot kur isha duke i uruar ditelindjen vajzes sime, dhe ashtu ne perqafim rodhen vargjet e para.
Permes kesaj poezije te shkurter, e tere familja i uron Monikes ditelindjen e saje te trembedhjete.
PER DITELINDJEN E TREMBEDHJETE
Tash u rrite ti Sugarica ime,
trembedhjete vjet sot i mbushe,
s'ka urim qe mund t'a shprehi,
une kete dite qe per ty kam prite.
Dikur Zotin une e pata lute,
qe mos te rrite, t'vogel te len,
Ti te me jesh e vogla e babit,
gjithemon pran une ty te kem.
Po ja u rrite, si Pellumb i bardh,
flatrat tua ti ke nise me i hape,
te fluturosh ti ne tere gjithesine,
te na sjellesh miresi, e pak paqe.
Te me rritesh me fat e me shendet,
Sugarica ime, ti me je si nje Engjell,
fluturo ne qiell, e Zotit qoja nje porosi,
nderroje kete Bote qe ka veq padrejtesi.
14. Shkurt, 2011, Heigenbrücken
13) NDARJA E DHIMSHME
1.
Diten e Bajramit te madh,
kur kete askush se priste,
na erdhi lajmi aq i hidhur,
per vdekjen tuaj te hershme.
2.
U niset ne nje rruge pa kthim,
Naten e Madhe te Bajramit,
nje te pase dite te 16-te Prillit,
zemrat e njerzve qe ti gezoni.
3.
Porosine ju e quat ne vend,
sa shpirt bujar e zemer ndritur,
duke u kthyer ne fshatin Meqe,
gjetet vdekjen aspak te pritur.
4.
Per dite Bajrami sofrat u shtrun,
pase axhinimit ne muajn e madhe,
kot u pritem qe ju n’sofer te vini,
pse mu n’kete dite, vetem na late.
5.
Veshtire e pata qe per ju te shkruaj,
per ty Muje qe si vlla t’kam dasht,
e per Isakun qe aq shume e pritem,
prinder e motra veq ty t’kane pase.
6.
Nga kjo Bote shume heret shkuat,
per pa na thane as dhe lamtumire,
ende Nanat tek dera ato u presin,
keqe na late, pse ju nuk jeni kujtu.
7.
Sa shume e rende qe ndarja me ju,
ishte Pranvere, jo nuk harrohet kurr,
qanin njerzit, zogjet edhe vet Qielli,
qanin edhe lulet qe sa po kishin qele.
(20. Gusht, 1994, Heigenbrücken)
P.s. Kushtuar Muje dhe Isak Xhinovci te cilet vdiqen ne nje akcident komunikacioni me 16.04.1991, duke u kthyer nga Gjakova nga nje mision i dergimit te ndihmave per festen e madhe te Bajramit.
TE DAJTE
Gezim te madhe kishim ate dite,
kur Nena neve, na jepte lajmin,
se tek Dajet neser do t'shkojm,
do t'vijne Dajte per te na marrun.
Gezimi jone, ai nuk kishte kufi,
kur vinte koha tek Dajte me shku,
sa me padurim e pritnim ate dite,
Dajot tone ne Terdec me i vizitu.
Nuk e harroi deri sa te jem gjall,
sa me gezim e marrshim ate udhe,
gezoheshin vellezrit edhe vet Nana,
ne Qerre Kuajsh shkonim tek Dajte.
Nje t'pase dite Vere te Qershorit,
dite me plot Diell e me vape shume,
n'hyerje t'fshatit, nene hije shelgu,
kishte dale gjyshja, ajo te na priste.
Gezohej shume, kur ajo na shihte,
e lumja une thonte, per nipat e mi,
gezohej per Nenen qe bije e kishte,
gezimi i saje, ishte gezim i pa kufi.
Shtat vellazeni Nene ajo i kishte,
qe te shtate ishin Dajot e mije,
prej ma t'madhit e deri ma i vogli,
gezoheshin per ne, porsi femije.
Dajon e katert, une dua me e dallu,
Halil me emrin, gjyshja e kish pagezu,
kur Kosova ajo ende lengonte rende,
asgje nuk e ndali ne shkolle me shku.
Nder te paret ish ateher n'Drenice,
Shkolle Drejtesije qe ai kishte maru,
ishin kohe shume te renda ateher,
gjithe te drejtat, ne na ishin mohu.
Kur Kryetare n'Drenas ishte caktu,
Shqiptaret te shkelur tane ishin ateher,
shpejt pastroi oborrin e shtepise se vet,
nga hordhite sllave qe e kishin gllaberu.
Sy patrembur, per qeshtje kombetare,
ai tane jeten e vete, per kete ka luftu,
qe Shqiptaret t'jene Zot t'vetevehtes,
jam krenare, qe nipi i tije kam qellu.
Gjyshja e Dajve, bashk me gjyshin,
ishin pleqe, ata te mire shume,
qdo nate prralla t'bukura tregojshin,
deri sa neve na vejshin ne gjum.
Fshat i bukur eshte fshati i Nenes,
gjithe e kam dashte si fshatin tim,
me njerzit e tije te dashur per mua,
shpesh e kujtoi me shume mallengjim.
POEMA
NJE JETE NE PRITJE
Kapitulli I.
Prite e prit me dite me vjet
1.
Gjith kam dasht diqka te shkruaj,
per kohen qe m'shkoi,
per jeten time te pa randesi,
nuk e di as prej nga te filloi,
une tane jeten si n'burg e qova,
e per mua Dielli pake rrezoi,
per tane kohen duke prite isha,
kete Diell lirije per mua t'agoi.
2.
Se pata leht per vehte te shkruaj,
e koha qe erdh me detyroi,
sa shume ngjarje n'jete kam pase,
e kam veshtire qe ti rendoi,
krejt jete tjeter un kam andrrue,
koha qe erdhe ate e shkatrroi,
andrren qe dikur n'rini e kisha,
nuk me lejoi qe t'a realizoi.
...............................
Kapitulli II.
Ketu n'gyrbet na mire u pritem
...............................
4.
Pase nje udhetimi plote pengesa,
n'perendim une strehim gjeta,
ne Gjermani kete vend te larget,
une mire atje u mireprita,
me tane te mirat ata na priten,
ata ishin njerz plote bujari,
nuk mund t'harroi sa te jem gjall,
mikepritjen une qe gjeta aty.
29.
Vend kulture dhe njerz te menqur,
gjithmone ky vend ka pase,
me veprat e tyre shume te qmuara,
vulen kohes ata i kane dhan,
vepra e tyre gjithe do te mbetet,
nuk ka kohe qe ato do ti shkel,
Ajnshtajnin e velazrit Grimm,
apo Betovenin me shume shoke.
.....................................
Kapitulli III.
Kur laku ne fyet pake u liru
1.
Kur lufta e madhe ajo morri fund,
edhe tane Bota ishin qliru,
te gjithe popujt e sllaveve t'jugut
shtetet e tyre ata i kishin kriju,
edhe Kosova shume kete dite e priti,
qe ajo te shoh driten e lirise,
shume Shqiptare ata i kan vra,
sikur n'Tivar mbi kater mije.
................................
3.
Per shume vjet Kosova u shkel,
nuk e lane qe te marr fryme,
Serbija luante me Shqiptaret,
pa buke e pa shkolle duke i lane,
sa here i tekej shpikte konflikte,
mbi ata dhunen me e perdore,
shume t'pambrojtur Shqiptaret ishin,
nuk kishin ku ata te ankojne.
..................................
Kapitulli IV.
Duhej t'kalojm neper Shqiperi
...................................
4.
Une kete rruge qe tash kam marr,
veshtire e kam me e pershkru,
pse un prita kaqe shume gjate,
kur te tjeret me kohe kane shku,
ne ate valle qe atje u pate nise,
edhe une ne rrjesht t'saj te jam,
borxhin ndaj vendit qe un e kisha,
ma se miri do e kisha dhane.
.................................
16.
Nga pritja ne Durres qe na u ba,
e doganjerve dhe e policise kufitare,
qe nuk kishin aspak shenje mikepritje,
po te ftohte ata ishin fare,
me doganier qe fare pa pritue,
ne fjale te pare veq kerkonin pare,
sa shume poshte kishte rene,
kjo krenarija e jone Shqiptare.
...................................
Kapitulli V.
Pase tete vjet n'vendin tim u ktheva
.......................................
2.
Ne kufirin tani te Kosoves,
aty ne takuam plote nderkombetar,
polic, doganier Serb ma nuk kishte,
punet i kryenin njerzit tane,
o Zot i Madhe te qofshim fale,
Ti qe mundesove kjo te ndodhe,
gjithe te kqijat qe ketu ndodheshin,
tani ma ato fund kishin marr.
..................................
13.
Ishin mundue qe ne keto troje,
jeten tuaj ata me e pamundesu,
kalle e prish qdo gja banimi,
edhe ujet ne puse e kishin helmu,
n'vend te grurit therra mbush arat,
nuk i kishin lane me i punu,
qe Shqiptaret pa buke te mbesin,
sa ma leht ata per me i sundu.
....................................
Kapitulli i VI.
Pse qytetin tim ata e kishin nda
1.
Pase mesedite deshire t'madhe pata,
ne qytetin tim pake te shetise,
t'kujtoi ditet qe dikur moti atje,
shume andrrime une kisha thur,
s'mund ta njihja nga qe gjysmen e tije,
kriminelet ata e kishin djeg,
perveq germadhe, shkrumb e pluhur,
asgja tjeter nuk kishte mbete.
....................................
4.
Rruget e ngushta te qarshise se vjeter,
une nuk do t'i harroi kurr,
me kalldrem rruget te shtruara,
e me shitore te vogla shume,
me ustallare qe ne dere te dyqanit,
gjithenji dilnin kafen me e pi,
dhe nje ambeltore atje ne qoshe,
plot sheqerka t'bardhe e t'zi.
..................................
Kapitulli i VII.
Nuk eshte keq pake histori me e dite
................................
3.
Europa e sotme nuk eshte ashtu,
sikur ajo qe na e kishim dikur,
qe nga Lufta e dyte Botnore,
pamja e saje shume na ka ndryshu,
ne nje Union sikur ne nje shtet,
tane Europa ka per me u bashku,
si SHBA-te qe neper shekuj dikur,
shtetin e tyre ata e kane formu.
....................................
111.
Sot prej Nanes une prap po ndahem,
mirepo jo sikur na ishte dikur,
u pershendetem me pake fjale,
lotet donim pake per me i ndrydhe,
ndarje krejt tjeter eshte kjo e sotme,
nga ajo qe une kam patur dikur,
pasi tane Kosoven dhe Nanen time,
nuk i lash une ma ne duar te huaj.
Korrik, 2006, Heigenbrücken, Gjermani,
Botuar 2009,
Ramadan Xhinovci
( Pjese nga Poema: "Nje jete ne pritje" )
7 Kapituj, 525 Strofe, apo 4200 V
______________________
Biografia e Ramadan Xhinovcit
Ramadan Xhinovci, i lindur me 15, Mars, 1954, ne fshatin Makermal te Komunes se Skenderait. Femijerin e hershme e kam kaluar ne fshatin e lindjes. Ne vitin 1961 per shkaqe ekonomike dhe kushte ma te mira shkollimi bashke me familjen jemi shperngulur ne Mitrovice. Shkollen fillore dhe ate te mesme Gjimnazin kam kryer ne Mitrovice. Ne vitet 1976-1980 kam studiuar ne Fakultetin Juridik te Univerzitetit te Prishtines me sukses ku kam perfunduar si Jurist i diplomuar. Ne vitet 1981-1987 kam punuar ne Organizaten Punuese “Kosovatrans” ne Mitrovice ne cilesi te bashkepuntorit te larte profesional. Ne vitet 1987-1992 kam punuar ne Gjykaten e atehershme te Punes se Bashkuar te Prishtines dega ne Mitrovice, ne cilesi te Gjyqetarit te Gjykates.
Ne vitin 1986 jam martuar, nga e cila bashkesi martesore kam 5 femije.
Per shkak te revoltes gjithepopullore te kohes, dhe marrjes se autonomise se Kosoves nga mesi i vitit 1992 na larguan nga puna ne Gjykate. Nga shkaqet politike e edhe ato ekonomike ne Mars te vitit 1993 kam kerkuar Strehim politik ne Republiken Federale te Gjermanise, ku edhe sot jetoj dhe punoi bashk me familje.
Me shkrime, e ne fillim me shkrimin e poezive kam filluar te merrem qe nga viti 1994. Perveq ketyre Poezive ende te pabotuara, kam shkruar edhe nje Poeme me Titull “Nje jete ne pritje”, ne mbi 525 strofe ne gjashtembdhjet rrokesh, te cilen e kam botuar ne shtypshkronjen Lumbardhi ne Prizren ne vitin 2010.
Romanin “Kur edhe Zoti heshti” kam filluar ta shkruaj ne Prille te 2009-es, pase nje pregaditeje disa vjeqare, dhe e kame perfunduar ne Maj te 2010-es.
Ketyre diteve jame duke punuar ne shkrimin e Romanit te ri me nje titull poashtu simbolik, “Vera e nxehte”, si dhe me shkrime tjera ne Poezi.
Vazhdoi te jetoi e veproi ne Heigenbrücken te Gjermanise.
Ramadan Xhinovci
Kaiserstraße 1
63869 Heigenbrücke
Gjermani
Telefoni: (0)60202975
E-Mail: ramadan_54@hotmail.de
_______________________________
Miq te dashur ua sollem kete tufe poezish te mikut tonë poetit Ramadan Xhinovci me rastin e Ditelidjes se tij.
Me ketë rast "Sofra poetike" mikur Ramadan Xhinovci e falenderon për kontributin e dhenë duke i uruar ditelindjen , shendet ,jetë te gjatë dhe suksese.
Kurse për ne miqet e Sofrës te na sjell sa me shume vargje .
Për "Sofra poetike" Agim Gashi - Drenica
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi