Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI HALIL HAXHOSAJ

Shko poshtë

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI HALIL HAXHOSAJ Empty Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI HALIL HAXHOSAJ

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 15, 2011 11:24 pm

Solli:Kristaq Shabani
Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI HALIL HAXHOSAJ 190399_10150120343143186_678723185_6412003_6803766_n
RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL
I FOKUSUAR POETI HALIL HAXHOSAJ
FITUES I DISA ÇMIMEVE KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE,
ANËTAR I LIDHJES SË POETËVE BASHKËKOHORË W.P.S,
LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
PJESËMARRËS NË SIMPOZIUMIN NDËRKOMBËTAR”LIRIZMI NË LETËRSI’ 15-18 PRILL 2011 TIRANË - PRISHTINË


DISKURSI PËRSHKRUES I POEZISË
Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI HALIL HAXHOSAJ FatmirTerziu
Nga Fatmir Terziu

Teksa merr në dorë një nga dhjetëra vëllimet poetike të poetit shqiptar, Halil Haxhosaj, pikërisht vëllimin: “Fjalë e plagë” (2007), të bie në sy udhëtimi imagjinar që përshkruhet mes një itinerari jetik. E gjitha nën një pushtet figurativ që plotësohet me ‘shenjat e flokëve’, që luajnë rolin e simbolikës së ‘tridhjetë e gjashtë rrathëve’ si simbole të viteve mbi ‘kurrizin e shpinën’ e poetit. Është pikërisht poezia e këtij vëllimi “Shenja në flokë” që gërsheton gjuhën me mesazhin dhe jep një panoramë sa vizive dhe komplekse të njeriut që krijon me një mjeshtëri të ngjyer bukur e këndshëm sa në muzën popullore e traditën e pasur gjuhësore, aq edhe në bashkëkohoren, imediaten dhe atë që tërthorazi komunikon pastër me lexuesin. Është një poezi tipike, ku profesionalizmi i një poeti të tillë, mund të konsiderohet me vlera të larta në tërë lëmin poetike shqiptare që krijohet dhe vazhdon të lëvrohet në trevat shqiptare. “Shenja në flokë” është një model ku mjafton të shihet struktura e vargut të lirë, të shihet e vendoset pa diskutim ana e quajtur njohëse për poezinë në këto stade të unifikuara me një fjalë të përzgjedhur: “Pastaj erdhi dikush/Me gërshërë në dorë/Dhe ma mori një shenjë në flokë/Piskama ime/Tkurri pranverën në bulim/Gurrat në gurgullimë/Më mori përdore/Dhe më shpuri dikund/M’i vari tridhjetë e gjashtë rrath/Në qafë në gjoks në shpinë/Ec më tha/Edhe pse gulçima të thella/Më dilnin nga duhamat/Avuj të nxehtë nga djersët”. E ndërsa kjo poezi e ndërvarur simbolikisht nga ‘shenjat e flokëve’ tejkalon normativën e lidhur me moshën e njeriut, poezia “Fund për vargje s’paska” është një lidhje mes dëshirës dhe talentit që mbetet jashtë kësaj dialektike të jetës së njeriut që lidhet edhe me moshën e tij mes një procesi evolues të krijuesit dhe vetë kërkesave të poezisë që lëvron ai: “Vargjet për vetvete/S’paskan të sosur/Gjithmonë mbetet/Diçka peng/Nga stili/Nga figurshmëria /Nga frymëzimet/Kurrë s’po u gjendka fundi/I vargjeve të vetvetes/Kurrë ...!”.
Mesazhi për të tërën dhe diskursi poetik
“Silueta të hirta” është një tjetër poezi që vërteton këtë veçori që zgjedh e përdor poeti për të komunikuar mes asaj që vjen nga vetja për të plotësuar një mesazh për të tërën, kompleksin e një bote që rrethon fatin, jetën dhe procesin e gjatë të lidhjes me hapësirën: “Në hapësirën e pafund/Të pikës së errët të Universit/Trupi im i shtrirë/Asgjë nuk pëpëtin/Një fllad i lehtë puhize/Përkëdhel çdo gjë përreth/Me gërsherë të kohës në duar/Siluetat e hijëta të orbitës/E përgjysmuan atë/Ia hoqën një arterie të mbyllur/Të zemrës, mushkërive syve/Dhe veshkën e djathtë/Që të mbetesh gjallë/Jeto kështu/I thanë.” Mes këtyre shembujve të sjella nga poezia e Haxhosajt, natyrshëm objekti i përcaktuar nga vetë autori dhe subjekti rreth të cilit ai ndërton mesazhin, kapërcejnë në mënyrë normative barrierat e fjalëve dhe formojnë diskursin e komunikimit të vlerës së jetës nëpërmjet jashtëkalimit të normativave klishe dhe ndikuese të fjalës së ngarkuar. Racionalja e fjalës së përzgjedhur të Haxhosajt vjen në këtë diskurs poetik si një detaj ku komunikimi veç simbolik është metafizik, dialektik dhe filozofik në tërë aspektin e tij.
Forma përshkruese
Në fakt kur flasim për poezinë e Haxhosajt, nuk duhet të lëmë mënjanë formën e saj përshkruese që krijohet në mënyrë perfekte. Një formë që krijohet nga vetë diskursi poetik dhe poezia si art i fjalës. Në thelb këtu është një lidhje por edhe një element i diskursit përshkrues mes aspekteve jetike. Diskursi dhe poezia që lidhet me aspektet jetike, duket se i përkasin dy botëve autonome, por në fakt mesazhet respektive të tyre janë në "substancë" një iluzion i krijuar me anë të tyre (Hale, 2001:480). Kështu studimi i Chatman duke ardhur në ndihmë në këtë rast na jep mundësinë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një element të ‘diskursit përshkrues’. (Chatman, 1978:59). Sipas Seymour Chatman (Callen) ky diskurs në një poezi të tillë është një strukturë që përfaqëson "atë" si një poezi më vete, tipike e të veçantë që vjen me anë të gjuhës ‘karakteristike’, pra që është e strukturuar nga fjala e përzgjedhur dhe nga efekti i konvertimit të gjuhës në diskurs, dhe kur të tjerët elementë poetikë shërbejnë ekskluzivisht për "paraqitjen e fenomeneve që kanë ndodhur”. (ibid).
Reduktimi i një diskursi të tillë në lidhje me përshkrimin për identitetin - në rastin e poezisë , “Hulli jete në ballë” ka si pasojë diktimin logjik të lidhjeve mes ‘krenari lëshoja’ dhe ‘në prehrin e prindërve’ duke formuar kështu një diskurs përshkrues të plotë me tërë identitetin e tij të lidhur me ‘kohën e acartë’, ‘shpresën e ngrohtë’, ‘akujt në cati’, ngjyrën e beharit’ dhe ‘mjelljen në oborr’: “Nëpër kohën e ngrirë e të acartë/U bëra shpresë e ngrohtë/Për t’i shkrirë akujt mbi çati/Bashkë me rrezet e reja të diellit/Ta sillja pranverën e vakët/Nëpër skutat e errëta/Ngjyrën e beharit/Ta mbillja në oborr”.
Nga Frojdi, tek Barthes dhe koncepti ndryshe nga Brroks
Një tjetër teori që trajton këtë fenomen është ajo e Brooks që synon përpjekjet për të lidhur idetë e Barthes me ato të Frojdit. Mes poezisë së Haxhosaj në këtë pikë gjejmë lidhjen tek fraza që përdor Barthes "dëshirën për fund" nga rruga për të realizuar një qëllim dhe aspektin e Frojdit që lidhet me ‘sensin e të gjithë jetës’.
Në modelin Frojdian, është e mesmja narrative që shtyn jetën drejt organizmit. Në modelin Bartezian, mes këtij narrativi është zinxhiri si pasojë i elementëve të jetës që lidhen me dëshirën imediate dhe sforcimim e krijuesit. Por, Brooks e sheh me skepticizëm këtë ndërlidhje rreth diskursit përshkrues dhe e cilëson si tejet autoritative. Ai shton se në këtë mënyrë autori nuk e ndan dot vetveten nga të paturit e një teorie apo një rregullsie për letërsinë, edhe pse kjo nuk e pengon atë nga të qenit në gjendje të krijojë me stilin e tij. Poezia “Loja u plak” ngjan më shumë e tendosur në këtë ide: “Në ballë të furtunës/Një dritë ndriçonte/Që kurrë s’ishte parë/As këtu as atje/Rolet ndërronin/Loja ndërronte krahun/Edhe andej edhe këtej/Reformat kishin kapluar/Rrathet e jetës/Me trajtë mbi trajtë/Me ligj mbi ligj/Formësohej dhe riformësohej/Bulimi i stinës për ardhmëri/Në mbrëmje ndërronin ngjyrat/Frymëmarrja kishte vështirësi/Loja u plak”.

Konkluzion
Halil Haxhosaj jeton dhe krijon në Gjakovë. Kështu fjala e tij poetike shihet si një ‘identitet’ i radhë i vlerave më të spikatura të zonës nga buron ajo. Poezia e tij e fuqizuar nga diskursi i përshkrimit natyrshëm luan një rol të madh në lëmin e pasur e të bukur të krijimtarisë poetike shqiptare. Duke parë këto vlera që mbart poezia e tij në një fushë të gjerë të këtij diskursi, natyrshëm meriton të thuhet se poezia e Haxhosajt duhet konsideruar si një normë e duhur e përfshirjes në pasurinë krijuese Kombëtare shqiptare. Poezia e Haxhosajt na dëshmon aspektin jetik që mbetet i tillë për gjithë jetën. Jetëgjatësia e saj e piketuar me formatin e njohur dhe me njhourinë e autorit na bën të përllogarisim atë si një poezi me vlera të arritura bashkëkohore.
Rreth autorit
Halil Haxhosaj lindi në Prekolluk (Preklukaj) të Vokshit, më 1946. Mësimet fillestare, shkollën Normale dhe SHLP – Dega Gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në Gjakovë, ndërsa Fakultetin në Universitetin e Kosovës në Prishtinë Një kohë punoi mësues dhe arsimtar në Cërmjan të Dushkajës, ndërsa tash është profesor i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë. Është edhe kryetar i Degës së Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës në Gjakovë dhe anëtar i kryesisë së Klubit letrar "Gjon Nikollë Kazazi" të Gjakovës. Me shkrime letrare ka filluar të merret që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Me shkrimet e veta është fitues i disa shpërblimeve letrare. Në vitin 2006 ka fituar çmimin e tretë për kritikë letrare në konkursin e shpallur nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në 75 vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit. Po ashtu poezia e tij është e përkthyer edhe në rumanisht, gjermanisht, anglish, italisht, polonisht, serbisht, etj. Halil Haxhosaj shkruan poezi për të rritur dhe për fëmijë, prozë, kritikë letrare, shkrime për teatër, romane, drama, skenar për film e televizion dhe shkrime publicistike. Deri tash ka botuar këto vepra poetike: “Damarë të ringjallur”, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 1992, “Në kafaz me pantera”, “Rilindja”, Prishtinë, 1993, “Këngë të ngrira”, “Jeta e re”, Prishtinë, 1996, “Zëra të grisur”, “Rilindja”, Prishtinë, 1998, “Hija e orëligës”, “Rilindja”, Prishtinë, 2000, “Pastaj bëhu relikt”, “Rozafa”, Prishtinë, 2003, “Umbra viselor – Hija e ëndrrave”, Bukuresht, 2004, “Pakohësi”, tregime, “Buzuku”, Prishtinë, 2005, “Përimtime letrare”, kritika letrare, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2006, “Fjalë e plagë”, poezi, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2007.
Referenca:
Barthes, R. (1978) Diskursi i të Dashurit: Fragmente. Nju Jork: Farrar, Straus dhe Giroux.
Chatman, S (1978) Krijimi dhe diskursi. Ithaca: Cornell University Press.
Frojd, Z. (1978) Civilizimi dhe Diskontët e tij. Londër: Oxford University Press.
Hale, J. Dorothy (2001) Një antologji e kritikës dhe teorisë. Londër: Blackwell.
Haxhosaj, H. (2007) Fjalë e plagë. Gjakovë: Gjon N. Kazazi.

POEZI NGA HALIL HAXHGJOSAJ

Halil Haxhosaj:

VARGJE PËR VETVETE

(1.VAJI MË KA KAPLUAR)


Vaji më ka kapluar
Nuk më shqitet
Me belbëzime e ngashërime
I argëtoj të tjerët

Hapat i ndërroj kuturru
Pa menduar fare
Pa shikuar askund

Eci përpara
Eci prapa
Edhe vrapoj

Edhe pse askund
Nuk është shënuar starti

Edhe pse askund
Nuk është shënuar caku

(2. SHENJA NË FLOKË)
Pastaj erdhi dikush
Me gërsherë në dorë
Dhe ma mori një shenjë në flokë

Piskama ime
Tkurri pranverën në bulim
Gurrat në gurgullimë

Më mori përdore
Dhe më shpuri dikund
M’i vari tridhjetë e gjashtë rrath
Në qafë në gjoks në shpinë

Ec më tha
Edhe pse gulçima të thella
Më dilnin nga duhamat
Avuj të nxehtë nga djersët

( 3. HULLI JETE NË BALLË)
Hulli jete mbinë në ballë
Edhe pse krenari lëshoja
Në prehërin e prindërve

Nëpër kohën e ngrirë e të acartë
U bëra shpresë e ngrohtë
Për t’i shkrirë akujt mbi çati

Bashkë me rrezet e reja të diellit
Ta sillja pranverën e vakët
Nëpër skutat e errëta

Ngjyrën e beharit
Ta mbillja në oborr

(4.ERË E ZEZË)
Fryni një erë e zezë
Zezonë e bëri kohën
Zezonë e bëri jetën

Dhe u dëgjuan zëra të çjerrë

Të çjerrë e bënë kohën
Të çjerrë e bënë jetën

Shkronjat në libra
U stërkeqen
U tkurrën
U zvogluan
Deshën të mbrohen
Në gjirin e ngrohtë
Të gjakut

(5. BRENGË NË ZEMËR)
Një brengë dashurie
U skalit në thellësi të zemrës
Duke shkaktuar ofshama
Duke trazuar jehona
Deri në cep të rinjohjes

Vera u përcëllua
Me ngjyra të dëlira në vatër
U kall deri në ethe

Si thupra në ujë dridhej

(6. DRIDHJE PARA BETIMIT)
Pas granatimit nga qielli
Toka e çarë gjemonte

Arat nuk kishin pjellshmëri
Bereqetet i gëlldiste reforma
Njeriu mbeti i uritur

Dhe dridhej para betimit
Për diçka të re që kishte ardhur
Dhe nuk kuptonte asgjë

(7. NDËRRIMI I STATUJAVE)
Nëpër sheshet krysore
Statujat e fryteve të një kohe
Bisedonin nervoze për jetën
Për sakrificën idealin revolucionin
Dhe ofshanin të zhgënjyera

Është nisur një furtunë
Që do t’i ndërrojë platotë tona
Edhe ngjyrën e simboleve

(8. RIPAGËZIM)
Ende nuk e kuptoja jetën

Thellësive të saj
Nuk ua ndija aromën

Me shamia të kuqe në duar
Bashkë me shokët e klasës
Dolëm rrugëve e shesheve
Për ta ripagëzuar Kosovën
Sepse damarëve të saj
Duhet të rridhte gjak i ri

Edhe pse nuk e njihja jetën
Poreve të saj ndija gjëmat
Poreve të saj merrja frymë

(9. LOJA U PLAK)
Në ballë të furtunës
Një dritë ndriçonte
Që kurrë s’ishte parë
As këtu as atje

Rolet ndërronin
Loja ndërronte krahun
Edhe andej edhe këtej
Reformat kishin kapluar
Rrathet e jetës

Me trajtë mbi trajtë
Me ligj mbi ligj
Formësohej dhe riformësohej
Bulimi i stinës për ardhmëri

Në mbrëmje ndërronin ngjyrat
Frymëmarrja kishte vështirësi

Loja u plak

(10. NË KËTË PIKË)
Së bashku me dritën
Nëpër rrugicat e errësirës
Dolëm në demonstrata
Duke brohoritur për të ardhmen

Karnevale të stërkequra
Defilonin mbi kurrizin tonë
Para dhe prapa perëndimit të diellit

Në agsholin e stinës së parë
Dyndeshin shtrëngata të skëterrëta
Edhe vërragët në qiell gjëmonin

Në mes të jetës sime
Diçka po ndodhë
Në këtë pikë të Globit

( 11. SILUETA TË HIRTA)
Në hapësirën e pafund
Të pikës së errët të Universit
Trupi im i shtrirë

Asgjë nuk pëpëtin

Një fllad i lehtë puhize
Përkëdhel çdo gjë përreth

Me gërsherë të kohës në duar
Siluetat e hijëta të orbitës
E përgjysmuan atë

Ia hoqen një arterie të mbyllur
Të zemrës, mushkërive syve
Dhe veshkën e djathtë

Që të mbetesh gjallë
Jeto kështu
I thanë

(12. NËPËR ZGAVRA TË KOHËS)
Pastaj
Në sistemin nervor
U shtuan trysnitë e presionet

Mbijetimet tmerroheshin nga rregullat
Frymëmarrja dëneste e vështirësuar
Duke depërtuar nëpër zgavrat e kohës

Ilaçet nuk bënin efekt
Skadencat kacafyteshin me kohën
Dhe humbnin dyluftimin

Nëpër zgavra të kohës
Hynte një botë e krisur

(13.DASHURI E NATËS)
Nën rrezet e hënës
Një nuse prore krehej
Flokët i thurte gërshetë

Njërin sy ia shkelte djalit
Që rrinte zgjuar
Nga malli i dashurisë për të

Dhe lahej në liqenin
E rrezeve të hënës
Siç e kishte lindur nëna

E fshehtë
Ishte dashuria e tyre

Si errësira
E natës pa hënë

(14.DERËN E LË HAPUR)
Kur të mendoni se nuk jam në shtëpi
Shtyjeni derën time
Sepse atë do ta lë gjithmonë hapur
Që të hyni pa vështirësi
Në dhomën time të pritjes

Kur të çlodheni e të freskoheni
Aty e gjeni shpirtin frymën e zërin tim

Mos u trembeni nga trokëllima e dritares
Sepse jam unë që hy e dal sa herë dua
Nga klithmat e gëzimet tuaja

Kur nuk më gjeni askund
Hyni në vargjet e mia
Sepse derën e keni të hapur

(15.FUND PËR VARGJE S’PASKA)
Vargjet për vetvete
S’paskan të sosur

Gjithmonë mbetet
Diçka peng
Nga stili
Nga figurëshmëria
Nga frymëzimet

Kurrë s’po u gjendka fundi
I vargjeve të vetvetes

Kurrë ...!

LUTJA E MËSUESIT

Në restorantin pranë Varrit
Të Maxharr Pashës në Gjakovë
Mësuesi nga Bregliqeni i Zvicrrës
Rrufiste kafenë me shikime të tretura
Mbi majen e Pashtrikut Shkëlzenit Gjeravicës
Mbi majet e Alpeve shqiptare

Dhe habitej me këtë gjymtyrë të Evropës

Dhëmbë e dhëmballë ia kontrollonin
Rrezet e ëmbla të diellit të Kosovës
Kariesin ia shëronte ajri i Kosovës

Dhe habitej me historinë
E mësuar ndryshe për Kosovën
Dhe habitej për këtë projekt gënjeshtar

Mësuesi nga Bregliqeni i Zvicrës i buzëqeshur
Shikoi kah qielli dhe u lut:
O Zot shikoje Kosovën

Amen!

FRYMËZIM I BARDHË

Fjolla bore zbrazën bardhësinë
Mbi pullazin e botës
Pa u penduar fare
Pa u mëdyshur

Sa afër ëndrra
Sa larg gjumi

Qepallat hapur
Shohin bardhësi
Hapur gëlltitin bukuri

Fjolla bore
Sot zbrazën
Bardhësi mbi mua

Sa i bukur frymëzimi i bardhë!

I KAPËRCYEN ERRËSIRAT

Nën ajrin e malit të errësuar
Kujtesa e thinjur rri e lodhur

Doruntina e përmalluar për dashurinë
Rri e strukur nën lakuriqësinë e vet

Mbi valët e ngrohta ëmbëlsisht
Noton afshi i përmallshëm

Për ta shijuar prapë përmbys valët
Kapërcen hijen e vet për pak ëmbëlsi

Diçka sython në thellësinë e prushit
Diçka rrezon në cep të pengut të lënë

I kapërcyen errësirat e malit
Ajo dhe dashuria për djalin

Dhe u gjend përtej errësirës së vet
Për t’u shtrirë nën hijen e djalit

NË RESTORANTIN “BELVEDERE”

(Skënderbeut në 600 vjetorin e lindjes)
- Motoërzim -


Në “Belvedere” kishte shumë vizitorë
Asnjëri nuk kishte armë të ngjeshura në brez
Ato i kishin lënë në Shtëpinë e Vilhelm Tellit
Në Muzeumin e Aldorfit të Kantonit Uri

Dikush dikur nga mesi i sallës mondane
Lajmëroi ardhjen e trimit Skënderbe
Mbi kalë të bardhë të kalorësisë së Arbërisë

Shpatën ia bartnin shtatëdhjetë e shtatë ushtarë
Përkrenarja që e kishte dhuratë në ditëlindjen e tij
I shkëlqente prarueshëm në këtë festë
Madhështore marshonte shekujve në histori

Në restorantin “Belvedere” në Hergiswil
Historia u ul me mua në tavolinë
Dhe më qerasi me pije Evrope pa censurë

Zëri i kamarieres bjondinë
Më këndelli nga koha e trazuar
Duke ma lëshuar një ftesë në dorë

Ishte nga trimi Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
Që Evropën Vilhelm Tellin dhe mua
Na ftonte në kremtimin e 600 vjetorit
Të ditëlindjes së Madhe të tij në Krujë

(Hergiswil, 20.V. 1996.
Gjakovë, 24.11.2005.)


NXËNËSIT E MI

Për çdo ditë vijnë në shkollë
Me çantat e mbushura etje
Me çanta të mbushura gëzime

Ligjëratat e mia i përpijnë me afsh
Në brendësi i ngacmon kureshtja për dituri

Shpesh ndërrojnë epoka e shekuj
Herë dalin para lindjes së Krishtit
Herë pas lindjes së tij
Shkelin mbi perandori
Mbi sisteme shoqërore shkelin
Mbyllin dyer që sjellin infeksione
Për të hapur dritare diturish të reja
Pa iu trembur syri fare

Ndonjëherë kacafyten me mua në heshtje
Se vargjeve të së kaluarës
Po u vjen era lashtësi
Mesjetë misticizëm romantizëm
E çka dreqin tjetër jo
Dhe në heshtje protestojnë
Duke mos u përgjigjur
Mungesat nuk i arsyetojnë fare
As vërejtjet

Në sytë e tyre shpalosen ambiciet e fjetura
Për të ndërruar teori teorema formula sisteme
Betohen se edhe mua do të më zëvendësojnë

Kur më kundërvihen me ardhmërinë
Gëzohem shumë gëzohem
Jetën ua fali atëherë
Dhe nuk pendohem fare!
Dhe nuk pendohem fare!

EJANI MIQTË E MI

Ejani miqtë e mi
Do të gjeni vend në zemrën tim
Që është shndërruar në sy
Do t’ju përqafoj me shikimet e mia
Që janë shndërruar në mall
Do t’ju përkëdheli me duart e mia
Që janë shndërruar në kallinj

Ejani
Trokitni në portën e pritjes
Ajo do të jetë e hapur
Shtypeni sustën e ziles
Cingërimat do t’i gjeni në veshët e mi
E zërin në gjakun tim të përvëluar

Mos u frikësoni nga sëmundja ime
Ajo nuk është e pashërueshme
Mjekët ia kanë zbuluar ilaçin
Infermieret ia kanë ndërruar fashat
E këngët ia kanë mbytur gjëmat

Ejani miqtë e mi
Në vend të verës
Do t’ju gostit me djersët e mia
Që nuk duan lustra
Që s’janë të dehura me:
Erë benzine e nafte
Erë peshqish të prishur
Që nuk durojnë të freskohen
As me ujëra mineralë
As me lëngje pemësh të fabrikave

Ejani miqtë e mi
Me projekte kundër ndotjes
Kundër nxehjes globale
E më sillni pak qetësi
Sepse në barnatoret e qytetit
Është shpenzuar

Ejani miqtë e mi
Ejani
Mos ngurroni ...

PSALM

Më fal o Zot
Më fal
Kur qaj
Kur qeshi
Kur bërtas
Më fal

Më fal o Zot
Më fal
Kur kthehem
Kur fshihem
Më fal

Më fal o Zot
Më fal
Kur gënjej
Kur gënjehem
Më fal

Më fal o Zot
Më fal
Kur mashtroj
Kur mashtrohem
Më fal

Më fal o Zot
Më fal
Kur mallkoj
Kur mallkohem
Më fal

Më fal o Zot
Më fal
Kur e harroj
Të mirën Tënde
Kur e harroj
Mëshirën Tënde
Më fal

BALADË PËR FËMIJËT

E dashur
Mos u habit
Sepse fëmijët tanë nuk vdesin
Kur i vrasin barbarët
Veç shndërrohen në flutura

Kur frynë puhiza
Në tingëllima e polen shndërrohen
Emrat e tyre në lule i gjejmë
Në çdo behar pranvere

Kur barbarët i vrasin
Fëmijët e Kosovës
Ata shndërrohen në lule
Ata shndërrohen në polen
Ata shndërrohen në rreze
Dhe kurrë s’vdesin

MATEMATIKORE

Zbritën e zbritën
Mbledhën e mbledhën
Kurrë tamam

Të gjitha ekuacioneve
Ua dhanë nga një vlerë
Për puthitjen e koordinatave

Nuk hyri në veprim
As plusi as minusi
I kohërave të lëmuara

Zbritën e zbritën
Mbledhën e mbledhën
E kurrë i saktë përfundimi

KREMTA E RRUDHAVE

Dhe u vendos të ma kremtojnë ditëlindjen

U bën të gjitha përgatitjet
Torta, qirinj, pijet alkoolike
Pijet freskuese e ekzotike
Ftesat miqtë muzika këngëtarët
Vallëzueset palaçot aktorët

Dhe erdhi çasti i shumëpritur i kremtimit

Në tavolina ishin ulur të gjithë
Askush nuk mungonte

Vetëm në mua
Zmadhohej pritja
Zmadhohej dyshimi
Zmadhohej lakmia

Në ballë shtoheshin rrudhat
Që kremtonin ditëlindjen e tyre


DISKURSI PËRSHKRUES I POEZISË

Nga Fatmir Terziu

Teksa merr në dorë një nga dhjetëra vëllimet poetike të poetit shqiptar, Halil Haxhosaj, pikërisht vëllimin: “Fjalë e plagë” (2007), të bie në sy udhëtimi imagjinar që përshkruhet mes një itinerari jetik. E gjitha nën një pushtet figurativ që plotësohet me ‘shenjat e flokëve’, që luajnë rolin e simbolikës së ‘tridhjetë e gjashtë rrathëve’ si simbole të viteve mbi ‘kurrizin e shpinën’ e poetit. Është pikërisht poezia e këtij vëllimi “Shenja në flokë” që gërsheton gjuhën me mesazhin dhe jep një panoramë sa vizive dhe komplekse të njeriut që krijon me një mjeshtëri të ngjyer bukur e këndshëm sa në muzën popullore e traditën e pasur gjuhësore, aq edhe në bashkëkohoren, imediaten dhe atë që tërthorazi komunikon pastër me lexuesin. Është një poezi tipike, ku profesionalizmi i një poeti të tillë, mund të konsiderohet me vlera të larta në tërë lëmin poetike shqiptare që krijohet dhe vazhdon të lëvrohet në trevat shqiptare. “Shenja në flokë” është një model ku mjafton të shihet struktura e vargut të lirë, të shihet e vendoset pa diskutim ana e quajtur njohëse për poezinë në këto stade të unifikuara me një fjalë të përzgjedhur: “Pastaj erdhi dikush/Me gërshërë në dorë/Dhe ma mori një shenjë në flokë/Piskama ime/Tkurri pranverën në bulim/Gurrat në gurgullimë/Më mori përdore/Dhe më shpuri dikund/M’i vari tridhjetë e gjashtë rrath/Në qafë në gjoks në shpinë/Ec më tha/Edhe pse gulçima të thella/Më dilnin nga duhamat/Avuj të nxehtë nga djersët”. E ndërsa kjo poezi e ndërvarur simbolikisht nga ‘shenjat e flokëve’ tejkalon normativën e lidhur me moshën e njeriut, poezia “Fund për vargje s’paska” është një lidhje mes dëshirës dhe talentit që mbetet jashtë kësaj dialektike të jetës së njeriut që lidhet edhe me moshën e tij mes një procesi evolues të krijuesit dhe vetë kërkesave të poezisë që lëvron ai: “Vargjet për vetvete/S’paskan të sosur/Gjithmonë mbetet/Diçka peng/Nga stili/Nga figurshmëria /Nga frymëzimet/Kurrë s’po u gjendka fundi/I vargjeve të vetvetes/Kurrë ...!”.
Mesazhi për të tërën dhe diskursi poetik
“Silueta të hirta” është një tjetër poezi që vërteton këtë veçori që zgjedh e përdor poeti për të komunikuar mes asaj që vjen nga vetja për të plotësuar një mesazh për të tërën, kompleksin e një bote që rrethon fatin, jetën dhe procesin e gjatë të lidhjes me hapësirën: “Në hapësirën e pafund/Të pikës së errët të Universit/Trupi im i shtrirë/Asgjë nuk pëpëtin/Një fllad i lehtë puhize/Përkëdhel çdo gjë përreth/Me gërsherë të kohës në duar/Siluetat e hijëta të orbitës/E përgjysmuan atë/Ia hoqën një arterie të mbyllur/Të zemrës, mushkërive syve/Dhe veshkën e djathtë/Që të mbetesh gjallë/Jeto kështu/I thanë.” Mes këtyre shembujve të sjella nga poezia e Haxhosajt, natyrshëm objekti i përcaktuar nga vetë autori dhe subjekti rreth të cilit ai ndërton mesazhin, kapërcejnë në mënyrë normative barrierat e fjalëve dhe formojnë diskursin e komunikimit të vlerës së jetës nëpërmjet jashtëkalimit të normativave klishe dhe ndikuese të fjalës së ngarkuar. Racionalja e fjalës së përzgjedhur të Haxhosajt vjen në këtë diskurs poetik si një detaj ku komunikimi veç simbolik është metafizik, dialektik dhe filozofik në tërë aspektin e tij.
Forma përshkruese
Në fakt kur flasim për poezinë e Haxhosajt, nuk duhet të lëmë mënjanë formën e saj përshkruese që krijohet në mënyrë perfekte. Një formë që krijohet nga vetë diskursi poetik dhe poezia si art i fjalës. Në thelb këtu është një lidhje por edhe një element i diskursit përshkrues mes aspekteve jetike. Diskursi dhe poezia që lidhet me aspektet jetike, duket se i përkasin dy botëve autonome, por në fakt mesazhet respektive të tyre janë në "substancë" një iluzion i krijuar me anë të tyre (Hale, 2001:480). Kështu studimi i Chatman duke ardhur në ndihmë në këtë rast na jep mundësinë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një element të ‘diskursit përshkrues’. (Chatman, 1978:59). Sipas Seymour Chatman (Callen) ky diskurs në një poezi të tillë është një strukturë që përfaqëson "atë" si një poezi më vete, tipike e të veçantë që vjen me anë të gjuhës ‘karakteristike’, pra që është e strukturuar nga fjala e përzgjedhur dhe nga efekti i konvertimit të gjuhës në diskurs, dhe kur të tjerët elementë poetikë shërbejnë ekskluzivisht për "paraqitjen e fenomeneve që kanë ndodhur”. (ibid).
Reduktimi i një diskursi të tillë në lidhje me përshkrimin për identitetin - në rastin e poezisë , “Hulli jete në ballë” ka si pasojë diktimin logjik të lidhjeve mes ‘krenari lëshoja’ dhe ‘në prehrin e prindërve’ duke formuar kështu një diskurs përshkrues të plotë me tërë identitetin e tij të lidhur me ‘kohën e acartë’, ‘shpresën e ngrohtë’, ‘akujt në cati’, ngjyrën e beharit’ dhe ‘mjelljen në oborr’: “Nëpër kohën e ngrirë e të acartë/U bëra shpresë e ngrohtë/Për t’i shkrirë akujt mbi çati/Bashkë me rrezet e reja të diellit/Ta sillja pranverën e vakët/Nëpër skutat e errëta/Ngjyrën e beharit/Ta mbillja në oborr”.
Nga Frojdi, tek Barthes dhe koncepti ndryshe nga Brroks
Një tjetër teori që trajton këtë fenomen është ajo e Brooks që synon përpjekjet për të lidhur idetë e Barthes me ato të Frojdit. Mes poezisë së Haxhosaj në këtë pikë gjejmë lidhjen tek fraza që përdor Barthes "dëshirën për fund" nga rruga për të realizuar një qëllim dhe aspektin e Frojdit që lidhet me ‘sensin e të gjithë jetës’.
Në modelin Frojdian, është e mesmja narrative që shtyn jetën drejt organizmit. Në modelin Bartezian, mes këtij narrativi është zinxhiri si pasojë i elementëve të jetës që lidhen me dëshirën imediate dhe sforcimim e krijuesit. Por, Brooks e sheh me skepticizëm këtë ndërlidhje rreth diskursit përshkrues dhe e cilëson si tejet autoritative. Ai shton se në këtë mënyrë autori nuk e ndan dot vetveten nga të paturit e një teorie apo një rregullsie për letërsinë, edhe pse kjo nuk e pengon atë nga të qenit në gjendje të krijojë me stilin e tij. Poezia “Loja u plak” ngjan më shumë e tendosur në këtë ide: “Në ballë të furtunës/Një dritë ndriçonte/Që kurrë s’ishte parë/As këtu as atje/Rolet ndërronin/Loja ndërronte krahun/Edhe andej edhe këtej/Reformat kishin kapluar/Rrathet e jetës/Me trajtë mbi trajtë/Me ligj mbi ligj/Formësohej dhe riformësohej/Bulimi i stinës për ardhmëri/Në mbrëmje ndërronin ngjyrat/Frymëmarrja kishte vështirësi/Loja u plak”.
Konkluzion
Halil Haxhosaj jeton dhe krijon në Gjakovë. Kështu fjala e tij poetike shihet si një ‘identitet’ i radhë i vlerave më të spikatura të zonës nga buron ajo. Poezia e tij e fuqizuar nga diskursi i përshkrimit natyrshëm luan një rol të madh në lëmin e pasur e të bukur të krijimtarisë poetike shqiptare. Duke parë këto vlera që mbart poezia e tij në një fushë të gjerë të këtij diskursi, natyrshëm meriton të thuhet se poezia e Haxhosajt duhet konsideruar si një normë e duhur e përfshirjes në pasurinë krijuese Kombëtare shqiptare. Poezia e Haxhosajt na dëshmon aspektin jetik që mbetet i tillë për gjithë jetën. Jetëgjatësia e saj e piketuar me formatin e njohur dhe me njhourinë e autorit na bën të përllogarisim atë si një poezi me vlera të arritura bashkëkohore.
Rreth autorit
Halil Haxhosaj lindi në Prekolluk (Preklukaj) të Vokshit, më 1946. Mësimet fillestare, shkollën Normale dhe SHLP – Dega Gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në Gjakovë, ndërsa Fakultetin në Universitetin e Kosovës në Prishtinë Një kohë punoi mësues dhe arsimtar në Cërmjan të Dushkajës, ndërsa tash është profesor i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë. Është edhe kryetar i Degës së Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës në Gjakovë dhe anëtar i kryesisë së Klubit letrar "Gjon Nikollë Kazazi" të Gjakovës. Me shkrime letrare ka filluar të merret që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Me shkrimet e veta është fitues i disa shpërblimeve letrare. Në vitin 2006 ka fituar çmimin e tretë për kritikë letrare në konkursin e shpallur nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në 75 vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit. Po ashtu poezia e tij është e përkthyer edhe në rumanisht, gjermanisht, anglish, italisht, polonisht, serbisht, etj. Halil Haxhosaj shkruan poezi për të rritur dhe për fëmijë, prozë, kritikë letrare, shkrime për teatër, romane, drama, skenar për film e televizion dhe shkrime publicistike. Deri tash ka botuar këto vepra poetike: “Damarë të ringjallur”, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 1992, “Në kafaz me pantera”, “Rilindja”, Prishtinë, 1993, “Këngë të ngrira”, “Jeta e re”, Prishtinë, 1996, “Zëra të grisur”, “Rilindja”, Prishtinë, 1998, “Hija e orëligës”, “Rilindja”, Prishtinë, 2000, “Pastaj bëhu relikt”, “Rozafa”, Prishtinë, 2003, “Umbra viselor – Hija e ëndrrave”, Bukuresht, 2004, “Pakohësi”, tregime, “Buzuku”, Prishtinë, 2005, “Përimtime letrare”, kritika letrare, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2006, “Fjalë e plagë”, poezi, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2007.
Referenca:
Barthes, R. (1978) Diskursi i të Dashurit: Fragmente. Nju Jork: Farrar, Straus dhe Giroux.
Chatman, S (1978) Krijimi dhe diskursi. Ithaca: Cornell University Press.
Frojd, Z. (1978) Civilizimi dhe Diskontët e tij. Londër: Oxford University Press.
Hale, J. Dorothy (2001) Një antologji e kritikës dhe teorisë. Londër: Blackwell.
Haxhosaj, H. (2007) Fjalë e plagë. Gjakovë: Gjon N. Kazazi.


SHËNIME PËR AUTORIN

Halil Haxhosaj lindi në Prekolluk (Preklukaj) të Vokshit, më 1946. Mësimet fillestare, shkollën Normale dhe SHLP – Dega Gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në Gjakovë, ndërsa Fakultetin në Universitetin e Kosovës në Prishtinë Një kohë punoi mësues dhe arsimtar në Cërmjan të Dushkajës, ndërsa tash është profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë. Është anëtar i W. P. S. (Shoqata e Poetëve të Botës), i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës HALIL HAXHOSAJ wshtw gjithashtu që prej prillit të vitit 2009 anëtar i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve , Shkrimtarëve, Artistëve “Pegasi” Albania si dhe dhe anëtar i Kryesisë së Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë.
Me shkrime letrare ka filluar të merret që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Me shkrimet e veta është fitues i disa shpërblimeve letrare. Në vitin 2006 ka fituar çmimin e tretë për kritikë letrare në konkursin e shpallur nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe gazeta “Drita” në 75 vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit, ndërsa sivjet, më 02-05 prill 2009, në Takimet “Muza poetike Pegasi” mbajtur në Gjirokastër ka fituar shpërblimin e dytë për poezi, shpërblim special për kritikë letrare dhe mirënjohje speciale nga Shoqata e shkrimtarëve të Greqisë. Po ashtu poezia e tij është e përkthyer në rumanisht, gjermanisht, anglisht, italisht, polonisht, serbisht si dhe në disa gjuhë të tjera.
Poezia e Halil Haxhosaj është e përfshirë në disa antologji të njohura, qoftë në gjuhën shqipe, por edhe polonishte, rumanishte, etj.
Halil Haxhosaj shkruan poezi për të rritur dhe për fëmijë, prozë, kritikë letrare, shkrime për teatër, romane, drama, skenar për film e televizion dhe shkrime publicistike. Deri tash ka botuar këto vepra:
1. “Damarë të ringjallur”, poezi, botoi Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 1992,
2. “Në kafaz me pantera”, poezi, Shtëpia Botuese “Rilindja”, Prishtinë, 1993.
3. “Këngë të ngrira”, poezi, botoi revista letrare “Jeta e re”, Prishtinë, 1996.
4. “Zëra të grisur”, poezi, Shtëpia Botuese “Rilindja”, Prishtinë, 1998.
5. “Hija e orëligës”, poezi, Shtëpia Botuese “Rilindja”, Prishtinë, 2000,
6. “Pastaj bëhu relikt”, poezi, Shtëpia Botuese “Rozafa”, Prishtinë, 2003,
7. “Umbra viselor – Hija e ëndrrave”, Bukuresht, 2004
8. “Pakohësi”, tregime, Shtëpia Botuese “Buzuku”, Prishtinë, 2005.
9. “Përimtime letrare”, kritika, botoi Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2006
10. “Fjalë e plagë”, poezi, botoi Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2007.
11. “Histori në natën e vranët”, roman, botoi “Ombra GVG”, Tiranë, 2008.
12. “ Puhizë zemre”, haiku, botoi “ Egnatia”, Elbasan, 2009,
13. “Përkushtime”, poezi për Din Mehmetin, botoi KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2009
14. “Proza romanore e Petrit Palushit, kritika, botoi OMBRA GVG, Tiranë, 2010,
15. “Puhizë shpirti”, haiku, botoi Ndërmarrja shërbyese “Jeta e re”, Prishtinë, 2010.


Halil Haxhosaj jeton dhe krijon në Gjakovë.

Halil Haxhosaj ka mbajtur disa kumtesa me rastin e përurimit të veprave letrare të Din Mehmetit, Xajë Nurës, Agim Gjakovës, Ali Musajt, Mazllum Sanejës, Hajdar Salihut, Tahir Bezhanit, Muharrem Kurtit, Qemajl Junikut, Agim Bycit, Sejdi Berishës, Besim Muhadrit, dhe shumë krijuesve të tjerë, sidomos nga Gjakova dhe Kosova.
Në Mitingun e poezisë ka mbajtur ligjëratat (kumtesat): “Liria në poezinë e sotme shipe” dhe “Peizazhi në poezinë e Lasgush Poradecit”.
Kumtesën e parë e ka mbajtur edhe në Simpoziumin “Muza Poetike “Pegasi 2009” me objekt “Poezia Bashkwkohore” në Gjirokastër ku është shpërblyer me mirënjohje.
Halil Haxhosaj ka në proces botimi edhe 6 vepra letrare në poezi, prozë, tregime, drama, kritikë letrare dhe shkrime për teatër.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi