Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo Telo:HALLE PËRMBI HALLE..! (Vargje të trishta)

Shko poshtë

Jorgo Telo:HALLE PËRMBI HALLE..! (Vargje të trishta) Empty Jorgo Telo:HALLE PËRMBI HALLE..! (Vargje të trishta)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 16, 2011 1:35 am

Jorgo Telo:HALLE PËRMBI HALLE..! (Vargje të trishta) 161505_1630998071_1359506_n

Jorgo Telo:HALLE PËRMBI HALLE..! (Vargje të trishta)

Botës s’i mungojn’ çuditë. Ato jan’nja shtat’ a tetë.
Si mungojn’ paudhësitë… cilat janë, gjëjeni vetë…!

Se nga del një zë i brendshëm, vjen nga koha e tejshkuar:
“S’ta dal dot me t’qa, i mjeri, po t’i them me të kënduar…!”

Çfarë halli kish vajtojci, sa s’e shprehte dot me lot?
Ndoshta i qe lutur Zotit, pse me miken s’u lidh dot…

Porse bota jonë e madhe paska halle dhe mbi halle:
Përveç vdejes kundërshtare, ka tërmete e tsuname…

Kur tërmeti pjell tsunamin, fuqiplotë ësht’ shejtani.
Por ç’t’i bësh, kur vetë shkenca nuk mendoka përsëmbari…

Ndodh që shpikjet më mizore i pjell mendja njerëzore
Hajde ruaju, po deshe, nga kusuret bërthamore…!

Ka hak që më del nga shpirt, eh, ky vaj i pakuptuar:
“S’ta dal dot me qa, i mjeri, por t’i them me të kënduar…!”

Nën ktë qiell dhe mbi tokë gëlon etshëm njerëzia
Dhuratjetën të mbrojë fort, qoftë larg paudhësia...!

Sikur shkenca të punonte veç për paqe e lumturi,
Edhe Djalli do hutohej, nuk do bënte batërdi...!

Jorgo Telo:HALLE PËRMBI HALLE..! (Vargje të trishta) 197883_1736974277436_1630998071_1602065_5295672_n
dallge kucedrore
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi