Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Idetë për autonomi e statuse speciale janë ‘fluska sapuni’

Shko poshtë

Thaçi: Idetë për autonomi e statuse speciale janë ‘fluska sapuni’ Empty Thaçi: Idetë për autonomi e statuse speciale janë ‘fluska sapuni’

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 16, 2011 10:56 pm


Thaçi: Idetë për autonomi e statuse speciale janë ‘fluska sapuni’


Thaçi: Idetë për autonomi e statuse speciale janë ‘fluska sapuni’ 17th-ZKM-002

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se çfarëdo ideje që mund të dalë për autonomi apo status special për veriun do të zhduket si fluskë sapuni.

Ai këto komente i bëri të mërkurën para kabinetit qeveritar, me ç'rast ka theksuar se dialogu i nisur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke ecur mirë, përderisa ka shprehur bindjen se përfundimi i tij, do të rezultojë me njohje reciproke.

Thaçi ka thënë se pala e Kosovës në këto bisedime është duke punuar vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe dokumentin e presidentit Ahtisari.

"Asnjë deklarim i kujtdo qoftë, qoftë politik apo akademik dhe prej kujtdo që vjen, që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe dokumentin e presidentit Ahtisarit, do të tejkalohet apo do të ikë si fluskë sapuni. Qoftë ide që dalin për autonomi, apo për statuse speciale", ka thënë Thaçi.

Thaçi ka siguruar se nuk do të ketë cenim të tërësisë territoriale të Kosovës, duke thënë se çfarëdo tendence për kthim prapa, qoftë edhe deklaratë e `vullnetit të mirë' për Qeverinë e Kosovës dhe për spektrin politik, është i papranueshëm.

"Afirmimi i ndonjë deklarate apo ndonjë rekomandimi mendoj se është krejt i panevojshëm dhe temat e tilla, politika kosovare, kushdo që të jetë qoftë në Qeveri apo pozicione tjera, janë të panevojshme, të paarsyeshme dhe nuk janë fare të qëlluara që këto ide anti-fuqizimit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës të afirmohen apo të hapet debat. Prandaj gjërat e tilla kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë dhe do të jenë të papranueshme për gjithë institucionet e Kosovës", është shprehur Thaçi.

Kreu i ekzekutivit të vendit në këtë mënyrë i është përgjigjur idesë së Grupit Ndërkombëtar të Krizave i cili ka kërkuar që të ketë një status special për veriun e Kosovës si zgjidhjen e vetme aktualisht për këtë pjesë të vendit. Përtej rekomandimit, drejtuesi i GNK-së, Marko Prelec në një intervistë ka thënë se autonomia për veriun e Kosovës "do të ndodhë patjetër".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi