Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MËRGIMTARËT SHTROJNË K Ë R K E S Ë U R GJ E N T E

Shko poshtë

MËRGIMTARËT  SHTROJNË     K Ë R K E S Ë     U R GJ E N T E  Empty MËRGIMTARËT SHTROJNË K Ë R K E S Ë U R GJ E N T E

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 16, 2011 11:51 pm


MËRGIMTARËT SHTROJNË K Ë R K E S Ë U R GJ E N T E
DREJTUAR:
KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Z. JAKUP KRASNIQI, DHE, KRYEMINSITRIT TË QEVERISË, Z. HASHIM THAÇI
PRISHTINË

KËRKOJMË SHTYRJEN E PROCESIT TË REGJISTRIMIT TË POPULLSISË NË KOSOVË..!

Në tetor të vitit 2010 Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të Kushtetutës, Neni 65, Alinea 1, miratoi Ligjin për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave. Mirëpo, në këtë Ligj, sipas ekspertëve të demografisë ka mjaft mangësi, ndër të cilat veçohet problemi i koncepcionit dhe zbatimi i tij në praktikë me të cilin më së shumti dëmtohet mërgata kosovare e cila me këtë ligj padrejtësisht përjashtohet nga ky regjistrim.
Në Ligjin për Regjistrimin e popullsisë, Neni 3 (përkufizimet) po ashtu, shpjegohet nocioni ”Popullsi rezidente” (alinea 1.1) ku thuhet: ”Popullsi rezidente – janë individët që kanë jetuar për një periudhë kohore të vazhdueshme në vendbanimin e tyre të zakonshëm më shumë se dymbëdhjetë (12) muaj para ditës së regjistrimit, ose kanë arritur në atë vendbanim gjatë dymbëdhjetë (12) muajve para ditës së regjistrimit me qëllim që të qëndrojnë aty më gjatë se një (1) vit. Pra, sipas këtij Neni, regjistrimi bëhet sipas koncepcionit të popullsisë së pranishme (population présente), që donë të thotë, se të gjithë personat që nuk janë në Kosovë mbi 12 muaj, nuk përfshihen në popullsinë e përgjithshme, duke përjashtuar kështu apriori diasporën kosovare nga regjistrimi, jo vetëm parcialisht, por në tërësinë e saj juridike dhe fizike!!

Diskriminimi më i madh që i bëhet mërgatës kosovare, është e ashtuquajtura ”Listë suplementare” (Formulari S1), e përfshirë në Ligjin për Regjistrimin, ku në nenin 3 (alinea 1.2) thuhet: ”Lista suplementare – ku regjistrohen popullsia e Kosovës, që nuk konsiderohen si popullsi rezidente e Kosovës, por që janë qytetarë të Kosovës dhe për të cilët...”, (vëni re: që nuk konsiderohen si popullsi...!?). Kështu që për përjashtimin absurd dhe antikombëtar të mërgatës kosovare nga procesi i regjistrimit si popullsi ”rezidente” e Kosovës, përgjegjësi politike bartin në radhë të parë, Kuvendi i Kosovës me komisionet e tij përkatëse, Ministria e Punëve të Jashtme si dhe Departamenti për Çështje Jorezidente pranë Kryeministrisë. Madje, vetë nocioni i mjegulluar “Jorezidente” dhe evitimi i kategorive “bashkatdhetarë” ose “diasporë”, me gjithë kompleksitetin e tyre, tregon se fjala është për injorimin dhe shkeljen e të drejtave më elementare njerëzore të qindra dhe mijëra bashkatdhetarëve tanë anë e këndë botës, siç ishte rasti edhe me votimet e fundit parlamentare (e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur)!?
Nuk ka asnjë dyshim se Kosova është rast ”Sui generis” edhe në planin statistiko- demografik, dhe kjo e bënë edhe regjistrimin e popullsisë në Kosovë të veçantë dhe të pakrahasueshëm me vendet tjera të rajonit dhe të Evropës, me gjithë tendencat që disa instanca ndërkombëtare në emër të disa normave tashmë standarde për regjistrimin e popullsisë në vendet e tyre, dëshirojnë të imponojnë kritere që nuk përkojnë me realitetin kosovaro-shqiptar. Prandaj, në qoftë se shteti ynë si më i riu në botë është pranuar nga institucionet vendimmarrëse evroamerikane si rast ”Sui generis” në planin politiko-juridik, pse të mos trajtohet i tillë edhe në rrafshin statistiko- demografik. Lufta politike sot, sidomos në Ballkanin ende të pa stabilizuar, po bëhet edhe me shifra, ku qarqe të ndryshme ndërkombëtare po përpiqen që Kosovës dhunshëm t’i japin dimension multi-etnik me qëllim që ta zvogëlojnë numrin e shqiptarëve dhe ta rrisin numrin e të tjerëve, para së gjithash të serbëve, gjë që kjo është e pa pranueshme për shqiptarët, pa marrë parasysh se ku jetojnë dhe banojnë.
Dihet se një numër shumë i madh i shqiptarëve sot jeton përkohësisht në botën e jashtme, dhe atë mbi 12 muaj, por që shumica prej tyre ende nuk e kanë të rregulluar statusin e qëndrimit të përhershëm, siç janë refugjatët, të zhvendosurit, azilantët, punëtorët sezonalë, të punësuarit në “të zezë”, studentët si dhe kategoritë e tjera që kanë ndonjë mbrojtje të përkohshme, por të pasigurt, etj. Dhe, që të gjithë këta pritet të riatdhesohen në mënyrë sukcesive; vetëm nga Gjermania janë gati për t’u riatdhesuar 12.000 kosovarë, që është kusht për liberalizimin e vizave.
Mërgata kosovare kudo që gjendet, ajo është e lidhur ngushtë emocionalisht dhe shpirtërisht me truallin e saj gjeo-etnik, për pronën e paluajtshme, tokën, farefisin dhe të afërmit. Ndaj, këta qytetarë faktikisht janë dhe patjetër duhet të konsiderohen pjesë e pandarë e popullatës së përgjithshme të Kosovës, e jo si qytetarë të huaj.
Duke u nisur nga arsyet e sipër cekura, kërkojmë nga Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, që me çdo kusht të nxjerrin Dekretin urgjent për shtyrjen e regjistrimit deri sa të bëhen korrigjimet e nevojshme në Ligjin për regjistrimin e popullsisë. Me vetë faktin etnik dhe juridik, se të gjithë mërgimtarët që përkohësisht jetojnë jashtë Kosovës, janë qytetarë permanent dhe të përjetshëm të saj, kështu që ne të nënshkruarit më poshtë kërkojmë me ngulm që regjistrimi i popullsisë të shtyhet në mënyrë që mërgata kosovare të mos përjashtohet nga ky proces. Përndryshe, jemi të detyruar që realizimin e të drejtave tona legjitime, civile dhe njerëzore ta shtrojmë para instancave më të larta të OKB-së, OSBE-së, etj, si shprehje kundër diskriminimit dhe përjashtimit nga shtetësia dhe përkatësia jonë kombëtare dhe etnike.

Pasojnë nënshkrimet:
1. Bajram Osmani, 2. Rexhep Elezaj, 3. Halil Rrustemaj, 4. Mentor Thaqi, 5. Mustafë Shabani, 6. Nezir Fejza, 7. Emin Demaj, 8. Nail Rexhaj, 9. Hafiz Gagica, 10. Emrush Çeku, 11. Qazim Azemi, 12. Shefki Jakupi, 13. Fatmir Bajraj, 14. Alban Hasani 15. Nijazi Jahiu, 16. Heset Ahmeti, 17. Lulzim Thaqi, 18. Shkelzen Xeni Nikçi, 19. Vjollca Kastrati, 20. Sylë Bajrami, 21. Edi Gashi, 22. Kushtrim Gashi, 23. Shaban Cakolli, 24. Aferdita Nikqi, 25. Ejup Krasniqi, 26. Selim Molliqaj, 27. Rami Kamberi, 28. Mastafë Jashari, 29. Kujtim Hajdaj, 30. Salim Memishi, 31. Agron Bobaj, 32. Naser Xani – Norvegji, 33. Vehbi Islami – Norvegji, 34. Besnik Rama, 35. Shefqet Podvorica, 36. Fadil Demaku, 37. Ajshe Gashi, 38. Hajdar Sutaj, 39. Mejreme Gjocaj, 40. Daut Elezaj, 41. Rexhep Rexhepi, 42. Sylë Bajrami, 43. Kujtim Stojku, 44. Bajram Thaqi, 45. Ismet Habibi, 46. Selim Mema, 47. Valon Sadikaj, 48. Njazi Jahja – Mripa, 49. Kult-Art Moissi, 51. Demë Osdautaj, 52. Buqe Berisha, 53. Imer Ukaj, 54. Mehdi Prushi, 55. Rexhep Kryeziu, 56. Demirali Morina, 57. Agim Radogoshi, 58. Adem Bajraktari, 59. Flatra Z. Tolaj, 60. Haxhi Sadiku, 61. Gëzim Uruçi, 62. Fejzo Subashi, 63. Natyra Sadikaj, 64. Jahja Shishmani, 65. Luljeta Shaqiri, 66. Dukagjin Alimusaj, 67. Isak Bashota, 68. Nexhat Kameraj, 69. Brahim Nikçi, 70. Haxhi Gorqaj, 71. Sejdi N. Gashi, 72. Dylber Gashi, 73. Ajet Avdyli, 74. Zejnullah Jakupi, 75. Bashkim Klaiqi, 76. Kamer Canolli, 77. Fikrije Ukelli Ceka, 78. Agron Sela, 79. Besiana Ramadani, 80. Sabedin Sinani, 81. Anisa Gagica, 82. Jakup Gërguri, 83. Bexhet Huruglica, 84. Sinavere Rysha, 85. Burim Blakaj, 86. Tahir Gashi, 87. Erodita Gagica, 88. Dona Gagica, 89. Lek Lulgjuraj, 90. Kumrije Gagica, 91. Bajram Dumnica, 92. Enver Cakiqi, 93. Mensur Salihi, 94. Ardiana Merovci, 95. Ardian Gashi, 96. Ramadan Shkodra, 97. Xhafer Gashi, 98. Vezi Sallai, 99. Dylber Gashi, 100. Shaip Azemi, 101. Sali Kqiku, 102. Rami Kamberi, 103. Nijazi Muji, 104. Avdyl Nikçi, 105. Valbona P. Duri,196.Muharrem Sfarqa,107. Agim Gashi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi