Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatmir Limaj u paraqit në Gjykatën e Qarkut pas fletarrestit të EULEX-it

Shko poshtë

Fatmir Limaj u paraqit në Gjykatën e Qarkut pas fletarrestit të EULEX-it Empty Fatmir Limaj u paraqit në Gjykatën e Qarkut pas fletarrestit të EULEX-it

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 17, 2011 12:48 am


Fatmir Limaj u paraqit në Gjykatën e Qarkut pas fletarrestit të EULEX-it

Bota sot
Fatmir Limaj u paraqit në Gjykatën e Qarkut pas fletarrestit të EULEX-it LIMAJ+M

Nexhmi Krasniqi, Refki Mazreku, Ibrahim Mazreku, Besim Shurdhaj e Behlul Limaj janë disa prej të arrestuarve nga policia e EULEX-it


(I plotësuar) - Ish-ministri Fatmir Limaj është paraqitur në orët e vona të mbrëmjes në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë në bazë të fletarrestit të keshuar nga Prokuroria e EULEX-it. Trupi Gjykues do të vendos se a do të mbahet Limaj dhe 8 të tjerët e akuzuar në paraburgim apo do të qëndrojnë në liri deri në fillim të gjykiumit. Vetë, ish-ministri Limaj ka deklaruar se "e din që është e vështirë për ata që kanë pasur besim tek ai", por, sipas tij, rendi ndihmohet në këtë mënyrë. "Kam thënë edhe më herët se po t'i kisha 1 milion jetë nuk do të ndërroja asgjë në jetën time", tha Limaj. Këto komente ai i bëri në orët e mbrëmjes, teksa ishte nisur drejt Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. Ish ministri i Postë-Telekomunikacionit të Kosovës tha se "për të, vendi është mbi të gjitha" dhe se "shpreson që fjalia askush mbi ligjin të mos keqpërdoret".

* * * * * * * *

Sipas informatave të fundit EULEX-i ka lëshuar një fletarrest për Fatmir Limajn. në orët e pasdites Fatmir Limaj është parë duke biseduar me zëvendshefin e EULEX-it Andy Sparks. Deri në fund të ditës së sotme pritet konfirmimi për arrestimin e ish-ministrit Fatmir Limaj.

*********

Nexhmi Krasniqi, Refki Mazreku, Ibrahim Mazreku, Besim Shurdhaj e Behlul Limaj, Sabit Shala, Naser Shala, Shaban Shala dhe Osman Hoxha.

Burime tona të pakonfirmuara nga terreni njoftojnë se ndër të arrestuarit nga EULEX-i, përveç Nexhmi Krasniqit, janë edhe Refki Mazreku – Vandami, i vëllai i dëshmorit nga Malisheva, Ibrahim Mazreku, pastaj Besim Shurdhaj e Behlul Limaj, Sabit Shala, Naser Shala, Shaban Shala dhe Osman Hoxha. Arrestimin e Refki Mazrekut e konfirmoi edhe avokati i tij, Haxhi Millaku.



Deklerata e Nikolas Hauton, zëdhënës i EULEX-it, për arrestimet e sotme.

* * * * * *

Në ndërkohë kanë reaguar Shoqatat e UÇK-së. Në një reagim me shkrim për këto arrestime ndër të tjerash thuhet;

Jemi tepër të indinjuar me rastin e arrestimeve të veteranëve të luftës së UÇK-së nga Malisheva dhe Lypjani. Ritheksojmë se veprimet e EULEX-it janë të pabazuara e të papërgjegjshme, me qëllim të njollosjes së luftës çlirimtare dhe për të provokuar një situatë të tensionuar në Kosovë.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në asnjë mënyrë nuk pajtohen me këto veprime antishqiptare dhe konsiderojmë se ky mision, e ka devalvuar veten në sytë e qytetarëve të Kosovës.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e saj janë të njohura ndërkombëtarisht. Demonizimi i luftës së UÇK-së nga misioni i EULEX-it, tregon bashkëpunimin që ka ky mision me Serbinë gjenocidale dhe me argatët e saj brenda Kosovës.

UÇK-ja nuk është formuar për të kryer krime por për të ndalur krimin shtetëror serb dhe për t’i dhënë fund okupimit 86 vjeçar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka dhënë shembuj të shumtë në mbrojtjen e popullatës civile siç vlen të ceket mbrojtja e 85.000 civilëve në Malet e Berishës, ashtu siç ishte e suksesshme edhe në betejat e saja kundër një armiku shumëfish më të armatosur.



Duke qenë dëshmitarë të veprimit të grupeve kriminale serbe edhe më tutje brenda territorit të Kosovës, një pjesë e të cilave struktura janë edhe përgjegjëse për gjenocidin e bërë gjatë luftës, ne kërkojmë që gjahu kundër luftëtarëve të UÇK-së të ndërpritet menjëherë, e të ndjeken kriminelët e vërtetë.

Në ditët në vijim, do të informojmë opinionin për masat tona të mëtutjeshme të cilat do të jenë në kontribut të ndërprerjes së fushatës së EULEX-it kundër UÇK-së.

* * * * * *

Sipas burimeve të sigurta të gazetës "Bota sot" njësitet speciale të EULEX-it kanë arrestuar sot në orët e mëngjesit, komandnatin e Policisë së Kosovës të rajonit të Prizrenit, Nexhmedin Krasniqi. Në mesin e të arrestuarve janë dhe persona të tjerë ndërsa këta akuzohen për krime lufte.

* * * * * *

Policia e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, të mërkurën ka arrestuar disa ushtarë të UÇK-së, me akuzë për krime lufte.

Derisa EULEX-i nuk bënë të ditur numrin e të arrestuarve, as identitetin e tyre, bëhet e ditur se urdhër-arresti është lëshuar për njëmbëdhjetë persona, katër prej të cilëve tashmë janë arrestuar.

EULEX-i, nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës.

Hetimet ndërkaq, janë duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Mediet raportojnë se urdhër-arresti është lëshuar për njëmbëdhjetë ushtarë të brigadës 121- Kumanova të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa janë arrestuar katër prej tyre.

* * * * * * *

Policia ekzekutive e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, gjatë ditës së sotme, ka bërë disa arrestime, në ndërlidhje me akuzat për krime lufte.

Ky mision nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës.

Hetimet ndërkaq, janë duke u zhvilluar nën mbikqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Informacione tjera nuk janë dhënë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi