Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:DANGALLËT E HARDALLËT, NË EPOPE TURPI

Shko poshtë

Mentor Thaqi:DANGALLËT E HARDALLËT, NË EPOPE TURPI Empty Mentor Thaqi:DANGALLËT E HARDALLËT, NË EPOPE TURPI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 17, 2011 1:12 am

Mentor Thaqi:DANGALLËT E HARDALLËT, NË EPOPE TURPI 187669_100000582437455_3196303_n

Mentor Thaqi:DANGALLËT E HARDALLËT, NË EPOPE TURPI

Na doli Telalli, me haber të ri,
n´këmbë na qenkan ngritë, prap një rrem komitë,
njerëz t´kuq si alli, që...
s´kanë turp as kori,
në sulm, natë e ditë, veten keq kanë shitë!

Çështë kjo farë e keqe? Çështë kjo shëmti turpi?!
Nga njerëz t´pa cipë, që luajn me Shënjtorë,
me lepe dhe peqe, në shërbim harbuti,
donë t´ndalin atë Dritë, të Kombit Arbëror!

A ju shkon ndër mend, satrapëve halabakë?!
Se janë një askushi, të luajnë me vlera!
N´mes nesh nuk kanë vend, s´na duhen aspak,
as një qen qenushi, e as shëmti të tjera!

Kush po heqë Simbolet, e Figurave të Kombit?
Si të Nënë Terezës, të President Rugovës,
si shumë po përfolet, në emër të Institucionit.
Po, kush janë k´ta njerëz, ky Turp i Kosovës?!

Le të marrin vesh, ky soj i luhatshëm,
se kurrë s´do cenohet Vlera jonë Kombëtare,
me ne do biejn ndesh, t´gjithë jemi të gatshëm,
jo, nuk tolerohet, kjo sjellje bizare!

Personalitetet Kombëtare, si të Nënë Terezës,
e President Rugovës, apo e Skënderbeut,
janë Vlera Gjithëshqiptare, janë ngrohtësi e rreze,
janë Nderi i Shqipëri-Kosovës, Krenaria e Atdheut!

Mentor Thaqi VS., 16.03.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi