Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deklaratë e Qeverisë së Kosovës për veprimet e fundit të EULEX-it

Shko poshtë

Deklaratë e Qeverisë së Kosovës për veprimet e fundit të EULEX-it Empty Deklaratë e Qeverisë së Kosovës për veprimet e fundit të EULEX-it

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 17, 2011 8:19 pm


Deklaratë e Qeverisë së Kosovës për veprimet e fundit të EULEX-it

Deklaratë e Qeverisë së Kosovës për veprimet e fundit të EULEX-it Qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh shqetësim për veprimet e fundit të EULEX-it, që rezultuan me ngritjen e akuzave për krime lufte ndaj disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli i Kosovës kanë zhvilluar luftë të drejtë, të pastër, ka respektuar normat dhe standardet ndërkombëtare.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se çdo përpjekje për njollosjen e luftëtarëve të UÇK-së do të dështojë edhe kësaj radhe.



Qeveria e Republikës së Kosovës është e bindur se këto akuza do të vërtetohen si të pabazuara dhe të shpifura, për arsye se lufta çlirimtare e UÇK-së ka qenë në mbrojtje të vendit dhe popullit tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e inkurajuar me bashkëpunimin e të akuzuarve me autoritetet e drejtësisë, dhe është e bindur se kjo është mënyra e duhur për të dëshmuar pafajësinë dhe luftën e drejtë që kemi bërë për lirinë e vendit tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet sundimin e rendit dhe ligjit në mënyrë të pavarur dhe transparente.

Qeveria e Republikës së Kosovës, fton qytetarët e Kosovës të cilët me plotë të drejtë janë të brengosur dhe të indinjuar me këto veprime, që të përmbahen dhe të kenë besim në pafajësinë e të akuzuarve dhe në sistemin e drejtësisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi