Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Libia ndalon veprimet ushtarake

Shko poshtë

Libia ndalon veprimet ushtarake Empty Libia ndalon veprimet ushtarake

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 18, 2011 10:37 pm


Libia ndalon veprimet ushtarake

Qeveria e Libisë ka deklaruar një armëpushim të menjëhershëm, pasi Këshilli i Sigurimit mbështeti

Libia ndalon veprimet ushtarake Guard-as-p-005
(I plotësuar) - Ministri i Jashtëm i Libisë, Mussa Kussa tha se armëpushimi kishte si qëllim "të mbronte civilët".

Fuqitë perëndimore kanë diskutuar mënyrën se si të zbatojnë rezolutën e Këshillit të Sigurimit.

Rezoluta u miratua kur trupat besnike të udhëheqësit libian, Muammar Gaddafi përparuan në qytetin Benghazi që kontrollohet nga rebelët.

Përpara lajmit për armëpushimin, u njoftua se vazhdonin luftime të ashpra mes forcave pro Gadaffit dhe rebelëve.

Këta të fundit thanë se forcat qeveritare kishin bombarduar edhe qytetin perëndimor Misrata.

Rezoluta 1973 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i jep një mbështetje të gjerë veprimeve ushtarake ndaj çdo kërcënimi mbi civilët.

Korrespondentët e BBC-së thonë se kjo mund të përfshijë, nëse është e nevojshme, edhe bombardimin e forcave në terren të Kolonelit Gaddafi.

Forcat rebele në Benghazi reaguan me gëzim kur morën vesh për rezolutën e OKB-së, ndërsa një zëdhënës i qeverisë e dënoi atë si "agresion".

Një prej djemve, të Kolonelit Gaddafi, Saif al-Islam, tha se rezoluta ishte "e padrejtë", sepse Libia nuk i kishte bombarduar civilët.

Libia ndalon veprimet ushtarake US-NavyNë Mesdhe tashmë ka disa transportues të aeroplanëve të marinës amerikane



* * * * * *

NATO-ja dhe vendet tjera po i konsiderojnë mënyrat për zbatimin e rezolutës së Kombeve të Bashkuara për imponimin e zonës së ndalim fluturimit mbi Libi, për të parandaluar forcat e Moamer Gadafit që të kryejnë sulme ajrore kundër kryengritëse.

Zëdhënësja e aleancës tha se emisarët e NATO-s do t'i diskutojnë sot veprimet e mundshme pas votimit në Këshillin e Sigurimit.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barak Obama u ka telefonuar liderëve të Francës dhe Britanisë pas votimit.

Rezoluta i mbështet "të gjitha masat e nevojshme" për t'i mbrojtur civilët, por e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave të huaja në territorin e Libisë.

* * * * * * *

KS, kalon rezoluta anti-Gedafi, Britania e Franca gati për sulme

Libia ndalon veprimet ushtarake UN-security-council-vote--007

Këshilli miratoi rezolutën e cila vendos ndalim-fluturimin në qiellin e Libisë. Rezoluta e paraqitur nga Libani, Britania e Madhe, Franca dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara u miratua me 10 vota pro e 5 abstenime.

Ndryshe nga sa druhej fillimisht, Rusia dhe Kina, dy vendet me të drejtë vetoje në KS të cilat historikisht kundërshtojnë ndërhyrjet ushtarake në vende sovrane, abstenuan.

Gjatë prezantimit të rezolutës, Ministri i Jashtëm francez, i emëruar në këtë post pak ditë më parë, Alain Juppe, tha se prej disa javësh, populli libian po shtypet nga Gedafi, që për pushtet po vret civilë të pafajshëm.

Ndërkohë, nga terreni, forcat besnike të kolonelit, të cilat prej disa ditësh kanë rimarrë nën kontroll disa qytete kryesore të rëna në duart e rebelëve në fillimet e protestave, kërcënojnë me ofensivë masive në epiqendrën e rezistencës, qytetin lindor të Bengazit.

Pas miratimit të rezolutës, skenari më i mundshëm është ai që Britania e Madhe dhe Franca me mbështetjen logjistike të aleatëve arabë, të nisin sulmet ajrore kundër Gedafit brenda pak orësh, ndërkohë që SHBA pritet të përfshihet në këto sulme më vonë.Libia ndalon veprimet ushtarake Libyans-celebrate-UN

Libanezët festojnë për zbatimin e rezolutës së Kombeve të Bashkuara
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi