Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodër, ekzekutohen dy vëllezër

Shko poshtë

Shkodër, ekzekutohen dy vëllezër Empty Shkodër, ekzekutohen dy vëllezër

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 18, 2011 10:42 pm


Shkodër, ekzekutohen dy vëllezër

Shkodër, ekzekutohen dy vëllezër 18VELLEZERIT-PJE


Dy vëllezër nga fshati Grudë i Shkodrës u vranë sot në një pritë teksa shkonin për në punë. Sipas të dhënave të deritanishme, viktimat janë: Nikolin Pjetrushi, 48 vjeç dhe Gjovalin Pjetrushi, 20 vjeç.

Dy vëllezërit ishin nisur në mëngjes për në punë, me një mjet tip Audi, kur në një kthesë kanë rënë në një pritë të ngritur posaçërisht për ta.

Të dy vëllezërit, të cilët gjendeshin në vendet e para të automjetit nuk kanë mundur t'u mbijetojnë plagëve të shumat nga armë zjarri, ndërkohë që policia nuk jep të dhëna në lidhje me dyshimet rreth autorëve apo motiveve, por burimet thonë se mendohet që shkak i vrasjes së dy vëllezërve mund të jenë konfliktet që ta kanë pasur më parë.



Sipas burimeve, autorët e krimit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë ende të paidentifikuar, por nga hetimet paraprake dyshohet që vrasja të ketë në sfond gjakmarrjen. Për të njëjtin motiv pak ditë më parë në qytetin verior u vra shtetasi Astrit Kurmemaj, eksponent i njohur i botës lokale të krimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi