Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këshilli drejtues i Diasporës Shqiptare-Komunikatë

Shko poshtë

Këshilli drejtues i Diasporës Shqiptare-Komunikatë Empty Këshilli drejtues i Diasporës Shqiptare-Komunikatë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 19, 2011 12:04 am

Këshilli drejtues i Diasporës Shqiptare-Komunikatë Uck_logo



Këshilli drejtues i Diasporës Shqiptare

KOMUNIKATE

Ne shqiptarët me banim në Evropë jemi të shokuar dhe shprehim indinjatën tonë të thellë kundër fletarrestimit të lëshuar nga EULEX për gjoja krime lufte kundër njerëzimit ndaj njërit prej udhëheqësve të UÇK-së, ish ministër i telekomunikacionit dhe deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës , Zotriut Fatmir Limaj , komandantit të policisë së Kosovës në Prizren, Z. Nexhmi Krasniqi dhe Refki Mazrreku, Naser Krasniqi, Behlul Limaj, Naser Shala, Sabit Shala, Besim Shurdhaj etj ,të gjithë ishushtarë të Brigadës 121 "Ismet Jashari- Kumanova" të UÇK-së.
Ne konsiderojmë të padrejtë aktakuzën kundër tyre sepse nëpërmjet saj tentohet të barazpeshohet lufta e drejtë mbrojtëse e UÇK-së me krimet makabre të forcave pushtuese serbe. Në vend të kriminelëve serb që shetisin të lirë dhe akoma vrajnë civilë të pafajshëm nëpër Kosovë , viktima fundit i Leutrimit 13 vjeçar, po vihen para bangës së të akuzuarëve viktimat shqiptare po me ato ligje diskriminuese e të dhunshme,që vazhdojnë të aplikohen ende qyshse prej suspendimit arbitrar nga Serbia të Kushtetutës së Republikës së Kosovës të vitit 1974. Mbi bazën juridike të këtyre ligjeve, gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit, nga UNMIK-u dhe EULEX-i janë përjashtuar nga puna, janë keqtrajtuar, arrestuar e dënuar më tepër se 6500 djem e vajza ishpjesëtarë të UÇK-së .
Eshtë krejt paradoksale që Gjykata e UNMIK-ut dhe EULEX-it nuk kanë ngritur asnjë aktakuzë për krimet e kryera nga pjesëtarë të komunitetit serb ndaj popullsisë civile,gjatë ose pas luftës së 1998-1999 në Kosovë, ndërkohë që për këtë periudhë akuzohet Fatmir Limaj me shokë, të cilët ishin në mbrojtje të viktimave,ku vetëm nën kujdesin e Brigadës 121 "Ismet Jashari-Kumanova" të UÇK-së gjatë periudhës 1998-1999 ishin strehuar, ushqyer dhe mbrojtur më se 85 000 civilë . Për ne është plotësisht i pajustifikueshëm edhe qëndrimi indiferent i Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj ankthit të pafund të familjarëve të më tepër se 2000 shqiptarëve të zhdukur, për të cilët Serbia nuk vihet para përgjegjësisë për të zbardhur fatin e tyre. Ne konsiderojmë që e gjithë kjo fushatë arrestimesh është edhe një trysni mbi politikën kosovare që të lëshojë pe në "bisedimet teknike" Prishtinë-Beograd !


Ne protestojmë energjikisht dhe shprehim përkrahjen pa rezerva në mbrojtje të vlerave të luftë së UÇK-së dhe të personalitetit të luftëtarëve të lirisë,Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi dhe të të gjithë të arrestuarëve dhe të të akuzuarëve të tjerë dhe kërkojmë që aktakuza ndaj tyre të hidhet poshtë si e pabazuar dhe t'u rikthehet dinjiteti i nëpërkëmbur padrejtësisht .


Bruksel, më 17 mars 2011, Këshilli drejtues i Diasporës Shqiptare
Tel: +32 473 32 83 59
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi